1 aryse e forte per tu larguar nga smartphone-i

1 aryse e forte per t'u larguar nga smartphone-i

Përdorimi i telefonave dhe tabletave për të hapur postën elektronike jashtë orarit zyrtar mund të rrisë nivelin e stresit në mënyrë të konsiderueshme, paralajmërojnë kërkuesit. 

 

"Gallup" intervistoi 4475 të rritur, 18 vjeç e lart, nga 50 shtete amerikane. Ata u pyetën: “Sa shpesh e kontrolloni e-mail’in tuaj jashtë orarit të zakonshëm të punës, shpesh, me raste, rrallë apo kurrë”? Një pyetje tjetër u kërkonte pjesëmarrësve të mendonin për “kohën e kaluar duke e bërë punën larg zyrës duke përdorur një kompjuter ose një pajisje tjetër elektronike, si një smartphone ose një tabletë”. 

 

Sondazhi i bërë nga “Gallup” gjeti se rreth gjysma e punonjësve që e përdornin e-mailin e tyre shpesh jashtë orarit të punës raportuan stres, krahasuar me 36% që përjetonin stres, pa përdorim të e-mail’it. 

 

Kërkimi tha se edhe lloji i profesionit mund të ndikojë në mënyrën sesi një punonjës përballet me stresin që i shkaktojnë e-mail’et. Rezultatet mund të ketë ndikime madhore për ata që punojnë jashtë zyrës.  


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama