Apple Degjo zemren tende!

 Apple: 'Degjo zemren tende!'

Besohet se “Apple” po përgatitet për të publikuar një set të ri kufjesh, të cilat do të monitorojnë ritmin e zemrës dhe presionin e gjakut të përdoruesit. Detajet e produktit janë zbuluar nga një inxhinier sekret, i cili pretendon se ka punuar për ndërtimin e tyre. Pritet që kufjet e reja të përmbajnë një pajisje gjurmuese, e cila mund t’i tregojë vendodhjen përdoruesit, nëse ai humbet rrugën. Sipas një postimi anonim, kufjet mund edhe të njoftojnë në mënyrë automatike mjekin tuaj, nëse ato dallojnë një vlerë të lartë të ritmit të zemrës.

Postimi shkruan se “telefoni me të cilin janë lidhur kufjet, i ruan të dhënat në një mënyrë të palexueshme, por ato mund t’i dërgohen mjekut për ta informuar, për shembull, për nivelin e rritur të presionit të gjakut”. Pritet që kufjet do të përdoren me “iWatch”, orën e shumëpërfolur të “Apple”, prodhimi i së cilës mund të ketë filluar në Kinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama