Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Deti ynë dhe pakti detar

Shkruar nga: Saimir Lolja  
Botuar më: 15 vite më parë

Saimir Lolja
Deti ynë dhe pakti detar

Nga një udhëtim në kohë të shkuar shënohet se: Më 23 Gusht 2007, kryeministri shqiptar urdhëron organizimin e grupit shqiptar që do merrte pjesë në bisedime. Më 24 Janar 2008, Kuvendi shqiptar shfuqizoi sipas porosisë ligjin Nr. 8771 të datës 19 Prill 2001, që përcaktonte edhe ujërat e brendshme dhe nuk e zëvendësoi atë me një tjetër ligj për të njëjtin qëllim. Bisedimet e bekuara u kryen në periudhën Prill 2008-Prill 2009 në Athinë, Tiranë e Korfuz. Më 27 Prill 2009, marrëveshja ndër-qeveritare për vijëzimin e porositur të kufirit detar midis Shqipërisë e Greqisë firmoset në Tiranë nga ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, në prani të dy kryeministrave. Më 28 Qershor 2009, mbahen në Shqipëri zgjedhjet për Kuvendin e ri, zgjedhje të cilat vetëm se rritën nxehtësinë nga poshtë veç asaj që vinte prej Diellit të stinës së verës që shkoi. Më 25 Shtator 2009 dhe në kushtet e një Kuvendi të paplotë, anëtarët e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit, pa qenë nevoja me i’ua kujtuar se partia është mbi të gjitha dhe se në emër të saj bëhet çdo gjë, ngrenë kartonat dhe e miratojnë marrëveshjen e porositur.
Nga të folurat e mendjes shënohen arsyet e tjera të mëposhtme pse marrëveshja për Detin Jon midis qeverisë shqiptare dhe asaj greke është e pavlefshme dhe e paligjshme:
[1] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme sepse hapësira e ujërave territorialë prej 12 miljesh gjerësi detare është gjerësia detare që i caktohet shteteve bregdetare të planetit Tokë sipas Marrëveshjes në qarkullim e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit (MKBLD - UNCLOS). Kjo gjerësi detare është një bashkëcaktim, bashkëpranim e bashkërespektim për shtetet bregdetare. Pra kjo gjerësi detare nuk përcaktohet nga dëshirat vetjake apo marrëveshjet e të shiturve. Me ligjin 8771 të vitit 2001 dhe sipas MKBLD, Shqipëria kishte bërë ripërcaktuar gjiret detare në gjithë shtrirjen e bregdetit, duke krijuar kushtet që matja e kufirit detar të mos fillonte në breg por nga vija e drejtë që bashkonte kepat përgjatë bregdetit Shqiptar. Pra është pikërisht “pala shqiptare” e marrëveshjes në fjalë që me vetëdije, para e gjatë bisedimeve dhe pas firmosjes, kërkon që t’ia humbë Shqipërisë ujërat “mare clausum” të Detit Jon që i përkasin asaj.
[2] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme, sepse ajo përpiqet të dëmtojë vendimet e fuqive të mëdha që njohën, më Konferencën e Ambasadorëve më 1913 dhe Protokollin e Firences më 1926, se ku do ishte Shqipëria e pavarur; dhe për rastin konkret, vija ndarëse në Kanalin e Korfuzit ecën sipas mesit të tij. Dhe më vonë e në vazhdim, kjo mesore e Kanalit të Korfuzit është njohur nga tërë shtetet si vija kufitare ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, sepse “jura naturae sunt immutabilia” domethënë që ligjet e natyrës janë të pandryshueshme.
[3] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme sepse nuk është marrëveshje trepalëshe midis Shqipërisë, Italisë e Greqisë, si dhe e fut Greqinë në zonat ekonomike detare në Ngushticën e Otrantos që i takojnë vetëm Shqipërisë dhe Italisë. Si e tillë kjo marrëveshje cenon balancat italo-greke (p.sh. marrëveshjen midis tyre të vitit 1977) dhe mund të shkaktojë një përplasje tjetër të ngjashme me atë Gusht-Shtatorit 1923 kur anëtarët e Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufirit (delimitation, në anglisht) shqiptaro-grek, Gjeneral Tellini, Major Scorti, Toger Conati, përkthyesi e shoferi humbin jetën në një pusi në rrugën e kthimit nga Janina në Sarandë; si rrjedhim Italia pushtoi Korfuzin dhe Greqia pagoi dëmshpërblime.
[4] Gjiri i Sarandës quhet e pranohet ligjërisht i tillë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (organi kryesor juridik i Kombeve të Bashkuara), në të gjitha rastet që ka shqyrtuar Kanalin e Korfuzit. Meqenëse marrëveshja ndër-qeveritare midis Shqipërisë e Greqisë në fjalë nuk mbështetet mbi një bazë ligjore të pranuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, atëherë ajo është e paligjshme dhe e pavlefshme.
[5] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme sepse “pala shqiptare” shkoi për të nënshkruar duke qenë tërësisht e çarmatosur nga ligjet, parimet dhe analizat profesionale që do e mbronin Shqipërinë në këtë çështje. Sipas standardit ligjor ndërkombëtar “nemo admittendus est inhabilitare se ipsum” është e palejueshme për secilin apo secilën palë të paaftësojë vetveten e kështu të përjashtohet në të tilla raste. Akoma më keq, “pala shqiptare” ka patur në dorë hartat e përgatitura prej grekërve disa muaj më parë se të fillonte bisedimet; domethënë, sipas standardit ligjor ndërkombëtar “lex indendit vicinum vicini facta scire”, “pala shqiptare” i ka ditur synimet e palës greke dhe ka kryer bisedime sa për sy e faqe me vetëdije për ta tradhtuar Shqipërinë. Veç kësaj, me dashje apo pa dije profesionale, para ose pas nënshkrimit të porositur, “pala shqiptare” nuk ka kryer as testin e përpjesëtueshmërisë, i cili do të peshonte përfitimet e të dyja palëve. Dhe për më tepër, “pala shqiptare” ose nuk e ka zbatuar MKBLD ose e ka keqzbatuar atë në dëm të Shqipërisë.
[6] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme sepse “pala shqiptare” nuk ka qenë në pozitat e një pale në bisedime dhe nuk vërtetohet se është dëgjuar në bisedime, domethënë marrëveshja është kryer “ex parte”. Pala shqiptare vetëm se ka shkuar për të firmosur, nuk ka patur një projekt të vetin e nuk ka patur harta shqiptare të llogaritura dhe për më të mirën e Shqipërisë. Me një fjalë, “pala shqiptare” që në nisje “ab initio” të bisedimeve, me dashje apo pa dije, nuk ka patur një parim “intra fauces terra” që do të përcaktonte detin territorial të Shqipërisë. Me një paaftësi përtej kufirit të paaftësisë, “pala shqiptare” ka pranuar t’i merret Shqipërisë më shumë se gjysma e gjysmës së saj në Kanalin e Korfuzit dhe të humbë det në Ngushticën e Otrantos. Me një fjalë, “ bisedimet paraprake dhe marrëveshja ndër-qeveritare e porositur” as mund te quhen bisedime dhe marrëveshje. Kjo është njësoj si të luajë top me këmbë për kampionatin Europian skuadra greke “Olympiakos” me disa udhëtarë të autobusit të linjës Tiranë-Athinë, të cilët janë të gëzuar që kanë marrë vizë.
[7] Gjykata Kushtetuese dhe Prokuroria e Përgjithshme (GjK dhe PP) janë organet më të larta të zbatimit të ligjeve të shtetit në kohë paqeje për mbrojtjen dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, e cila nga ana e saj midis të tjerave siguron edhe tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë. Në kohë lufte, ky sigurim realizohet nga gjyqet e shpejta ushtarake që kanë si objekt tradhtarët dhe dezertorët. Pra, në thelb, mbrojtja territoriale e një shteti është e njëjtë si në kohë paqeje ashtu edhe lufte. Marrëveshja në fjalë është një rast i mirë për GJK dhe PP për të treguar edhe aftësitë e tyre profesionale edhe që i shërbejnë Shqipërisë dhe vetëm asaj.
Nëse Greqia është në gjendje lufte me Shqipërinë, atëherë pjesëmarrësit e përfshirë në këtë tradhti i përkasin gjyqit ushtarak. Nëse Greqia vërteton se nuk është në gjendje lufte me Shqipërinë, atëherë pjesëmarrësit në fjalë janë objekt i GJK dhe PP. Meqenëse marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë cënon qartësisht “prima facie” tërësinë territoriale të Republikës së Shqipërisë, atëherë gjëja e parë që detyrimisht GJK dhe PP duhet të bëjnë (ose ta kishin bërë vetë, edhe pa u shtyrë nga të tjerë “amicus curiae”) është shpallja e paligjshme e marrëveshjes në fjalë dhe fillimi i ndjekjes penale të porositësve, hartuesve, firmuesve dhe miratuesve të saj. Neni 1.2, Neni 3, Neni 4.2, Neni 5, Neni 124.1, Neni 124.2, Neni 131.b dhe Neni 148.3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë e shkruajnë qartë “opinio juris sive necessitatis” se ç’duhet të bëjnë GJK dhe PP për të mos lëshuar tërësi territoriale të Republikës së Shqipërisë.
GJK dhe PP janë shenjat më dalluese të ekzistencës së shtetit (zbatimit të ligjeve e rregullave), domethënë pa Prokurori të Përgjithshme e Gjykatë Kushtetuese nuk ka shtet. Në rastin kur PP dhe GJK tregojnë ekzistencën e tyre, domethënë të shtetit shqiptar, duke e quajtur të paligjshme marrëveshjen në fjalë, atëherë kjo marrëveshje ndër-qeveritare nuk ka vlerë më tej. Edhe në rastin kur PP dhe GJK nuk duken, atëherë marrëveshja në fjalë është përsëri e pavlefshme sepse është kryer ndërmjet një shteti (Greqi) dhe një pale tjetër (ca alvani) që nuk i përket një shteti.
Meqenëse marrëveshja në fjalë vetflet “res ipsa loquitur” për humbjen që i shkaktohet territorit të Shqipërisë, GJK dhe PP duhet të bëjnë të vetmen gjë që detyrimisht duhet të bëjnë: nxjerrjen jashtë ligjit të kësaj marrëveshje, sepse ndryshe ajo do jetë gjithmonë e paligjshme dhe njëkohësisht i pavlefshëm do mbetet me kohën edhe vetë vendimi i GJK. Një situatë e ngjashme ishte kur iu kujtua delegacionit kosovar që u nis për në Rambuje në Shkurt 1999 se nëse ato do të firmosnin lëshim apo dhënie territori Serbisë ajo do të ishte e pavlefshme. Kjo sepse një gjë të tillë s’e ka bërë historikisht ndonjë shqiptar me tokat shqiptare, të cilat i janë marrë Shqipërisë me pushtim dhe prandaj çështja shqiptare mbetet akoma e pazgjidhur.
Me modesti, Gjykata Kushtetuese duhet ta bëjë të pavlefshme ligjërisht marrëveshjen në fjalë mbi bazën e standardit ligjor ndërkombëtar “non est factum”, domethënë mbi bazën e fakteve që “palës shqiptare” iu mungoi qëllimi dhe kuptimi i nevojshëm për një marrëveshje të tillë. Bile, standardi ligjor ndërkombëtar “lex non requirit verificari quod apparet curiae” nuk kërkon as prova për atë që është e dukshme para gjykatës. Për më shumë, sipas standartit ligjor ndërkombëtar “sublato fundamento, cadit opus”, meqenëse themelet e kësaj marrëveshjeje ndër-qeveritare janë në dëm të territorit shqiptar, atëherë ato hiqen si të pavlefshme dhe rrjedhimisht kjo marrëveshje bie nga fuqia plotësisht.
[8] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme të analizohet apo votohet nga një Kuvend i paplotë. Një Kuvend që i ka jo të vërteta përfundimet e votave nuk është i ligjshëm të shqyrtojë e jo më të marrë vendime për territorin e Shqipërisë, të cilin e ka për detyrë vetëm ta mbrojë. Një Kuvend që s’e ka të qartë, me dashje apo pa dashje, se nga sa votues doli (3172757 apo një milion më pak) dhe sa banorë ka Shqipëria zyrtare (3.5 milion apo 5 milion), nuk mund të quhet normal dhe i ligjshëm e jo më të marrë vendime për zhvillimin e Shqipërinë apo territorin e saj.
Dhe meqë ra fjala, për çfarë “demokracie” përpiqen dhe duartrokasin këto 20 vjet zyrat e huaja “specialiste” me emra enciklopedikë dhe përfaqësitë e huaja në Shqipëri? A e kanë aftësinë këto me bërë një shumëzim të thjeshtë numrash për të parë se sa votues e sa banorë ka në Republikën e Shqipërisë? U bënë 20 vjet në që Shqipërinë “demokratike” nuk dihet se sa votë futet e ku gjerbon ajo. U bënë 20 vjet që në Shqipërinë “demokratike” mbillet farë “korrupsioni” e korren produktet e tij; dhe gjithnjë e më shumë rrënjët e “korrupsionit” zhyten në krim dhe tradhti. U bënë 20 vjet që aktorët e teatrit politik shqiptar përkëdhelen e duartrokiten nga “miqtë prej jashtë shteti”. Ç’kanë bërë këto 20 vjet këto përfaqësi të huaja: i kanë raportuar qendrave të tyre për ngjitjen e mundimshme të Shqipërisë çdo katër vjet të një shkalle (nga 186 shkallët që kishte gurorja e kampit të përqendrimit në Mathausen) drejt “demokracisë”? Apo i kanë raportuar të vërtetën? Në çdo rast, njëra palë është bashkëgatuese me aktorët shqiptarë të çorbës së këtyre 20 vjetëve.
Kuvendarët e qeveritarët ikin e vijnë porse territori i Shqipërisë mbetet po ai, prandaj është e pavlefshme dhe e pakuptimtë që territori i shtetit të “shitet” për një vizë apo për një dollar. Kjo sepse “nemo cogitur suam rem vendere, etiam justo pretio”, domethënë gjithkush nuk është i detyruar ta shesë pasurinë e tij kështu. E njëjta gjë vlen edhe për tufëzat politike shqiptare dhe ato pa përjashtim, qofshin në pushtet apo jashtë tij, duhet të thonë hapur para popullit se janë kundër një “marrëveshje” të tillë dhe e quajnë atë plotësisht të pavlefshme. Hapja e kutive të votimit është një gjë shumë e rëndësishme nëse pranohet se ekziston qeverimi i dalë nga demokracia (e përkthyer në shqip, fuqia e popullit votues), por kjo nuk mund të jetë mbi çështjen e cënimit territorial të shtetit.
[9] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme dhe e paligjshme, sepse nisja “ab initio” e bisedimeve për marrëveshje të tilla (përcaktimi i kufijtë të një shteti) lejohet zyrtarisht nga Presidenti i shtetit të Republikës së Shqipërisë, dhe një protokoll i tillë është thyer. Dhe sipas standardit ligjor ndërkombëtar “nemo plus juris transferre ad alium potest quam ipse habet” gjithkush nuk mund të kalojë tek një tjetër një të drejtë më të madhe se sa ai ka.
A e ka të vështirë presidenti i Republikës së Shqipërisë të kuptojë se ku të çon kjo marrëveshje qeveritare? A e di presidenti se të qënit president i një shteti është detyrë dhe jo privilegj? A e di presidenti se është në shërbim vetëm të shtetit dhe vetëm atij, pavarësisht se si u vu për president? A e ndjen presidenti se duhet të tregojë se është Presidenti që mbron territorin e Republikës së Shqipërisë nga lajthitjet e tregtarëve? A e ndjen presidenti se duhet të arrijë të jetë figurë bashkuese dhe gjithëpërfaqësuese, pavarësisht se ai nuk u zgjodh mbi këtë bazë?
[10] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme sepse lejon të pushtohet një territor shqiptar nga një shtet që është në gjendje lufte me Shqipërinë, duke provokuar kështu ushtrinë e shtetit shqiptar. Ku është ushtria, policia dhe shërbimet e fshehta të Republikës së Shqipërisë? A e dinë ato se detyra e tyre, si në çdo shtet të botës dhe me kushtetutë (Neni 12.1) është të mbrojnë dhe të sigurojnë tërësinë territoriale të shtetit të tyre, dhe jo shtetet personale të vasalëve bizantinë? A dëshiron ushtria shqiptare që me këtë marrëveshje të marrë mbi vete edhe një mëkat tjetër, veç atij të vitit 1997 që ka mbetur pa u shlyer? Si e duan këta forca Shqipërinë: të krasitur? Si e duan këta forca flamurin shqiptar që parakalojnë dhe betohen për të: të jetë një copë leckë me dy ngjyra apo qëllim me plot përmbajtje?
[11] Marrëveshja ndër-qeveritare në fjalë është e pavlefshme sepse “pala shqiptare” vazhdon me vetëdije të thellojë fajin e saj duke mbrojtur fajin e parë të saj. Kjo marrëveshje nuk mund të bëhet e vlefshme as duke e blerë territorin Shqiptar me ca oferta vizash të dala boje për të vjelë ullinjtë e Greqisë dhe as nga emocionet e levantinëve dhe bizantinëve. Dhe së fundmi, rendi i ri botëror nuk vendoset sipas ëndrrave të bizantinëve dhe veglave të tyre.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama