Çfare nuk u pa ne TV /Hallaci privatizon Kupen Ndreu e ka me gjyqtaret

Çfarë nuk u pa në TV /Hallaçi privatizon Kupën, Ndreu e ka me gjyqtarët

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka mbër ritur 15 minuta para fillimit të ndeshjes në tribunën qendrore dhe është interesuar për formacionin e skuadrës nga punonjësit e klubit. kukesi fiton kupen e shqiperise-Ndërkohë, presidenti i Laçit, Pashk Laska, merrej pothuajse me gjithçka në ambientet e jashtme dhe të brendshme të stadiumit, duke i qëndruar pranë skuadrës.

-Policia ka kryer kontrolle të rrepta në hyrje të impiantit. Çakmakët, çelësat dhe monedhat nuk janë lejuar në stadium.

-Në fillimin e takimit, kryesori italian Guida nuk e ka lejuar lojën e rëndë, megjithatë në drejtim të tij fillimisht nuk ka asnjë protestë.

-Pas ndëshkimit me kartonë të verdhë të lojtarëve të tij, trajneri i Laçit, Ndreu, ka kërkuar llogari nga arbitri kryesor dhe ai anësor, por vetëm kaq, pasi është ndalur nga gjyqtari i katërt.

-Dy topa janë shkelmuar nga futbollistët e Laçit, jashtë ambienteve të stadiumit, nga ana e tribunës qendrore.

-Pasi skuadra e tij ishte në disavantazh, presidenti i Laçit, Laska, është parë mjaft në tension në tribunën VIP, duke konsumuar cigare.

-Pasi ka lënë fushën e blertë për shkak të një problemi dëmtimi, kapiteni Malota ka qëndruar në stol gjatë gjithë pjesës së dytë.

-Në minutat e fundit të takimit, kur verilindorët kryesonin, edhe kapiteni Malota që ishte në stol ka bërë trajnerin duke orientuar shokët e skuadrës.

-Ende pa mbaruar minutat shtesë, tifozët e Laçit nisin të largoheshin, por pas barazimit të rezultatit janë kthyer sërish.

-Në momentin e barazimit, nga Mitraj trajneri i kurbinasve, Ramadan Ndreu, nuk është përmbajtur, por ka hyrë në mesfushë për të festuar së bashku me lojtarët e stolit. E njëjta gjë nuk ka ndodhur me presidentin Laska, i cili madje nuk është çuar nga karrigia e tij.

-Para se të fillonin dy shtesat me nga 15 minuta, presidenti i Laçit ka qenë i pari që ka zbritur në fushën e blertë për të biseduar me lojtarët. Pas tij një gjë të tillë e ka bërë edhe Gjici, i cili ka motivuar ekipin.

-Në momentin që do të gjuheshin goditjet nga pika e bardhë dhe u caktua porta nga ana e Radio Televizionit Shqiptar, tifozët kurbinas duartrokitën dhe u shprehën të bindur se ekipi i tyre do të fitonte, pasi kishte gjithmonë fat në atë portë. Por, në realitet, një gjë e tillë nuk ndodhi.

-Albi Dosti është parë të dalë i përlotur nga fusha e blertë, pasi kishte marrë medaljen. Gjuajtja e 11- metërshit nga ana e tij u përplas në shtyllë dhe doli jashtë. Disa prej drejtuesve dhe lojtarëve të Kukësit vendosën të mos merrnin medaljet e tyre duke u larguar nga stadiumi para se të zhvillohej ceremonia.

-Në momentin që lojtarët e Kukësit po tentonin të bënin fotografi me Kupën, ka pasur edhe një përplasje mes portierit Koçi dhe shefit të klubit Jonuz Hallaçi për radhën e shkrepjes së fotos. Është dashur ndë- rhyrja e trajnerit Duro që situata të qetësohej.

-Disa prej lojtarëve verilindorë kanë kërkuar që të bëjnë një foto me Kupën, por nuk po e gjenin atë. "Nuk e lëshon Hallaçi nga dora", kanë thënë me batutë, duke iu referuar mbrojtësit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama