Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Vlora dhe Mjedisi

Shkruar nga: Luca Manes  
Botuar më: 17 vite më parë

Luca Manes
Vlora dhe Mjedisi

Një kënd i parajsës. Aq i bukur, sa e meriton emrin “mbretëresha e Shqipërisë”. Është bregdeti i Vlorës në pjesën juglindore të Adriatikut, habitat natyral për një numër të madh peshqish dhe koralesh. Mëkat, që në 2004-ën qeveria e Tiranës ka vendosur ta zhdukë këtë joshje natyrale, për t’i bërë vend një mega-parku industrial me vlerë rreth 120 milionë euro. Fillimisht një “lumë” çimentoje dhe çeliku do të pushtojë një copëz mrekullie të deklaruar Park Kombëtar, që ndodhet dy hapa larg plazhit dhe Laguna e Nartës, teorikisht të mbrojtura nga Konventa e Ramsarit.

Ky është etiketuar si një ndër investimet më të mëdha të historisë së Shqipërisë dhe parashikon realizimin e një Parku Industrial, të përbërë nga shtatë impiante, mes të cilëve një terminal për stokazhe dhe transport hidrokarburesh, një rafineri dhe një central termoelektrik. Banka Botërore, Banka Evropiane për Investime dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kanë treguar menjëherë interes për të financuar projektin, të pakujdesshëm për impaktin ambiental.

Fati ka dashur që në 2005 shoqëria civile shqiptare ka ngritur një aleancë për të mbrojtur Gjirin e Vlorës, për t’i thënë “jo” gabimit të radhës në bregdetin mesdhetar. Si fillim, aktivistët kanë bërë një padi kundër qeverisë shqiptare, për thyerje të Konventës së Aarhusit mbi aksesin e informacionit në çështje ambientale. Padia u fitua marsin e kaluar.

Një komision ndërkombëtar i krijuar ad hoc në bazë të traktatit e ka cilësuar qeverinë shqiptare, fajtore për mosdhënien e informacionit popullsisë lokale mbi konsekuencat e mundshme të projektit në ambient. Në dy vitet e fundit, ky koalicion mbrojtës ka provuar të vihet në kontakt edhe me agjenci të ndryshme ndërkombëtare, që kanë shprehur interes për financimin e projektit. Banka Evropiane gjithsesi ka miratuar transin e parë prej 37 milionë dollarësh. Banka Botërore është treguar më e kujdesshme, duke ngritur një organizëm të pavarur hetimi, për të verifikuar nëse në Vlorë do dhunohen standardet socio-ambientale që janë të vlefshme për investimet e institucionit të drejtuar deri pak muaj më parë nga Paul Wolfowitz dhe nëse vlerësimi ambiental mbi të cilin është bazuar dhënia e shumës prej 25 milionë dollarësh për projektin, është bërë sipas rregullave.

Mes kampingjesh demonstrative në plazhin e Vlorës dhe manifestimesh proteste në shesh (e fundit është mbledhur në 9 shtator) komuniteti lokal po bën gjithçka mundet, për ta shitur lëkurën e vet shtrenjtë dhe për të shpëtuar pasuritë natyrore. Ata kanë thënë se janë gati për mosbindje civile. Përpjekjet vazhdojnë në pritje, që Banka Evropiane dhe Banka Botërore të anulojnë investimet për projektin.

*Autori është gazetar italian. Artikulli është botuar edhe në Terrelibere.it

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama