Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Protesta, si kauze ne vetvete

Shkruar nga: Ben Andoni  
Botuar më: 10 vite më parë

Ben Andoni
Protesta, si kauze ne vetvete

E ajo që të lodh më shumë, në këtë histori të re proteste, është se edhe këtë herë janë forcat politike që po rendin të kapin flamurin e liderit, në këtë rast me anë të kreut të PD-së aktuale Lulëzim Basha

Prej disa kohësh, parashtruar përmes një fushatë mediatike agresive, Opozita apeloi për ngjyrën e protestës së sotme. Në lojë për të mbështetur këtë imazh janë futur sindikatat dhe një pjesë e biznesit. Ndërsa për të dytën është krejtësisht e arsyetueshme dhe e respektueshme, pjesëmarrja e sindikatës e uli disi motivin e protestës. Jo thjesht prej inaktivitetit të tyre, por fiktivitetit me të cilin është e ngritur e gjithë struktura e sindikalizmit shqiptar dhe mënyra sesi shërbejnë.

E ajo që të lodh më shumë, në këtë histori të re proteste, është se edhe këtë herë janë forcat politike që po rendin të kapin flamurin e liderit, në këtë rast me anë të kreut të PD-së aktuale Lulëzim Basha. Që Opozita duhet ta ngrejë zërin, kjo është një gjë krejt e arsyeshme, e nevojshme dhe legjitime, por që të luash me elementin mediatik se kjo gjendje është thjesht prej një viti, atëherë motivimi lë vërtetë për të dëshiruar dhe e bën protestën thjesht një kauzë në vetvete për të nxjerrë përfitime politike. Protesta është një e drejtë legjitime në demokraci e grupeve të margjinalizuara, shtresave në nevojë, dhe më shumë akoma e atyre që votuan për këtë qeveri të Majtë, që po luan si një formacion mirëfilli e Djathtë. 

Anipse shtresa e madhe e buxhetorëve, numri i madh i familjeve në nevojë, problemet sociale, papunësia direkte në moshat e reja, tregon se masat që po merr dhe kjo forcë politike janë të pamjafta dhe po japin shtrëngesat e logjikshme. Një specialist ekonomie e di mirë se të rrisësh buxhetin, pa ditur të operosh si duhet me kushtet aktuale të ekonomisë tënde dhe në kushtet e sotme të informalitetit shqiptar, është e pamundur, pa ua bërë jetën më të vështirë qytetarëve të tu. Paradoksi shkon edhe më tej, kur kupton se të dy politikanët kryesorë të vendit e dinë mirë atë që po ndodh me ekonominë e vendit, por u intereson ky kaos për të gjetur motiv të ekzistencës së tyre politike. Dhe, si ka ndodhur edhe më parë, për dekada të tjera, do jemi vazhdimisht pjesë e kësaj loje, ku forca politike anatemohet kur është në fuqi dhe merr flamurin të kundërshtojë kur është në Opozitë, me sloganin se punon të përmirësojë jetën e popullit. Kjo të vjen ndërmend, kur sheh imazhet mediatike të PD-s, që e paraqesin Shqipërinë si një vend në buzë të rrënimit. Dhe, jo bash atë vendin, që një vit e gjysmë më parë, për rritje ekonomike, sipas ideatorit të protestave, z.Berisha, ishte fill pas Gjermanisë!

Kjo duhet t’i bëjë njerëzit e preferencave të Majta apo të Djathta, që të kuptojnë realitetin ku jetojnë dhe të mos manipulohen nga sindikata fantomatike dhe politikanë pa skrupuj. Pasi haraçi i politikanëve, të dy krahëve, ndaj njerëzve është i madh, në këto kushte ku është vendi. 

Ndaj, që kjo protestë të kishte shumë më tepër njerëz dhe gjithëpërfshirje, do të mjaftonte, që kryeministrit aktual Edi Rama t’i kujtoheshin premtimet bazike të pambajtura, që lidhen me taksat, ato me mos shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe prishjet e ndërtimeve. Mu bash këto do të bënin që lumi i njerëzve të mos ndalej, qoftë edhe pa imazhet e tmerrshme të atyre njerëzve që janë gati të vrasin veten para medias. Pasi në Shqipëri protesta s’ka asnjë kredo të drejtohet politikisht, sesa ekonomikisht, kundër politikanëve të dy krahëve, që në fund mendojnë vetëm e thjesht për karrigen e tyre. Si, në këtë rast, që protesta duhet thjesht si kauzë justifikimi për inaktivitetin e Opozitës.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama