Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Radha e mandateve

Shkruar nga: Artan Lame  
Botuar më: 14 vite më parë

Artan Lame
Radha e mandateve

Ilir Beqen e kam mik. E kam edhe të një partie. Mjaftojnë këto të dyja që ç’do gjë që mund të them të paragjykohet. E megjithatë, a ja vlen që thjesht për këtë arsye të mos flas? Them se jo.

Beqes, pavarësisht se përpiqet të duket i qetë, i ka pjellë belaja. U gjend në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. Pikërisht në momentin kur banda e kusarëve ishte zënë me presh në duar dhe s’po dinte kujt t’i binte, tak i nxorën Beqen përpara. Ju kujtohet kur Berisha erdhi në pushtet më 2005-n me parullën e antikorrupsionit. Të gjithë ministritë morën urdhër të denonconin paraardhësit socialistë. Sipas skemës, secili u përpoq të bënte nga një a dy denoncime sa për të plotësuar planin. Në ministrinë ku unë kisha qenë zëvendës, porosia e partisë u zbatua duke më çuar mua për ndjekje penale. Edhe unë thjesht u gjenda në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. 

Kësaj radhe kjo puna e të hequrit të mandatit u zu pikërisht ditën që Beqja shkoi e doli në debat për punë të korrupsionit. Mirëpo Partia Socialiste ka mbi 60 deputetë dhe pse duhej të shkonte pikërisht Beqja, kjo kuptohet po të shohësh listën e të kuptosh se katandis kokoshi një thelë. Një takëm s’dinë të lidhin dy llafe se i vunë deputetë duke i marrë nga rruga për të vetmen arsye se janë të tillë. Një takëm tjetër (dhe këta kanë bërë që Grupi Parlamentar t’i ngjasë më shumë Dhomës së Tregtisë sesa Përfaqësuesve të Popullit të Majtë), as që mund t’u afrohen ekraneve e mikrofonave, se mund t’u dalin aq shumë të palara sa s’i lan dot as Drini e Vjosa bashkë. Pastaj është një kategori e tretë e atyre që dinë të flasin, që s’kanë pazare mbi shpinë por që s’janë në gustot e kryetarit dhe në fund mbeten një dorë njerëz ku i ra radha Beqes.

Unë di deputetë të majtë e të djathtë që edhe sot që po flasim ndërtojnë pa leje, jo shtëpi a ndonjë shtesë kati, por pallate mbi pallate. Di deputetë që kanë biznese mbi biznese, që janë të tyret por nuk quhen të tyret se janë në emër të kushërinjve. Di deputetë që janë përzierë me vrasje e me krime, me drogë, me prostitucion, me trafiqe, me lloj-lloj hyneresh. Di deputetë që mezi dinë shkrim e këndim, apo të tjerë që u caktuan për deputetë pikërisht se nuk dinin shkrim e këndim. Di të tjerë deputetë që në çdo qeverisje normale, apo nëse do kishin UNMIK-un këtu, sot do ishin më e pakta prapa hekurave. Di këto e shumë të tjera, siç i dimë të gjithë dhe i shohim që sa më shumë u dalin të palarat, aq më shumë u trashet lëkura. E megjithatë të gjithë këta vazhdojnë të shkojnë të qetë te Tempulli i Sovranit, ndërsa u gjet Ilir Beqja për t’u vënë ndën hetim! Bash ky është farmaku më i tharët moral që do t’i duhet të gëlltisë Iliri. Dhe pikërisht ky është më i keqi i të këqijve mësime që mund t’i jepen publikut shqiptar. Pa dashur t’i jap vetes ndonjë vlerë të paqenë, më lejoni t’u rrëfej se e kam gëlltitur edhe vetë këtë farmak moral dhe është vërtet shumë i hidhur.

Të nesërmen e ditës kur u vendos që Ilir Beqja është e keqja e korrupsionit, në një komision kuvendor diskutohej një projektligj që kishte të bënte me ndërtimet pa leje. Nga një vështrim i shpejtë i sallës ku diskutohej, më rezultuan të paktën 4 deputetë që kanë ndërtime pa leje, ndërsa përballë tyre Gjergj Bojaxhiu, në cilësinë e drejtorit të Policisë së Ndërtimit, u jepte shpjegime dhe u raportonte se si do ndalohen ndërtimet pa leje. Ha, ha, ha! Epo kjo s’ka ashtu ku të rrijë. Bën tjetri shkolla e mastera, vjen nga Amerika dhe e vënë të shembë llamarina gërxheve të Krujës, ndërsa një tufë trutulësh të bërë deputetë, i rrinë përsipër e i japin urdhra!!! Kësaj i thonë që të vësh të mençmit për kapterë, e të marrët për gjeneralë.

Kushdo mundet dhe jo pa të drejtë të më tërheqë vëmendjen se po merrem me emra e persona të veçantë dhe jo me fenomenin në përgjithësi. Në fakt kjo puna e të marrit me llafe të përgjithshme me teorira në ajër të palidhura me realitetin, është goxha në modë midis fjalollogëve tanë. I dëgjon të flasin kështu nëpër emisione, tryeza e gazeta dhe dalin si s’ka më mirë. Edhe debatin e bëjnë, edhe nuk prishen me askënd, edhe namin e shtojnë. Mirëpo në këtë mes harrohet se asnjë sistem, teori, institucion apo struktura, nuk ka vlerë nëse lihet në duar të të paqenëve.

Por edhe kur bëhet kjo, ndonjëherë zëmë të ndreqin litarin aty ku i ka dalë ndonjë fije, e jo aty ku është kalbur fare. Se ja, ngrihet Andrea Stefani dhe kërkon që në emër të moralit të qashtër, Beqja duhet të japë dorëheqjen vetë. Po, dakord do isha edhe unë, por nëse përpara se t’i vinte radha Beqes, t’u hiqej mandati gjithë aradhës së stërgjatë të atyre që nuk kanë ngjyer gishtin, por janë të zhytur në pazaret e shfrytëzimit të pushtetit.

Në vitin e largët 2001, edhe unë u thirra në prokurori për dy kova varak që, për mungesë kohe u blenë pa tender, për të lyer basorelievet me skulptura të godinave të ministrive në qendër të Tiranës. Do ta bëja kabull të dënohem edhe unë, por nëse përpara meje të shihja të dënohen ata që zhdukën mijëra kilometra rrugë të shtruara me asfalt vetëm në letër, ndërsa në fakt as që ekzistojnë fare. Duart e pastra kanë kuptim jo kur u bëhet truk mollëzave të gishtave, por kur pasi u lahet fort i gjithë zhuli dhe pisllëku, fshihen fort për të pastruar edhe rrudhëzat më të thella të mbetura. Përndryshe thjesht do gënjejmë veten, do bëjmë pis peshqirin dhe do sëmuremi sa herë të zëmë gjë me dorë. Nuk shërben për asgjë që murgjit të debatojnë me njëri-tjetrin se cili është më i dëlirët, ndërsa jashtë mureve të manastirit gëlon vesi dhe zvetënimi.

E gjithë kjo maskaradë ia del të ketë edhe një anë groteske. Pasi prokuroria mbylli denoncimin e parë ndaj meje, u ndërrua ministri dhe erdhi ky që i mbeti emri si “Ai i mbërtheckave”. Pun’ e parë që bëri ky më hapi prapë çështje penale. Prapë në prokurori unë. Mirëpo as nuk mburresha dot, se të thuash që kam zënë luftë me Sali Berishën a me Bajlozin edhe ja vlen, po të thosha që po më akuzonte ky burri, s’kishte as lezet, siç edhe doli më pas. Të njëjtin problem ka sot edhe Beqja. Në një këngë të vjetër për Ali pashanë, populli thotë: “O Ali që tunde dhenë / zure luftë dhe me Mbrenë”, se helbete ja vlen të të dalë nami që po lëfton me Sulltanin. Mirëpo, tek pashë listën e atyre që kishin firmosur për t’i hequr mandatin Ilirit, më zu të qarët. Kish ca emra aty që ububu moj nëne, kështu që aha Ilir harroje këtë punë se as këngë s’do të të ngrenë dot. Rrojmë në një kohë që ka nevojë për heronj, por këta as hero s’të lënë të bëhesh.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama