10 fakte shkencore per dashurine & seksin

10 fakte shkencore per dashurine & seksin

Zënkat dhe agresioni mes bashkëshortëve mund të vijnë ndonjëherë prej niveleve të ulëta të glukozës në gjak, thonë kërkuesit e Universitetit të Ohaios. Në një studim të këtij viti, ata u kërkuan 107 çifteve të martuara të testonin nivelin e sheqerit në gjak çdo natë dhe çdo mëngjes. U zbulua se niveli i ulët i sheqerit në gjak i bënte njerëzit të ndiheshin të uritur dhe shkaktonte irritim në çift.

 

Truri i disa njerëzve kërkon më shumë seks

Lidhjet që truri juaj mund të bëjë mes neuroneve ndikojnë në numrin e partnerëve seksualë, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë. Kërkuesit kryen skanime truri te vullnetarët dhe zbuluan se ata që kishin tru më aktiv gjatë shikimit të pamjeve seksuale, kishin më tepër partnerë. Nivelet e motivimit seksual variojnë nga një person te tjetri.

Bashkëshortët kanë ADN të ngjashme

Shkencëtarët e dinin se njerëzit kishin prirje të zgjidhnin partnerë me karakteristika të ngjashme, por një studim amerikan ka zbuluar se njerëzit martohen me persona që kanë ADN të ngjashme me ta. Në fakt, ata llogaritën se tendenca për t’u çiftëzuar me një person të ngjashëm gjenetikisht ishte rreth 30 për qind më e fortë se tendenca për t’u martuar me një person me arsim të ngjashëm.

Martesa forcohet nëse shihni filma bashkë

Ndjekja e filmave së bashku mund të jetë një forcues i fshehtë, por i fuqishëm për martesën tuaj. Sipas një studiuesi të familjes dhe martesave, çiftet që ndjekin filma apo marrin pjesë në seanca këshilluese së bashku, rrezikohen 50 për qind më pak nga divorci. “Çelësi qëndron te bisedimi me partnerin për lidhjen tuaj në kontekstin e një filmi”, tha studiuesi.

Kolesteroli i ulët, performancë e lartë

Së bashku me dëmtimin e arterieve dhe punës së zemrës, niveli i lartë i kolesterolit mund të dëmtojë edhe jetën seksuale. Sipas studiuesve, ata që kanë nivel të ulët të kolesterolit, janë me rezistentë në shtrat. Ky zbulim është bërë nga një studim i vitit 2014 prej Universitetit Rutgers.

Modestia ndihmon dashurinë

Të qenët modest i rrit gjasat e gjetjes së një partneri. Ky zbulim është bërë nga një profesor i psikologjisë që arriti në përfundimin se personat preferojnë më tepër modestët, pasi u duken argëtues, miqësorë dhe të pëlqyeshëm. Një arsye tjetër përse njerëzit preferojnë modestët është fakti se ata duken më të gatshëm të falin gabimet e partnerit.

Femrat manipulojnë me zërin e ëmbël, meshkujt jo

Nëse një femër do diçka, ajo ka një armë të fshehtë, zërin seksi apo ledhatues. Studiuesit e Universitetit Albright kanë zbuluar se kur meshkujt përpiqen të bëhen më seksi duke përdorur zërin, kjo mund t’jua përkeqësojë situatën. E kundërta ndodh me femrat, që marrin atë që duan.

Kontrolli i lindjes ndikon në shijen e femrave për meshkujt

Kërkimet tregojnë se femrat që marrin kontraceptivë hormonalë tregojnë më pak tërheqje ndaj meshkujve me nivel të lartë testosteroni dhe me muskuj. Sipas studimit skocez, femrat që e njohën partnerin teksa merrnin pilulën, ishin më pak të tërhequra ndaj tij dhe e shijonin më pak seksin. Në të njëjtën kohë, ishin më të kënaqura me statusin financiar të partnerit dhe nuk dëshironin të ndaheshin.

Pas-seksi, po aq i rëndësishëm sa seksi

Nëse kërkoni të lini një përshtypje të mirë te partneri, kushtojuni rëndësi veprimeve që bëni pas seksit. Një studim i vitit 2014 nga Universiteti i Torontos ka zbuluar se puthjet, përkëdheljet dhe bisedat pas seksit e rrisin kënaqësinë e lidhjes po aq sa marrëdhënia seksuale.

Dashuria mund të na bëjë të fiksuar

Ja arsyeja përse nuk ndaloni dot së menduari për njeriun e veçantë të jetës suaj: skanimet e trurit tregojnë se kur dikush bie në dashuri në zonën e kënaqësisë në tru ka më tepër qarkullim gjaku, e njëjta zonë që është përgjegjëse për sjelljet e obsesivitetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama