Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Denimi, molla e ndaluar

Shkruar nga: Ben Andoni  
Botuar më: 12 vite më parë

Ben Andoni
Denimi, molla e ndaluar

Në ditët tona janë krijuar precedentët e frikshëm se askush nuk dënohet dhe, më shumë akoma, një strukturë të tërë të Drejtësisë, e cila nuk do t’ia dijë për asgjë, kur flitet për njerëzit me pushtet

Jemi të ndëshkueshëm apo thjesht duhet të arsyetohet faji? Në ditët kur Shqipëria është e mbytur nga zjarre të qëllimshme kudo dhe krimi ka zbritur lirisht në rrugë, kjo është një dilemë e cila rreh të zgjidhet kudo. Në arsyetime intelektualësh, verdikte gjyqtarësh dhe, më shumë akoma, reagime qytetarësh shqiptarë.

Shqiptarët e shekullit të XXI po mësohen me një strukturë drejtësie, e cila e ka krejt të pamundur të dënojë dhe ta realizojë siç duhet verdiktin e drejtësisë. Vritet normalisht dhe vrasësi për pak vjet gjendet i lirë, mund ta vjedhësh pronën e dikujt dhe të jesh shumë shpejt i legalizuar, dikush t’i verë zjarrin një shpati mali dhe të dënohet thjesht me një gjobë administrative, ashtu si të dhunosh dhe të dalësh i padënuar ose ta dënosh vetë viktimën?!

Në fakt, është një shoqëri e tërë, e cila, veç strukturës së gabuar të drejtësisë që ka ngritur në vitet e fundit, nuk e kupton më vendin e saj përballë drejtësisë që duhet të aplikojë. Të gjithë bëjnë rrugëtimin e të verbërve, në atë pikturën e famshme të Rilindjes. Shoqëria është mbytur në një debat shterpë që ka hapur politika prej vitesh për imunitetin, synimi i të cilës është heqja krejtësisht e vëmendjes nga problemet reale të vendit.

Askush nuk duhet të harrojë se sot e mot disa nga politikanët e lartë vendas janë pa imunitet. Rastet e Lulëzim Bashës, Fatmir Mehdiut, Ilir Metës, grupi i politikanëve socialistë akuzuar për 21 janarin kishin kohën e mjaftueshme për t’u dënuar dhe për t’ia provuar verdiktin e drejtësisë. Por drejtësia shqiptare jo vetëm s’ka reaguar, por, si kinse pushtet i pavarur, është kthyer në derivat të pushtetit politik. D.m.th. ke pushtet politik, je i imunizuar de facto. De jure është thjesht një koncept, që “të fortët” me pushtet ia luajnë si të duan drejtësisë.

Kjo ka krijuar në ditët tona precedentët e frikshëm se askush nuk dënohet dhe, më shumë akoma, një strukturë të tërë të Drejtësisë, e cila nuk do t’ia dijë për asgjë, kur flitet për njerëzit me pushtet. “Trimëria” e gjyqtarëve shkon deri në deklarimet e frikshme të pasurisë, ku gjyqtarë dhe prokurorë shtojnë për çdo vit pasuritë vetjake me pretendimet absurde se e kanë dhuratë.

Kurse drejtësia e kalbur deri në fyt e ka të pamundur të hulumtojë shefat e vërtetë të saj, që janë politikanët e dy krahëve. Njerëzit e Drejtësisë dinë mirë se sapo të kalojnë pak vizën e rrezikut, atëherë penalizohen frikshëm. Kuptohet se kjo e fundit s’ka ndodhur asnjëherë në emër të Drejtësisë sesa për interesa. Kultura e ndëshkimit, institucion bazë ligjor në shoqëritë liberal-demokratike bashkëkohore, tek ne pothuaj mungon krejtësisht. Ajo që quhet drejtësi ndëshkuese vazhdon të mbetet ndër format më të papërfillshme, sepse kundravajtësit, jo vetëm nuk e kanë mbi kurriz fajin, por edhe e sfidojnë hapur.

Kjo bën që shumë nga politikanët shqiptarë të gënjejnë pa fund. Pas vitit 1997 u besua se në vend do kishte një kulturë ndëshkimi shembullore, por qeveria socialiste pothuaj nuk pati aspak kurajë ta realizonte. Ashtu si vite më vonë kjo barrë do t’i binte Partisë Demokratike, që jo vetëm nuk tregoi këtë vullnet, por e ngriti stekën e abuzimit me drejtësinë në lartësi, që vështirë do të kalohet më nga qeveri të tjera...Dhe, ndaj faji askurrë nuk do dënohet në këtë vend.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama