Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Çfarë mund të bëjmë pas 21 janarit?

Shkruar nga: Darien Levani  
Botuar më: 14 vite më parë

Darien Levani
Çfarë mund të bëjmë pas 21 janarit?

Vitet e fundit  të “politikës” shqiptare, përtej 21 janarit, kanë provuar diçka : që ekziston një pjesë e popullsisë, gjithmonë e më e madhe, që nuk ndihet e nuk është e përfaqësuar nga asnjë parti politike.
Janë pjesa më e padukshme e shoqërisë, shpesh here ajo më e mjera. Minatorët e Bulqizës, emigrantët që nuk figurojnë askund, muratorë që ditën ndërtojnë Tiranën e natën kthehen nëpër fshatra. Pasurohet Shqipëria, por jo detyrimisht shqiptarët. Pastaj janë edhe student ët që kthehen apo nuk kthehen pikërisht për këtë arsye, nënpunës ministrish, tregtarë të vegjël.

Ajo klasa e mesme që nuk voton, por sidoqoftë vlerëson këtë farë stabiliteti që po jeton atdheu. Që kur kujton ‘97, është gati të mbylli jo një sy, por të dy, bëhet shurdh e qorr. Është e gjitha ajo popullsi -  jastëk midis militantëve të njërës apo tjetrës fuqi. Janë po ata njerëz që kanë ndjerë që në thelb beteja politike është kthyer në një beteje për pushtet. Me të drejtë apo gabim, këta kanë ndjere. Them me të drejte sepse në politikën shqiptare, mungon gjithmonë politika.

E një pjesë e mirë e tyre, ishin në shesh në datë 21, ashtu si do kishin qenë në shesh sikur rolet pozitë-opozitë të ishin të ndryshëm. Jo për flamurin e një partie, po për fëmijët e tyre.

Opozita nuk ka qenë e aftë ta thithi këtë fuqi e këta të pakënaqur thjesht sepse nuk u drejtohet atyre, nuk i interesojnë. Natyrisht, në një situatë të caktuar në të cilën ka nevojë për volum njerëzish mund të drejtohet e të trokasë edhe në dyert e tyre, por në përgjithësi nuk ka dhënë kurrë ndonjë alternativë ekonomike. E për këta njerëz 21 janari ishte një protestë impotence, një thirrje për ndihmë.

Kush nuk del në shesh është ai që ka marrë disa të mira nga partia në pushtet, apo shpreson  t’i marrë, apo i kanë premtuar se do i marrë. Më se shumti bëhet fjalë për një kothere, por edhe ajo kothere e thyen urinë. Pastaj nuk ka dalë e s’do dali kurrë ajo pjesë e shoqërisë që është ç’aktivizuar me anestezi në mënyrë gati shkencore. Që nuk ka besim, që nuk ka shpresë, që rri e mbyllur në shtëpi e shpreson që t’ja dali mbarë në ndonjë farë mënyre. E kjo, jo vetëm në datë 21 janar, por që nga ‘97 e këtej.

Pyetja më me vend është kjo : kemi protestuar në mënyre paqësore e s’ka ndryshuar asgjë, në mënyrë të dhunshme, e prapë asgjë. Atëherë, çfarë duhet të bëjnë këta njerëz që të dëgjohen, sa nga klasa drejtuese aq edhe nga opozita? Si mund të ndryshohet diçka në këtë vend? Mbas ‘90, mbas ‘97, mbas 21 janarit, çdo gjë vazhdon si më parë. Jemi pak a shumë në demokraci, zgjedhjet janë pak a shumë të lira, jemi pak a shumë në paqe.

Nuk besoj se dhuna apo kërcënimi i dhunës sjell ndonjë gjë pozitive për Shqipërinë. Sa herë e kemi provuar, kemi kaluar nga shiu në breshër, me një kthesë në varreza. Nga ana tjetër, për një shtet kaq të brishtë e sa ky i joni, që lëngon nën thundrën e partive,  dhuna është një fenomen që e dimë se ku fillon por se dimë se ku mbaron.

Sipas meje, ka vetëm një përgjigje,  e është aktivizimi në politikë.  Aktivizimi në politike ngelet alternativa e vetme që kemi.
Më parë ama, duhen shtjelluar disa gjera. E gjëja e parë që secili prej nesh duhet të kuptoje mirë është kjo :  çdo qeveri ka një armik të natyrshëm, e ky armik është populli i tij. Në radhë të dytë, çdo qeveri ëndërron të qeverisi një popull të shkurajuar, të trembur, injorant e analfabet ( në kuptimin e vërtetë të fjalës,  ai që nuk di as shkrim e as këndim ). Partitë nuk kanë frikë as nga bombat e as nga pistoletat, sepse e dinë që kur të iki tymi, prapë aty do gjenden duke ndarë atë që ka ngelur. Përkundrazi, partitë e duan dhunën në mënyrë që pastaj të kërkojnë paqen, e  duan kaosin që pastaj të shesin stabilitetin.

Por nga një gjë kanë frikë: nga njerëzit e rinj që futen në radhët e tyre e që mund ta ndryshojnë, nga njerëz që luftojnë beteja brenda për brenda partisë. Kanë frikë nga ato që mund të ndodhin nën dritën e diellit, në çdo mbledhje e në çdo komision. Kjo është hapësira të cilën në u kemi lënë, jo pa faj. Them jo pa faj sepse objektivi i çdo sistemi është të bindi popullin që nuk ndryshon asgjë e që asgjë s’mund të ndryshoje, që s’duhet të merren me politike sepse është e pistë, është vetëm për ta e s’ka vend për ty. Rëndomtë dëgjoj shprehje të tipit “ Filani është burrë i mire, nuk merret ai, as me PS as me PD”. Por nëse s’merret ai merret dikush tjetër.

Partitë kanë frike nga votues të ndërgjegjshëm. Në fund te fundit, për partitë votuan tre milion a votuan tre veta është e njëjta gjë. Dikush do marri dy vota e dikush do marri një. Ai që merr dy formon qeverinë. Pikë. Nga ana tjetër, nëse unë nuk votoj, atëherë vota jote vlen dyfish. Kështu që iluzioni i mosvotimit është vetëm iluzion.

Ndaj edhe vetëm këtu mund të munden partitë, vetëm në terrenin e tyre. Vetëm kjo hapësirë na ngelet.  A është e thjeshtë? Jo, nuk është aspak e thjeshtë, e do jetë gjithmonë më e vështirë. Por, për sa më përket, është mundësia e vetme.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama