Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Një pushtet funksional

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 14 vite më parë

Aleksandër Çipa
Një pushtet funksional

S’ka shqiptar në këtë vend të mos ta pohojë tashmë faktin se, “media është një pushtet që e kemi”. E kemi dhe dëshmohet funksional, jo në cilësinë e dëshiruar, por në kurajën jetike për shoqërinë. Emisioni i shquar “Fiks Fare” ka dhënë një provë kuraje dhe guximi profesional, e cila përkon në meritën e sotme të medias me të thënën e ish-presidentit amerikan, Thomas Jefferson: ”Edhe një individ i vetëm, po të jetë kurajoz, përbën mazhorancë”

Por, misioni i këtij pushteti nuk zvogëlohet tek “videokaseta” e skandalit të ditës. As mbetet aty. Media është pushteti funksional i kësaj shoqërie, ku pushtetet shquhen për keqpërdorim dhe përjetojnë nënshtrim. Sikleti i politikës prej medias shqiptare kishte kohë që mungonte. Kishim rënë në qetësinë e “mbytjes së përbashkët”. Ky rast është vetëm një hedhje dore mbi gurin që paklartohet në “gjirizin” e kësaj shoqërie. Ky është vetëm një akt kuraje. Atdheut i duhet katharsisi pa lider. Pra, i shërben vetëm katharsisi kontrollues mes pushteteve. Vetëm në këtë mënyrë nis procesi i rikthimit në principet reale të demokracisë funksionale dhe asaj institucionale. Demokracia e komanduar është demokratura reale që përbën realitetin e zymtë të kësaj shoqërie. Fokusimi i kësaj nevoje përbën detyrimin e mediave për t’u ngritur mbi propagandën dhe gjeratoret demagogjike, që udhëheqësit dualë dhe qeverisësit i hedhin në mikrofonat dhe kamerat tona si “mallrat e shumicës” në tregjet e papastra të kryeqytetit.

Video-skandali “Meta-Prifti” është “kampioni” i duhur për t’u rikthyer në misionin funksional gazetaria jonë. Vetëm në raste si ky mund të thuhet vërtet, se “pushteti i katërt” është i pazëvendësueshmi ndër pushtetet e tjera të shoqërisë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama