Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

A ka demi brirë?!

Shkruar nga: Krenar Zejno  
Botuar më: 15 vite më parë

Krenar Zejno
A ka demi brirë?!

A ka demi brirë?!
 
Tek e fundit pse duhet prishur shkolla më e shkolluar e vendit?! Përse përshkallëzimi i shkallimit të të shkallluarve duhet të shkulmojë mbi një shkollë?! Pse u dashka të prishen të shkalluarit duke u masturbuar në oborrin e një shkolle? A ka shkallë shkallimi?! Ku e kryen gjithë këtë specializim e shkollë, ky lloj shkatërrimi?
Të shkatërrohet Akademia e Filmit “Marubi”!
Mirë pra, mirë, po pse? Ë, pse?! Di gjë ti? Po ti di gjë? As ti s’e di! Po kush e di? Atë e dijnë ata, atë e di Ai.
Ah, po! E di pse po prishet Akademia? Ta zëmë, sepse nuk na lypset të ketë më akademi. Do të rikthejmë kohën e akademisë greke kur mendimi zhvillohej në rrugën e shëtitores akademos, dhe do ta rrafshojmë akademinë e ta bëjmë shitore.
Sa bëjnë shit e shit?
Saç bëjnë dhjetë edhe dhjetë në dialekt, shoku mësues: një gjë si dikur plus një gjë tani, një top i madh, zotni.
Shumë mirë, ulu! Dhit.
Apo ndoshta Akademia e Filmit Marubi duhet pishur që të asgjesohet filmi, që të mbetet veç një film: film shqiptar, albafilm.
Apo që të fshihet dalëngadalë nga faqja e dheut edhe vetë Marubi si emër! Ç’mendje të hollë që paske, mendje femër!
Po. Se kështu e do ligja. Jo ligji: ligja – kjo lavire për orgjitë e të ligjve.
Kam pothuaj 50 vjet i zhytur në studime, tha Frojd, dhe s’ia kam mbërritur të kuptoj se çdo në të vërtetë një mendje femër!
Kam pothuaj 50 vjet i kallur në Shqipëri e shqipërime, ndër ngjyra të përhime, llangosur si mes derrash në hime, pa ia mbërritur të kuptoj vërtet se ç’do një mashkull shqiptar me pushtet dhe emër!
Se po të ishte për një ligj të vërtetë, mund ta kishit përligjur fare kollaj prishjen tuaj. Mjafton t’i kërkonit studentëve, pedagogëve, ideatorit të kësaj akademie, idealit dhe ndjeshmërisë së artistit, se gjoja do donit ta nisnit vendosjen e ligjit dhe shtetit ligjor të këtij vendi, që me ligje e oi vetëm të qajë kujet di, duke bërë kurban pikërisht një ikonë të së sotmes– Marubin, Akademinë e Filmit. Uau! Dhe kështu, krijuesi i saj, artist i këtij vendi, do t’u lypte kolegëve këtu dhe partnerëve nëpër botë, të vijonin shkollimin e studentëve të tij dhe, kësisoj, do e këmbenim Akademinë veç me një gur në portën e ligjit.
- Mos ik, mjek! Kështu i avitet Kafka fundit të një tregimi të tij.
- Jo, i gjegjet zëri të dergjurit në shtrat, këtu jam, këtu, nuk iki!
- Po, por po iki unë!
E kupton, apo jo! E kupton dot kafka e një koke katrore se çdo të thotë gjeniu?! Pra, sado të rrish ti që ke detyrimin të kurosh trupin, kjameti i madh bëhet kur ikim ne që shërojmë shpirtin.
 22 Shkurt, shkurt 2009     

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama