Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Shqiptarët dhe urrejtja akademike e fqinjëve

Shkruar nga: Ben Andoni  
Botuar më: 15 vite më parë

Ben Andoni
Shqiptarët dhe urrejtja akademike e fqinjëve

Deri atëherë, askush nuk dinte ndonjë gjë nga bashkëkohësit e tij, serbë. Në udhëtimet e tij, në viset e ashpra mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, ai, do të gjente një rapsod popullor, që i këndoi me lahutë Betejën e Fushë-Kosovës. E endur me gjuhën popullore nën tingujt e mrekullueshëm të veglës gati antike, ajo tregonte sesi humbën ballkanasit ndaj Osmanëve në atë vend. Ishte viti ’28 i shekullit XIX, e Vuk Karaxhiqi i kishte ikur për pak kohë princit Milosh Obrenoviq, që e kishte ftuar për të shkruar kushtetutën e Serbisë së pavarur.

 Ishte aq i ndikuar nga idetë romantike të shkrimtarit të madh gjerman Gëte dhe i adhuronte aq shumë personazhet e Homerit, të Eskilit, të Sofokliut, saqë mendonte se ata duhet të jetonin në ndërgjegjen njerëzore përherë si shembull frymëzues. Më kot. Serbët e kishin humbur, sipas tij harmoninë, sepse kishin ndikim tashmë nga Realizmi. Në fakt, Beogradi pas kthimit nga Vjena e ka lodhur. Është i qetë në male, ku bën hulumtimin e baladave sllave në mjediset ballkanike dhe vjen deri në Shqipëri. Ka njohur në jetë të tij Johann Wolfgang von Goethe, Jacob Grimm, Leopold Ranke dhe Johann Gottfried Herder, por i duket se në male ka gjetur çelësin e identitetit. Nuk i bën përshtypje fjalët as kur diku i përmëndin një shprehje të grekëve të vjetër që atëherë është shumë e theksuar: “Të kaluarën mund ta ndryshojnë vetëm hyjnitë, ndërkaq njeriu mund ta ndryshojë të ardhmen”. Për të ndryshohet gjithçka.

Sllavët dhe dokumentet e parë kundër shqiptarëve

E kap në ajër idenë dhe Serbët, pas kësaj, e ngrenë doktrinën e tyre nacionaliste në krejt mitet e mesjetës. Me vite, ky fakt i devijimit të tyre do pohohet nga studiues potencialë me emër të Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vendeve të tjera. E vetmja referencë deri më atëherë për Fushë-Kosovën, është një dramë që e ka shkruar më shekullin e XVI shkrimtari anglez Tomas Gof. Serbët dhe shqiptarët nuk dinë asgjë për betejën e Fushë Kosovës dhe as për princ Llazarin. As nuk e kanë dëgjuar Vuk Brankoviq dhe Millosh Kopiliqin. Miti u krijua kështu nga një baladë. Si në një përrallë të vërtetë, Miti transformoi dhe baladën. Më qartë e shpreh Arbën Xhaferi, që thotë se: epika u bë histori dhe historia u kthye në mit të serbëve…Në shekullin e XIX e gjithë shpura e të ashtuquajturës superstrukturë serbe (intelektualë, ushtarakë dhe deri te priftërinjtë) e perfeksionojnë.

Më 1844, Ilia Garashanin, ish-kryeministri sllav, në të njëjtën kohë që Greqia promovon “Megaliidhenë” -shpall programin e politikës së jashtme të principatës së Serbisë të emërtuar “Naçertania”:” Serbia” duhet të kapë vendin e perandorisë Osmane në Ballkan”. Që të jetojë, në llogarinë e tij- duhen territoret dhe popullsitë e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës. Në këtë kohë në dokumentin e tij zë vend një moto, që do të thotë: Ballkani, ballkanasve. Kriteret janë: Pansllavizmi, Panortodoksizmi dhe Bashkimi i popujve kundër Turqisë. Me llogari të thjeshtë Shqipëria dhe Bosnja, si vende me përqindje të madhe myslimane, përjashtoheshin. Çuditërisht atë e përmend dhe deri vonë kryeministri i ndjerë serb Xhinxhiq, Papandreu Plak dhe Micoqatis…

Pas platformës duhet thënë mitike sllave të Naçertanies vijuan dhe dokumente të tjera , programe dhe platforma individuale, ku shfaqen hapur synimet e kishës dhe platforma individuale dhe kolektive të intelektualëve serbë…Falë mitit të Fushë-Kosovës, që tashmë është bërë histori, serbët kërkonin të aneksonin Kosovën, e cila përbën pjesën më vitale ekonomike-shoqërore të shqiptarëve. Futet koncepti i Stara Serbia që më 1846 në një hartë- Kosovën e ka bërë si pjesë të saj. Madje, Jeruzalemin e saj. Si për ironi, në një deklaratë të përbashkët të vitit 1993, me kreun e PASOK-ut edhe politikanët shqiptarë do vazhdojnë arsyetimin e Andreas Papandreut: ”Kosova është për Serbinë njësoj siç është Jeruzalemi për Izraelin”…

Në fakt që më 1875 serbët do theksojnë në dokumentet e intelektualëve të tyre se: “Para nesh, në Lindje e në Jug, ka mjaft territore për ekspansionin e shtetit tonë, ku ai duhet të kryejë misionin e vet civilizues”(Nënkuptohen shqiptarët). Më 1876-1878 bëhet përzënia e parë masive e shqiptarëve në Nish, Kurshumli, Prekuplje, Vranjë, e cila vjen me imazhet e fotove rrëngjethëse.

Ish-kryeministri serb më 1897-1900, Vlladan Gjorgjeviç në librin e tij “Shqiptarët dhe Fuqitë e Mëdha” do të shkruajë se: “Shqiptarët janë një popull pa historinë e vetë kombëtare”, dhe ” pa cilësitë e nevojshme për të krijuar një shtet më vete” më pas ai rekomandonte se “ vetëm një shtet i huaj mund ët vinte rregull në Shqipëri”. E s’mjaftohet këtu, por nxjerr dhe përfundimin se shqiptarëve do u duhej dhe 100 vjet që të kenë të drejtë të quhen komb. Për ironi të fatit, 100 vjet më vonë, Kosova bëhet e lirë dhe fjalët e Gjorgjeviq se shqiptarët s’kishin vlerë dhe se“shqiptarët në jetën politike duhet të edukohen nga dikush derisa të piqeshin për autonomi”, duken krejt idioteske.

Dhe grekët-Intermexo

Në të njëjtën kohë dhe grekët që më 1844 hartojnë dokumentin e madh të tyre, që njihet me emrin “Megaliidhea”. Për ta mbizotëron Miti i Antikitetit dhe Miti i Bizantinizmit, ku çdo territor që ka qenë dikur koloni greke në Antikitet duhet të ishte greke…(Me pak fjalë, kufiri i Greqisë së kohës i bie të jetë në Rumani dhe deri në Adriatikun e Epërm). I I njëjti, koncepti tjetër i shkollarëve grekë, që njihet si Bizantinizmi përbën një mit që synon dhe një territor njëlloj si Antikiteti, atë të Bizantit-i cili synon që Qipro, Stambolli, Izmiri, Edirne, Maqedonia e Sotme, Shqipëria Jugore apo Epirin, të jenë pjesë e vendit të tyre. Në ditët tona, Miti i “Vorioepirit’, që ushqehet me kohë nga dhjetëra shoqata kundër shqiptarëve shkon deri 30 kilometra nga Tirana…

Politikanët dhe Akademikët

Ndërkohë dihet se pas Gjorgjeviqit -Mbretëria Serbë-kroate duke u forcuar shkon edhe më tej në pretendime. Në vitin 1913 serbët e pretendojnë Kosovën duke paraqitur tre Argumente. Së pari, ata i parashtrojnë Fuqive të Mëdha dhe Opinionit Ndërkombëtar “Të drejtën morale të një populli më të qytetëruar”,- të arsyetosh ky popull ishte minoren në atë territor . Së dyti, serbët i besojnë shumë “të drejtës historike” duke e paraqitur Kosovën si “bërthamën” e shtetit serb, ku përfshihej dhe patriarkati i Kishës. Dhe së treti, ata iu imponuan Evropës me “drejtën etnografike”. Jo shumë vite më vonë, historianët profesionistë do t’u kujtojnë serbëve se kisha e tyre s’ka vazhdimësi dhe djepi i Serbisë është në Rashë, gjeografikisht në veriperëndim të Kosovës. Më shumë akoma, shumica e manastireve dhe kishave të vjetra të njohura, të tyre janë të ndërtuara jashtë territorit të sotëm të Kosovës. Në fakt, problemi është gjetkë. Këtë e thotë ai që del tashmë në skenë: Nikolla Pashiq, kryeministri famëkeq serb që më 21 janar 1913 do të shprehet se: “Krijimi i Shqipërisë përbën një rrezik të madh, jo vetëm për serbët por për krejt Lidhjen Ballkanike”. Historia sërish i kthen krahët serbëve dhe madje edhe ironikisht Pashiq, ndih që të kthehet nga eksili në vendin e tij, atë që do të dominojë historinë shqiptare mes dy luftrave, Mbretin Zog.

Tashmë serbët e pranojnë si realitet Shqipërinë edhe pse kanë luftuar pak vite më parë në Luftërat Ballkanike kundër saj, për ta zhdukur nga harta. Ndërsa, bota po ndjen dihatjen e fashizmit, një nga krijesat më famëkeqe në Serbi harton një dokument të rrallë. Quhet Vasa Çubrilloviq dhe të gjithë e njohin se ka qenë shok i ngushtë dhe një nga njerëzit e atentatit të Gavrilo Princip në vitin 1914 në Sarajevë kundër Princit Ferdinant. I ka shpëtuar burgut, ndërsa në kohën kur përgatit dokumentin “Shpërngulja e Arnautëve” më 7 mars të vitit 1937 është madje edhe akademik. Ajo referohet në klubin e intelektualëve të Beogradit dhe rekomandon masa të dhunshme ndaj shqiptarëve me qëllim që ata të emigrojnë në Turqi dhe vende të tjera. Si me sustë përzihen masivisht shqiptarë dhe në vend të tyre zbarkojnë serbë në Kosovë, që sipas fjalëve të tij në dokument, u jepet falas toka, shtëpitë dhe pasuritë. Ish-diplomati dhe ai që në vitet ’60 do marrë NOBEL në letërsi, Ivo Andriq më 30 janar 1939 realizon “Projekt-raport për Shqipërinë” ku jepen receta për asgjësimin e shqiptarëve dhe gjëra të tjera. Presioni serb ndjek gjithmonë platformën e Akademisë serbe. Të dy vendet bihen nën suazën e komunizmit dhe Tito e institucionalizon aneksimin e Kosovës, që për katër vjet në L2B është nën administratën e Shqipërisë. Kosova do të njohë disa valë masakrash, ku masakra e Tivarit dhe ajo e Rankoviqit, nuk do të na hiqen kurrë nga mëndja.

 Ardhja dhe ngritja e Millosheviqit në pushtet shoqërohet me “Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë” më 1986…, ku si bazë teorike është zhvillimi i kujtesës së serbëve kundër shqiptarëve. Katër vjet më vonë, më 1990 erdhi në skenë dhe del “Programi jugosllav i masave dhe aktiviteteve për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve dhe malazesëve nga KSA e Kosovës , kthimin e shpejtë të atyre që e kanë lëshuar dhe ardhjen e gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë dhe punojnë në Kosovë”…Ka ardhur fundi, edhe pse serbët bëjnë një manifestim gjigant në Fushë-Kosovë të udhëhequr nga Millosheviqi…Kosova dhe shqiptarët i heqin qafe, njëherë e përgjithmonë sllavët, ndërsa në ato male ku Vuk Karaxhiq, mblidhte baladat e ballkanasve…nuk shkel më sllav…

Shkrimi u mbështet në shënime të nxjerra nga botimi special i Akademisë shqiptare 1-“Për të vërtetën e Çështjes së Kosovës”
2-“Esetë” e Mirosllav Kërlezhës
3-“Shqiptaret serbët dhe grekët” e Enver Bytyçit
4-IMAZHI I FQINJIT NE RAJON!
[Argumenti, minoritetet: shkolla, edukimi]-nga Dr. Vasfi Baruti

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama