Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Kohë cmendurie në vendin tim

Shkruar nga: Ben Andoni  
Botuar më: 14 vite më parë

Ben Andoni
Kohë cmendurie në vendin tim

Pak javë më parë, një punonjës kishte shkuar të hiqte, lidhjet pa leje. Nuk ka rëndësi të ujit apo të korentit. Pak minuta më vonë, ndërsa kish filluar punën, e gjeti veten nën një sulm agresiv të kundravajtësve gati për ta eliminuar. Njeriu i thjeshtë, që atë ditë bënte punën e tij të përditshme dhe në shtëpi e prisnin për kthimin pas pune, qëndronte tutje i mbytur në gjak në një nga shtretërit e spitalit të qytetit.

Pak javë më pas, historia përsëritet. Por, tash ka përmasa më të mëdha sepse njësitë e policisë ndërtimore që shkojnë të prishin ndërtimet pa leje shoqërohen me policinë. Populli i Hamallajt, ndaj të cilëve do të ekzekutohet vendimi i prishjes së ndërtimeve pa leje, është përgjigjur ashpër ndaj tyre. Me goditje ndaj policisë. Dhunë.

Imazhet, që janë përcjellë pastaj në të gjitha mediat ishin të dhimbshme dhe kanë treguar edhe njëherë një copëz të vitit 1997 bashkë me marrëzinë tonë.

Kush është fajtor? Kush duhet të paguajë? Çfarë po ndodh? Janë të gjitha pyetje që kanë një vektor të drejtuar vetëm në një drejtim: nëse shteti që dërgoi punonjësit e saj për të zgjidhur një padrejtësi, atëherë pse duhet të ndodhin katrahurat e tilla?Apo pse, ndërkohë që iket dhe prishen shtëpitë disa kilometra larg Durrësit, Tirana dhe e gjithë Shqipëria e ka të padrejtën, mu në mes të saj, teksa vazhdon të lulëzojë nga ndërtimet pa leje dhe nga shkelja e ligjit kudo.

Më 2006 u miratua një legalizim i përgjithshëm pikërisht për të zgjidhur problemin social të atyre që kishin ndërtuar, më saktë një padrejtësi të pastër mbi pronën. Këto shtëpi, ashtu si shumë të tjera, që do u vijë me sa duket radha shpejt të prishen, pretendohen se janë ndërtuar pas asaj kohe. Në një farë mënyrë, kinse budallallëku dhe injoranca duhet të fillojë të penalizohet. Po nga kush? Problemi është se burokratët e shtetit shqiptar, të frymëzuar nga politika dhe strukturat e saj nuk veprojnë në kohën e duhur kur ligji shkelet hapur dhe brenda ditës. As edhe strukturat lokale. Atëherë tash kaq vonë dhe sado drejt, e gjitha kjo ka shije të hidhur. Edhe drejt nga shteti, në këtë rast padrejtësia vazhdon. Nga kush? Banorët akuzojnë burokratët e shtetit. Ndërsa këta të fundit arsyetojnë thjeshtë: Nëse nuk i dalim sot për zot ligjit, nesër do të jetë vonë dhe do të na duhet të legalizojmë për të kushedi satën herën zaptuesit.

Kush janë humbësit e vërtetë?

Në këtë mes janë ata njerëzit e thjeshtë të detyrës që e pësojnë. Ata janë falangat e para që hasen me babëzinë dhe mungesën e sensit të shkelësve, por më shumë me kinse papërgjegjshmërinë e pjesëtarëve të shtetit, që ‘nuk dinë’ asgjë. Mbeten gjithnjë të braktisur ata zbatuesit ( që shkatërrojnë), njësoj njerëz të thjeshtë (që zbatojnë ligjin) që mundohen të ruajnë imazhin e shtetit në kurriz të tyre. Ata e pësojnë. Ata gjakosen. Ngaqë shteti në kohën e duhur me burokratët e saj, që i urdhërojnë, përgjumet.

Ky ishte trishtimi më i madh kur shikoje sesi populli godiste njerëzit e saj që kishin shkruar për të kryer një detyrë. A është në vete ky shtet, që ndërtimet i prish bash në sezonin e verës? A është vallë ai i ndërgjegjshëm se strukturat e tij duhet të veprojnë në kohën e duhur? A janë të ndërgjegjshëm për kundravatjen njerëzit që godasin? Për këto s’ka përgjigje. Ndaj, Bojaxhiu dje, për të disatën herë vetë në krye të forcave të tij ngjante aq donkishotesk, para forcës së të pamundurës. Ashtu si ai punonjësi i shtetit, që mbronte shtetin e tij, ndaj bashkëqytetarëve të tij. Kohë vërtetë çmendurie në vendin tim.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama