Maqedonia uron Kosoven per dy vjetorin e pavaresise

Maqedonia uron Kosoven per dy vjetorin e pavaresise
Partitë politike shqiptare në pushtet dhe në opozitë kanë uruar institucionet e Kosovës në përvjetorin e pavarësisë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka dërguar një telegrame urimi kreut shtëtëror të Kosovës, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Akti solemn dhe historik i 17 shkurtit jo vetëm që shënoi sendërtimin e idealeve të shumë gjeneratave, njëkohësisht shënoi edhe fillimin e realitetit të ri të shtetit më të ri të kontinentit më të vjetër.Populli i Kosovës, institucionet e saja dëshmuan se projekti Kosova shtet sovran dhe i pavarur përvec që ishte domosdoshmëri historike në këto dy vite po dëshmon se është edhe suksesi më i madh mbarëkombëtar”, thuhet në urimin e kreut të BDI-së. Ahmeti është shprehur se njohja e Kosoves nga ana e Maqedonisë, shënimi i vijës së kufirit dhe vënia e marrëdhënieve diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës jo vetëm që respekton realitetet e reja, jo vetëm që reflekton standarde të reja, në të njejtën kohë vlerëson ndjenjat dhe përkushtimin e të gjithë neve për ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës. Institucionet e Kosovës kanë marrë mesazhe urimi edhe nga drejtues të partive të tjera politike dhe të organizatave joqeveritare në Maqedoni, të cilat me akitvitete të ndryshme shënuan dy vjetorin e shpalljes së pavarësise së Kosovës.




BalkanWeb

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama