Kjo vetevendosje e opozites

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 13 vite më parë

Aleksandër Çipa
Kjo vetevendosje e opozites

Opozita u rikthye dje, me nje vendim te ri politik, ne sallen e Parlamentit shqiptar. U rikthye natyrisht duke shtuar kushtin dhe njeheresh, duke e mbajtur ne fuqi kerkesen kohegjate te hapjekutive. U mbyll paskesaj vendimi bojkotues, i cili zgjati rreth 9 muaj dhe e shnderroi Shqiperine ne vendin ballkanik me Parlament monokrom ne funksionim kritik. Sjellja dhe qendrimi i deritanishem politik i opozites jane vene me shume se kurre ne epiqender te vemendjes publike. Manifestimi i kembenguljes, ne kerkesen per hapjen e kutive te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, eshte aksioni i vetem qe eklipsoi kaq muaj aspektet e tjera te jetes dhe marredhenies politike ne vend.


“E shquaj mire Francen permes asaj qe e kam te kalbur te vetja”, shkruan Emil Cioran ne librin e vet “Per Francen”, kushtuar te ashtuquajtures Dekadence, por qe mori peshen e nje himni gjykues per kete vend magjik te Europes. Qendrimi stanjativ i vendit ne keta nente muaj ishte realisht “nje kalbje te vetja”. As pala e djathte qeverisese qe rezistoi mosdegjueshem, as pala kembengulese e opozites, nuk ia dolen te vetegjenin dhe gjejne nje paqtim me te duhuren, por ia dolen per rinderkombetarizim te mosmarreveshjes bipolare shqiptare.

Paskesaj, asgje nuk rezulton e zgjidhur dhe aq me keq ende nuk eshte tejkaluar ngerçi. Zerat e diplomacise per kete krize politike, te papranuar zyrtarisht, por te ndjere ne çdo qelize te jetes se vendit, po shtohen. Pyetja e rende qe mbetet pezull i adresohet se pari opozites: Matane ketij qendrimi, cili eshte projekti yt? A do ta kesh fuqine per te realizuar kauzen e zgjedhjepastrimit ne vend?!

Kercenimi i kalendarit zgjedhor dhe shperdorimi i ketij mandati kalendarik elektoral, se paku ne keta nente muaj, jane beme e paralajmeruar e elites politike. Ne kete beme, shquan deri tani protagonizmi i opozites permes udheheqesit te saj Edi Rama. Procesi i jehonizimit te bojkotit opozitar ne BE, fatkeqesisht vijon te mbetet me aktiv se sa procesi ndergjegjesues per hapjen e nje epoke te re me pasterti zgjedhore ne kete vend. Situata ne rrjedhje po paralajmeron krizen e radhes parazgjedhore ne vend. Ideja per zgjedhje te parakohshme, e hedhur prej opozites, eshte thjesht nje fjale turbulative dhe jo artikulim i nje projekti te miremenduar politik. Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar te opozites ka qene thelb i nje diskutimi te sapoçelur, por pa jehone te menjehershme publike. Mes zotit Rama dhe kryesuesit te grupit, politikanit me peshe ndikuese ne vendimmarrjet historike te se majtes aktuale, zotit Gramoz Ruçi, dje eshte shfaqur nje diference ndihmuese ne qendrime. Nuk eshte fjala per diversitet, por per nje kontribut komplementar per ta futur opoziten ne rrjedhen e qendrimeve te leverdisshme per shoqerine dhe vethene opozitare. Kriza e pranuar njeanshem ne vend, po shton peshe dhe pas disa muajsh do te shperfaqe kostot e krijuara.

Pergjegjesia politike bashkejeton me realitetin qe vjen dhe ate qe percillet. Ne analizen publike, te pandikuar prej trafikut te influences qeverisese, eshte evident skepticizmi per te arritur nje triumf opozitar ne procesin e katarsisit zgjedhor. E ardhmja e afert ne kete vend nuk ka shanse te kete nje proces zgjedhor te ndryshem nga te deritanishmit. Madje situata e tanishme premton vetem premisen me negativiste se pragu i zgjedhjeve te 2005-s apo te 2007-s. Ky eshte rrezik eminent dhe per kete pergjegjesia nuk mund t’i adresohet vetem Kryeministrit Berisha, por ne kete pergjegjesi mbetet edhe kandidati per Kryeminister ne kohe te pacaktuar, Edi Rama. Diplomacia e SHBA dhe BE-se ne reagimet e deritanishme, ne deklaratat konsensuskerkuese, si dhe permes dergatave te tre muajve te fundit ne Tirane, per kete nevoje imediate dhe jetike per demokracine shqiptare, kane vetem merita predikuese dhe jo vlere faktornderhyres.

Kjo fasade e shpifur politike po mban keq[sisht te mbuluar kalbjen e brendshme partiake dhe politike ne vend. Asnjera prej paleve nuk po kryen procese, por po justifikon pozicionime. Propaganda e fundit dhe diplomacia si qellim propagandistik e shumices per çeshtjen e liberalizimit te vizave per shqiptaret, eshte me shume se nje hipokrizi flagrante. Shumica u fryn fanfarave per meriten e saj nga pozita e me te fundmes ne Europe, ndersa opozita artikulohet si ankimtare e qendrueshme ne faktin e se shkuares.

Kjo opozite nuk po dimensionon vetveten ne kete qendrese principiale. Ajo po e tradhton kauzen, jo me dashje, por per shkak te mbingarkeses qe mori ne kete proces bllokimi.

Kryeopozitari i vendit, Edi Rama, eshte ne keto kushte ne nje pozite kritike per shkak te mosadministrimit te axhendes dhe rendit te gjerave qe i grumbulloi vetes, sidomos ne keta nente muaj te bojkotit. Ai e veshi kembengulshem perkrenaren e kauzes se zgjedhjepastrimit, por ne momentin e tanishem dhe sidomos ne momentet e diteve te aferta, mesa duket, do te zhytet ne rrethana qe zhbejne imazhin, pastertine e qellimit dhe aksionit te deritanishem kembengules. Ketu opozita po rrezikon me shume se shumica. Si do ta veshe kembenguljen e saj me institucionalizmin? Nese prezenca ne Parlament nuk eshte sintonike me protestimin e pergjegjshem opozitar, atehere kostot shtohen per vete opoziten.

Socialistet po vetevendosen mes bojkotit, futjes ne Parlament dhe daljes ne rruge. Nje vendosje e tille nuk u jep shans dhe komoditet per administrim racional dhe efektiv te energjive dhe vlerave te perfaqesimit ne konkurrimin politik. Ne kete menyre, opozita po ben perpjekje per te qene perfituese nga sistemi dhe mekanizmi i vjeter, nga realiteti i ndenjur dhe sidomos nga “vetja e kalbur” e ketij tregu politik.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama