Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Prokuroria nen sulmin e korrupsionit

Shkruar nga: Andrea Stefani  
Botuar më: 25 vite më parë

Andrea Stefani
Prokuroria nen sulmin e korrupsionit

Por ringritja me nxitim e komisionit hetimor për shkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku, nuk është vetëm një vazhdimësi e strategjisë antikushtetuese të pushtetit berishist për të kapur shtetin, nuk është thjesht një kokëfortësi. E reja që shfaqet në çështjen e vjetër "Sollaku", është frika e shumicës, për denoncimin nga ana e një prokurorie ende të pakapur nga shumica, të korrupsionit galopant që po zhvillohet në gjirin e saj dhe të qeverisë së saj. Shembja e mitit të qeverisë "me duar të pastra", nga skandale qindramilionë dollarëshe si ai i rrugës Rrëshen-Kalimash apo privatizimi i "Albtelekomit", e kanë qindfishuar epshin e shumicës për ta rrëzuar sa më shpejt dhe me çdo kusht Kryeprokurorin. Kjo strategji e rrëzimit, nënkupton edhe dhunimin e Kushtetutës gjë që është, as më shumë dhe as më pak, dhunim i sistemit, dhunim i lirive që duhet të garantojë ai, dhunim i demokracisë. Kështu, nën vëzhgimin e ftohtë të ndërkombëtarëve, mes premtimeve të tyre për integrim në NATO dhe BE, në Shqipëri, në vendin më të varfër të Evropës, po luhet këto ditë akti i fundit i ndeshjes mes despotizmit dhe demokracisë, mes institucionalizimit dhe tiranisë së shumicës, mes konstitucionalizmit dhe autoritarizmit që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj. Dhe siluri i fundit i autoritarizmit mbi Kushtetutën dhe institucionet e pavarura, është ringritja e komisionit parlamentar për shkarkimin e Sollakut. Po vjen ora e provës për demokracinë, institucionet e saj, opozitën politike dhe opinionet qytetare. *** Nëse vërtet do të qe e interesuar për reformën në drejtësi (që do të thotë edhe më shumë liri nga kapja politike për drejtësinë dhe prokurorinë), mazhoranca nuk kishte asnjë arsye përse t‘i kthehej problemit të kangrenizuar të shkarkimit me çdo kusht të Kryeprokurorit. Aq më tepër kur sapo kish nisur të ngjizej fryma se çështja e Kryeprokurorit, do të gjente zgjidhje në kuadrin e reformimit të mbarë sistemit të drejtësisë sa kohë që prokuroria në Shqipëri, funksionon në mënyrë të pavarur dhe të organizuar pranë pushtetit gjyqësor. Kjo reformë do të zgjidhte edhe problemin e kufizimit kohor të mandatit të Kryeprokurorit. Dhe befas, kur mendohej se partitë politike parlamentare kishin arritur një thuajse konsensus për reformën në drejtësi, me ndërmjetësinë edhe të Presidentit të Republikës, mazhorancës i rindizet epshi për ta shkarkuar me çdo kusht Sollakun? Çfarë po ndodh? Mos ndoshta me ngjitjen në Presidencë të Topit dhe me largimin e Moisiut, pushteti berishist shikon se nuk ka më pengesa për arritjen e qëllimeve të tij autoritariste për kapjen e shtetit, qëllime që nuk i realizoi dot për rreth dy vjet? Të mos paragjykojmë. Mbetet ende të provohet nëse Presidenti Topi (dhe jo kryetari i grupit të PD-së, Bamir Topi) do të bëhet apo jo vegël e strategjive autoritariste por në këtë moment, rikthimi i mazhorancës te taktika e vijës së ashpër kundër Sollakut, shpjegohet më shumë me çështjen e "antikorrupsionit". Por jo si shqetësim për të luftuar korrupsionin. Përkundrazi! Mazhoranca e sotme është e shqetësuar si ta ndalë procesin e denoncimit të korrupsionit të qeverisjes Berisha të saponisur nga prokuroria. Prandaj nxiton kundër Sollakut në një konflikt të hapur interesi. Por tashmë, pas dy vjetësh në pushtet, kërkesa e shumicës për shkarkimin e Sollakut, nuk mund të mos jetë e mbarsur me një përmbajtje të re. Tashmë, pushteti i PD-së dhe aleatëve të saj nuk është më ai pushteti i ri, i pazhyer në afera korruptive, që kërkonte shkarkimin e Kryeprokurorit menjëherë pasi kishte fituar zgjedhjet. Pas dy vjetëve, shihet se korrupsioni i është ngjitur qeverisjes si ndryshku hekurit. Prandaj, sot kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit, nuk mund të akuzohet vetëm për autoritarizëm. Sepse tani u shfaq edhe ana e prapme e medaljes së pushtetit autoritarist, që është korruptimi i tij. Perdja, iluzioni i "ndershmërisë" së pushtetit berishist ra dhe të gjithë ata që kanë sy dhe nuk janë verbuar nga fanatizmi apo interesat korruptive, janë në gjendje të shohin sesi "duart e pastra" të pushtetit, të njerëzve në pushtet dhe të familjarëve të tyre, janë zhyer me milionat e grabitura publikut. *** Pikërisht këtë pisllëk, këtë korrupsion galopant të qeverisë, që tashmë po pranohet edhe nga gazetarë miq të Kryeministrit Berisha, kërkon të fshehë mazhoranca duke iu rikthyer shkarkimit të Kryeprokurorit Sollaku. Ky synim është në koherencë të plotë edhe me veprimet e tjera të saj. Kështu, shumica parlamentare dhe folësja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ndërsa përshpejtojnë ngritjen e komisionit hetimor kundër Kryeprokurorit, zvarrisin në të gjitha mënyrat heqjen e imunitetit të ministrit Lulzim Basha, kërkesë kjo e fundit e Prokurorisë së Përgjithshme që po heton lidhur me skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Vetë sjellja e ministrit Basha, por edhe e mazhorancës, i shtojnë dyshimet për fajësinë e tij në këtë aferë ku shkelja e ligjeve, duket që nga larg me sy të lirë. Dhe jo vetëm të Bashës, por në radhë të parë, fajësinë e vetë Kryeministrit Berisha që duket se e ka inspiruar këtë vendimmarrje korruptive madje, i ka hapur rrugën nëpërmjet vendimeve të qeverisë. Eshtë një shkelje e ligjit, tipike për autoritarizmin berishist, që tenton të dalë mbi ligjin dhe që nuk ka frikë drejtësinë, sepse e skllavëron drejtësinë. Përgjithësisht, në një vend demokratik, çdo ministër që përflitet për korrupsion të përmasave të tilla, do të jepte, të paktën, dorëheqjen duke u vënë në dispozicion të drejtësisë. Por sjellja e Bashës ka qenë një mishellë e arrogancës dhe frikës. Arrogancës ndaj institucionit të pavarur të prokurorisë dhe frikës për t‘u ballafaquar me të sa kohë që ai është i pavarur. Ai nuk u është përgjigjur tri herë kërkesave të prokurorisë për t‘u paraqitur për të dëshmuar me pretekstin e "mungesës së kohës". Por, ndërkohë, ka pasur kohë me pash që "të mbrohet" në media jo me argumente ligjorë, por me slogane patriotike si "investimi i shekullit", "rruga e Arbrit" apo "vepër madhore". Vallë patriotizmi qenka strehë jo vetëm e sharlatanëve, por edhe e të korruptuarve? Dhe është pikërisht ky refuzim i Bashës për të deponuar, që e ka detyruar prokurorinë të kërkojë nga Kuvendi, heqjen e imunitetit të tij. Edhe zvarritja nga mazhoranca e heqjes së imunitetit të Bashës (dhe me sa duket ajo nuk ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë derisa të mos ketë hequr Sollakun), të bën të dyshosh fort, se e vërteta dhe e drejta nuk janë në anën Bashës, pushtetit dhe mazhorancës. Ajo tregon se Kryeministri Berisha që zakonisht nuk harron asgjë, "i ka harruar" premtimet që bënte kur qe në opozitë, për vendosjen e ministrave të qeverisë së tij, apo edhe deputetëve të shumicës, në dispozicion të prokurorisë. Por në atë kohë, Berisha kritikonte qeverinë e korruptuar "Nano", ndërsa sot është aleat me Nanon. Prandaj, përse të mos sillet edhe qeveria "Berisha" si qeveria "Nano"? Të gjitha këto tregojnë se "antikorrupsionin" berishist e ka ngrënë, gjatë këtyre dy vjetëve, korrupsioni berishist. Prandaj edhe mbrojtja e institucioneve, e pavarësinë e tyre (përfshi prokurorinë) nga autoritarizmi i sotëm, është edhe një përpjekje për t‘i mbrojtur ato nga korrupsioni autoritarist që synon t‘u mbyllë gojën. E tillë është edhe përpjekja për mbrojtjen e pavarësisë së institucionit të prokurorisë. Nëse mazhoranca e sotme do ta kapë edhe këtë institucion, kjo nuk do të sillte sikundër thotë plot mllef kundër Gjykatës Kushtetuese, Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD, rikthimin e sovranitetit të Kuvendit. Përkundrazi, duke konsoliduar tiraninë e shumicës edhe në prokurori, autoritarizmi dhe korrupsioni berishist do të fuqizoheshin edhe më shumë për të mbytur demokracinë.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama