Dhermi te Petro Marko

 Dhermi te Petro Marko
Mali ruan hijen e tij, frika e mugëtirës është e rëndë. Sipërfaqja. Hapësira e blertë e këtij masivi shtrihet në një sipërfaqe, prej 1020 ha. Vendndodhja kap një largësi nga qyteti bregdetar, prej 37 km. Shtrihet në një rrugë panoramike. Gjarpëron përmes saj drejt jugut, dhe udha si atëherë përmes kthesave, me ngjitje-zbritje. Kur je në kthesën e parë frika të merr shpirtin. Ujërat tej poshtë tejqyrën si pasqyra, që kanë thellësi dhe hipnozë janë marramendëse. Pemët gjithmonë si në historinë e kahershme kanë mbetur me një stinë, por ruajnë një ngjyrë, të blertën.

Llogaraja është një nga ato perla, që sa më shumë e sodit dhe e njeh edhe më shumë të befason. Mirëpo në pikën më të lartë të këtij vargmali gjendesh, çuditërisht në majën e një koni, që dmth kur e ecim rruga fillon dhe bën zbritje, në kahun tjetër kur je duke ecur andej udha shpalos të njëjtën pamje. Kjo është pamja që këtej ke në pëllëmbë të dorës Mesdheun. Një kaltërsi që vjen e rritet dhe një gremësirë ujore që të hepon. Ndërsa fshatrat e bregut gjenden poshtë vargmalit. Shtëpitë e katandit e tyre pikëza të shquhen. Rruga është zgjeruar që në kohën kur ish-pushtetarët rrugëtonin verës për në plazhin e Dhërmiut. Dy makina kalojnë kollaj. Portokallieve arrihet në fshatin Dhërmi, i përmendur si vendbanim që në vitin 45 p.e.s, shprehen nëpër libra i thënë me emrin Drymades përfshin dy fshatra Palase dhe Gjileke. Çfarë është fshati i bregut të Jonit Dhërmi. Dhermiu është pjesë e paketës turistike nga më të bukurit në këtë bregdet. Gjelbërimi i agrumeve për të cilat P.Marko shprehet se me qitrot fitonin shumë, është i pranishëm. Ka një det qelibar dhe anës tij shkëmbinj. Kisha e Shën Mërisë e kohëshekujve 13-14 e.s, Shën, mirëpo ka edhe shpella si ajo e Parashqevisë apo e piratëve dhe më këtë emër shkrimtari Petro ka bërë edhe një libër për fëmijtë. Në Dhërmi dua të takoj Petro Markon. Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona, poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petrua ka pasur frymëzimin e detit, dmth kur mbushej me atë gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla njëfarsoji si velëzat e këtij deti harbut që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset tek bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël e bardhë, hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke. Ku mund ta takojmë sot, poetin Petro Marko?

Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohëtretjen e madhe, por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e librave është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh është kudo i gjithëgjendur është dhe nuk është. Por koha nuk e ka harruar poetin tonë Petro Marko. Dhe përse të harrojë. Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore, por emrin Petro nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çojë një lule atje ku paqësisht prehet, mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë .Mendimi im është se më mirë të vemi, ta vizitojnë. Ka një veçori që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët kurë ikin, thuhet nuk vdiq, por iku se kishte ndoca punë, ku? atje sipër o burrë i këtij dheu. Dhe varrin maozeulum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Madje ka edhe një poet atje në Turqi që ka nja 8 tyrbe dhe nuk dihet se në cilën është, që quhet Emre, por që të gjitha njerëzia i vizitojnë njësoj për nderin e tij. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë dimri është një mirësi, a e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj, sepse Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet, dhe diktatorët e diktaturat që e qëllonin sa majtas, djathtas para e mbrapa se ishte krijues ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjithë kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet, i biri i Markos dhe nënë Zoicës. Ne të fshatrave të lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç përpiqet të thuhet në ndonjë libër vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e shpreh ashtu se që në Gumenicë e lartë/Himarë është çdo fshatë…. Ose Himarë, Kaninë, Drashovicë, Tepelenë, Kardhiq, Nivicë, nga një farë e nga një fis/ që me ardhjen e Turqisë i ndau i bëri dysh/ në xhami edhe në qishë… Pra atje në Kuç dhe në të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit, me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti e krushqi, jepej misër, fasule e merrej vaj, ullinj e agrume madje diku sipër në Qarrishtë është një lis që i thonë te lisat e qishës, ku ka qenë kisha dikur… që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje. Ne kur vinin himarjotët këtej në kohën e atij regjimi i pyesnim se kë kishin më të zgjuarin, ata përmendin poetin e keni dëgjuar Petron, por edhe Neçon që kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e veçantë, ëmëblsor poetik bukurisht të bukur që i këndonte vajzës së valave…

Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak, aspak madje dhe nuk dihej ishte i gjallë apo i vdekur, vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë që ja kishin sheshuar, ja kishin marr, ose ja kishin ndryshuar qëllimisht. Sidoqoftë unë e dija se nga fshati im Progonati në Himarë kishte plotë, por besohet edhe historikisht nga një fis i kaonisë rridhnin, madje në shek 15 Himarë quheshin jo vetëm trevat e sotme, por edhe Lumi i Vlorës dhe Kurveleshi dhe diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se Lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë, Butrint, Sarandë, bregu i Jonit dhe përfshinte rreth 53 katunde, ndërsa në një akt Zyrtar të M.Argiroit shënoheshin 38 katunde., deri para myslimanizmit tw Lum tw Vlorës e Kurveleshit, kanw qenw tw krishterw, tw traditës iliro-arbëreshe. Një pjesw e madhe e fiseve tw Himarës sw (sotme) kanw ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Nw Himarën e madhe, nw shumw dokumente dalin emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhwrmi), Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat, Radhim, Gjonboqari (Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrovw Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica, Progonates, Tepelena, shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh.Delvina tek ‘Epiri... Mbi kurrizet e Çikës godiste me... 'Vetëtima Zeus (mitologji, tw vjetrit).... Nëse Homeri do tw kishte zgjedhur malet e Himarë për skenën e Iliadws, gjwrat do tw kishin marrw rrjedhw tjetër gjatw periudhës 3000 vjeçare shprehet Pukvil. ”Kaonia (Himara) vendi ku Circet porositwn Odiseun të ruhej prej sirenave... malet mbi Himarw quhen "tw Vetëtimave"? Zeusi lwshonte ato nga qielli sipwr saj... (Emri Himarw-Himera (edhe Kimera)... pwrfytyrohej si qwnie mitologjike me trup dhie e kokw luani, me bisht dragoi... qw villte zjarr nga goja (Zjarri nga flakwt e vullkani, tashmw tw shuar, nw Llogora...) Deti Jon. Legjenda thotë se Jonin, birin e Dyrrahut, pas vrasjes sw tij nw luftw e hodhën nw det, dhe prej tij i dha emrin. Varianti tjetër: Deti Jon=Deti ynë.

Fiset epirote kanw banuar qw nw lashtwsi: Kaone Himara, Thesprotet, camet, molloset - Janina, amantët - Lumi i Vlorws... Kaonia =(ka hone) shtrihej nga lumi Aos, Aosta (Vjosë deri ne lumin Thyamis (Kallamas) në Jugw. Straboni dhe Tukididi thonw se: "Pellazgwt e Ankandes quheshin Kaonë. Variant i emrit Kaon: "ka hone", dhe varianti tjetër Kaoni, biri i Priamit... Kaonwt zinin pjesën mw tw madhe tw Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët, japigët, mesapët… shprehet një studiues i këtyre anëve tek gazeta Demokracia e vitit ’95… Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro, ç’thotë për origjinën e tij dhe të fisit.

Me sa kam dëgjuar, me sa di unë rrjedh nga një familje qw nw fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë nw fshatin tonw erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. Nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç; thonë pleqtë, banoi nw një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe qw quhet Paloshpita... Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen, aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i linden dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra poshtë ngriti një kishe te vogël: Shwn Janin, qw është ende.

Djemtë e tij u rritwn dhe ndërtuan shtëpi te tjera të vogla nwn shpellën e Pano Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bwnw pranë e pranë. Aty, ne atë vend, Markajt, Gjanwt bwnw shtwpi tw tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut tw Gjinit. Kështu qw, shekuj me radhë Markajt, Gjonet, Buajt ishin një bark, një fis gjer vonw, sa isha unë i ri, nuk martoheshin me njwri-tjetrin. Kishin tw drejtën e gjakut për njeri-tjetrin….

Mirëpo Petron unë, sot nuk kam ku ta gjejë ndritë, veçse shpirti tek varrezat. Aty paqësisht ai fle, në ditë të mira dhe të këqija, në dimër, në verë, në stërbima, llohëra e zheg, pra ka kohwn e prehjes së madhe. Petrua ishte një shqiptar i mirë, që shprehte vetë dhe mburrej me këtë, kishte edhe një ideal, por Petro ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari. Në të vërtetët figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor, dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithshka deri në zhdukjen fizike, por poetët mbesin, sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë. Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron, a kishte kurthim për zemrën e poetit, a kishte hekura për ti lidhur duart, ndonëse dhimbshëm e lanë të presi, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë të vdesë. Edhe deti i gjorë sot fle si Petro. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave. Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën.

Viktimë e këtij shekulli, që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yje në atë botë thashethemesh, ku ishte Petro pwrverse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej, këtej lart, para dhe gjithkohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh, kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes,kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga kroma e socializmit mashtrues. Kështu ai priti gjallërimin e kohë ardhjes pranverë sepse kishte vite e vite, që nuk e ndjente mungesën e reve të shiut edhe mungesën e vrapit të erës së re. Foto Bixhili ka qenë mësues është vendali këtej dhe këtu jeton tashmë është pensionist dhe ka bërë një libër të rrallë për këtë vend sepse ai rrjedh nga një derë e fis si ai i Pano Bixhilit, me derte që e prisnin me trumpetë.. dhe për këtë ka shkruar edhe Petro, të njëjtat gjëra që janë të paharrueshme, që janë shqiptare dhe që e duan vendin e tyre, njerëzinë e tyre, që e tregojnë historinë e tyre siç është dhe jo siç duhet të shkruhet sipas gënjeshtrave e mashtruesve. Ca vite me parë e kisha parë Foton të vinte tek ne në Vlorë i trembur: duan të ngrenë shkollë greke thoshte Fotoja i shqetësuar, por këta janë shqiptarë. Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm tek centrali që dikur kishte bërë dritë. Edhe një herë folëm për Petron , dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm. Lamtumirë poet, hasta la vista Petro.

Gezim Llodia : Gazeta Metropol

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama