Këlcyra

Këlcyra

Këlcyra është qytet në Shqipërinë jugore dhe pjesë e rrethit Përmet. Ajo shtrihet maleve Trebeshinë dhe Nemerckë dhe laget nga lumi Vjosë dhe Dëshnicë.

Udha për në Këlcyrë, pasi shkëputet nga rruga Tepelenë-Gjirokastër, lë në të djathtë rrënojat e qytetit të lashtë të Antigonesë, hyn në grykën madhështore e të mirënjohur të Këlcyrës – në kohët e moçme Fauces Antigonenses, prej ku Filipi V i Maqedonisë u preu rrugen romakëve të Flaminit për në Greqi – çan mes honesh të thepisura dhe mbërrin në pikën më të lartë të pllajës që shtrihet mes Malit të Trebeshinës e Nemërçkës në qytetin e Këlcyrës, i vendosur në të djathtë të Vjosës, aty ku lumi i Dëshnicës së bashku me degët e veta nis bashkërrjedhjen me Vjosën.

Lashtësia dhe Mesjeta

Këlcyra në lashtësi duhet të ketë qënë një mansio, stacion ku udhëtarët kalonin natën me një garnizon që mbronte kalimin prej Adriatikut drejt Maqedonisë, mbetëzat e të cilave u shkelën nga rrugët e mëvonëshme osmane.

Gjurmët e Këlcyrës humbasin në tymtajën e shekujve dhe qyteti del përsëri në dritë si pronë e Muzakajve, Andrea Muzakës – zot i Beratit dhe Marshall i Arbërisë (1280-1319).

Me vdekjen e Andreas I, trashëgimia i kaloi djalit të tij, Teodorit I, që la dy djem, më i vogli i të cilëve, Mentuli ose Mentori mbante titullin e Kontit të Klisanisë.

Në shek. XIV qyteti thiret Chisania (Kisania) ose me emrin greko-romak Clazura (Klazura), Klelsoupa, Clisania (Klisania), Klisura.

Në vitin 1331-1332 kronisti bizantin Jan Kontakuzeni njofton se fshatarët e jugut, midis të cilave edhe at ate zonës së Përmetit, u hodhën në kryengritje të fuqishme kundër mujshisë së guvernatorit Niqifor Hanza dhe pushtuan kështjellën e Klisanisë, që e shkatërruan. Kryengritja u shtyp nga perandori Androniku III Paleologu.

Sundimi Osman

Nga fundi i shek. XIV (1394-96) Muzakajt u shquan në luftërat kundër osmanëve që po shkatërronin vendin. Mirëpo ata nuk i rezistuan dot valës të dyndjes së tyre, prandaj një pjesë shkoi në Napoli, midis syresh edhe Gjon Muzaka, që shkroi më 1510 ‘‘Histori e gjenealogjisë së shtëpisë së Muzakajve’’, kurse një pjesë u pajtua me njohjen e suzerenitetit të Sulltanit.

Themeluesi i fisit të Klisurave mëtohet se ishte Teodori, trashëgimtari i të cilit, Jakobi, u kthye në fenë myslimane me emrin Jakup dhe nisi të bëjë karrierë në rradhët e Perandorisë osmane.

Jakupi në vitet 30 të shek. XV u vra në luftën kundër hungarezëve. Pasardhësit e tij qenë: Murati, Islami, Mahmudi, Veliu, Rizai, Islami, Murati, gjyshi i Ali Pashë Tepelenës e Muhameti, stërgjyshi i Ali Këlcyrës (shih pemën gjenealogjikëe).

Ali Pashë Tepelena kur Porta e Lartë i kishte duart e zëna me luftën kundër Austrisë e Rusisë (1789-1791), duke përfituar nga posti i Dervenxhi Bashisë e me preteksin e vendosjes së rendit, zaptoi edhe Klisuren. Mirëpo Klisurat nuk iu nënështruan dhe i nxorën telashe gjersa Ali Pasha u shtrëngua ta internojë familjen e tyre në Artë, ndonëse kryezonja e kështjellës, Hejbetulla hanëmi, ishte mbesa që ai donte më shumë. Paskëtaj kështjella për dhjetë vjet u bë ndeja e garnizonit ushtarak të Ali Pashës.

Kur më 1822 Pashai i Janinës u vra dhe mori fund sundimi i tij, të internuarit u kthyen përsëri në Klisurë por kështjella, selia shekullore e familjes, pothuajse ishte shkatërruar. Kësisoj Islam beu, djali i parë i Muhamet beut, me të vëllezrit dhe nëna e tyre Hejbetulla hanëmi, vendosën të ndërtojnë në pllajën e Katundishtës një kështjellë të re. Fshatarët që ndërkohë kishin zënë tokat e beut të internuar, iu kundërvunë haptas riselitjes së autoritetit të tij. Mirëpo pas një përleshjeje të përgjakshme fshatarët u nënështruan dhe Klisurat vendosën sërishmi sundimin despotik të familjes. Paskëtaj jeta e fshatarëve u ndërthur deri dhe ne çastet më intime me pushtetin e beut: kushdo që do të martohej mes Klisurës dhe Përmetit, Zagorisë (Rrëzëmalit), Qafës së Kiçokut dhe Kokojkës, pra në zonën ku shtrihej qeverisja e familjes Klisura, dhëndri duhet t’i sillte të parit të bejlerëve një dele, ndërsa ky i dhuronte një kallpak të bardhë me një setër të shkurtër të qëndisur me fije ari (që kishte kuptimin e peshës dhe të vlerës së pushtetit të beut).

Këlcyrat ishin lidhur përmes krushqive me familjet më të shquara të vendit: Asllan-Pashallite, Vlorat, Konicat, Frashorët, Luarasët, Vrionët etj. E vetmja pasardhese e familjes KLISURA eshte vajza e Ali Bej Klisures (vdic 1963 ne Rome), Hanna Klisura (lindur 1935 ne Paris) dhe me vendbanim ne Vjene/Austri.Ajo eshte nje zonje, mbartese e denje e emrit dhe historise se familjes Klisura.

Me shume rreth "Këlcyra"

Blogu yne

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama