Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Ilirët, një paragjykim po ndërron

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 14 vite më parë

Aleksandër Çipa
Ilirët, një paragjykim po ndërron

Kryeministri Berisha është tashmë një kryesues i shumicës së rënë parlamentare. Pas votimit të djeshëm në Kuvend, shumëkush beson se moralisht kjo qeverisje nuk gëzon specifikisht mbështetjen e shumicës reale politike dhe se i ashtuquajturi “ngërç politik” ka shtuar dimensionin e tij real, duke u shfaqur si një proces i një krize vijuese politike.


Pas kësaj, qytetarët e këtij vendi kanë për të qenë dëshmitarë të vjetër të kulisave të reja partiake, parlamentare, politike dhe koalicioniste. Në këtë gjendje, politika e vendit po inspiron protagonizëm të ri politikanësh, të cilët jo vetëm që janë të prirur për trafikim të influencës dhe të pazarit grupal e individual, por po kaotizojnë normat e përfaqësimit plural në jetën parlamentare të vendit dhe po priren të cenojnë cilësinë reale të përfaqësimit të mandatuar.

Opozita e kryesuar prej zotit Edi Rama, e cila u mbajt fort dhe këmbëngulshëm për transparencën e procesit zgjedhor të vitit 2009, në kaq kohë, ka mbërritur aktualisht në një moment të ri përgjegjësie politike. Këtë përgjegjësi të re politike që vetvetiu merr këto ditë opozita, ka rëndësi ta kuptojë e para qeveria. Drejtkuptimi i kësaj rëndësie lidhet me ndërgjegjen dhe përgjegjësinë që kjo klasë politike ka për realitetin institucional të vendit dhe sidomos për funksionalitetin shtetëror. Përvoja dhe historia politike që ka krijuar në këto dy dekada pjesa dërmuese e kësaj elite politike në vend, janë arsye e fuqishme penguese për të mos shkaktuar kosto dhe për të mos rënë pre e daljes nga shina politikëbërëse.

Kryeministri Berisha dhe aktorët e tjerë kryesorë të politikëbërjes në vend janë momentalisht në një kapitull të ri dhe të vështirë të lojës dhe veprimit të mëtejshëm politik të tyre.

Fjala është për aktin që e nxjerr situatën nga statusquo-ja dhe i nxit protagonistët politikëbërës të sillen me lojën politike jo si zotërues të saj, por si të imponuar prej saj, të sillen me lojën e vështirë si lojtarë që kanë jo vetëm detyrimin, por edhe shpirtin për një sukses dhe jo dështim.

Kësaj here kjo lojë politike në vend është shumë e vështirë, madje jo vetëm e tillë, por edhe komplekse. Përcaktueshmërish vlerësimin e rrezikshmërisë së saj ndër gjithë diplomatët e huaj e dha dje zëvendës sekretari amerikan për Europën, zoti Thomas Countryman, i cili u shpreh: “E vetmja këshillë që unë u ofrova njësoj të dyja palëve është se në situata të tilla, si diplomatë apo politikanë ka një moment kur ju duhet të shkoni përtej pozicioneve parimore, për të shkuar te zgjidhjet praktike... Kapërcimi i pozicioneve aktuale pa sforcuar palën tjetër që të dorëzohet nga të gjitha pozicionet e saj është thelbi i politikës apo diplomacisë në çdo demokraci parlamentare...”.

E marrë në thelbin e vet, kjo ndërhyrje lidhet pikërisht me përgjegjësinë e palëve për të respektuar demokracinë parlamentare dhe të hiqet dorë prej korruptimit të saj, përmes manovrave apo tendencave trafikuese të cilat mund të japin zgjidhje situatash të çastit, por gjenerojnë më tepër paqëndrueshmëri dhe shndërrohen në bërthamë e rrezikshme krize dhe konfliktesh.

Loja për të cilën edhe autoritetet ndërkombëtare shprehen se mbart rreziqe në kohëzgjatjen e saj, pas kësaj që ndodhi dje në Parlament, nuk është më e tillë. Ajo po rrezikon të transformohet në një proces që lehtësisht mund të orientohet drejt dy dyerve të pranëgjendshme:

Atë të krizës dhe konfliktualitetit me të papritura dhe kosto të pamenduara dhe...

Atë të lidhur me rrugën e gjerë të procesit të patrazuar të ecjes integruese dhe që të çon normalisht në integrimet që i largohen çdo krize.

Rënia numerike e shumicës në votimet e djeshme mund të inspirojë skemat e trafikimit dhe të aleancave komprometuese, të cilat janë zakonshëm formësime marrëdhëniesh komprometuese dhe abuzuese. Të tilla lëvizje shpesh favorizojnë spostimin e vlerës reale të përfaqësimit dhe shpërfilljen e detyrimit ndaj mandatit dhe përkatësisë së tij. Pranë kësaj situate dhe sidomos rënies numerike të shumicës, ka aktualisht më shumë se kurrë kulisa dhe protagonistë të tyre. Loja për shtimin e kulisave nuk është meritë, protagonizmi për pakësimin dhe kapërcimin e tyre është përgjegjësi. Akti i djeshëm në Parlament është shenja e mjaftueshme që dy aktorët kryesorë të kësaj skene politike, Kryeministri Berisha dhe kryeopozitari Rama të zbresin në terrenin e zgjidhjes praktike, jo duke vijuar secili lojën e teatrit parcial, por të një marrëdhënieje të hapur publike për zgjidhje politike.

Në vendin me një shumicë parlamentare të rënë, nuk mund të investohet kulti i një qeverie vetëlëvduese. Diferencat mes gjendjes dhe situatës që ofertohet po bëhen çdo ditë evidente. Kjo nxjerr zbuluar jo vetëm ata që bëjnë avokatinë e suksesit apo të mandatit qeverisës, por më së shumti edhe të heshturit dhe të interesuarit për shumëfishimin e kulisave. Nga ngërçi në ngërç nuk mund të shkohet. Koha e pafundme e këtij lloji ngërçi politik nuk ndëshkon vetëm qeverisësin, por nis të penalizojë edhe opozitën që bëhet pre e kohës së rrjedhur në mëshirë të fatit. Ky ngërç në marrëdhëniet e kësaj periudhe mes pozitës dhe opozitës, apo më saktë mes zotit Berisha dhe zotit Rama, nuk mund të marrë formën e klepsidrës me lëndën klasike në brendësi.



Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama