Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Smbahet shteti me gjoba

Shkruar nga: Fatos Lubonja  
Botuar më: 11 vite më parë

Fatos Lubonja
Smbahet shteti me gjoba

Çdokush që lëviz me makinë po jeton këto ditë një klimë frike nga Policia Rrugore, të pajetuar ndonjëherë këta njëzet vjet. Policë me bllok gjobe në dorë i presin në çdo cep rruge, në çdo rrethrrotullim dhe i ndalojnë të gatshëm për tiu vënë gjobë. Janë aq të zellshëm në punën e tyre, sa kush nuk do të prishë gjakun e nervat, më mirë të mos e marrë makinën.


Një burrë i vjetër, që ka një makinë të vogël, më tha se e kishin ndaluar dy herë te Rruga e Durrësit, në dalje të Tiranës, brenda dyqind metrash. Herën e parë te rrethrrotullimi me shqiponjë. "Nuk e mora vesh, – më tha, – isha i sigurt që qeshë në rregull me të gjitha, por ai më tha kush e ka precedencën?". Të imagjinosh se mund të respektohet ndonjë rregull precedence në atë rrethrrotullim, ku ska as sinjalistikë precedence si në gjithë botën, është njëlloj sikur të kërkosh qiqra në hell. Shoferët atje përpiqen ku të gjejnë ndonjë hapësirë, sa majtas djathtas, për ta futur makinën. Pastaj, jo më larg se dyqind metra më tej, te kthesa për Kamzë, një tjetër polic e kishte ndalur dhe i kishte thënë "pse nuk i ndez dritat?". Edhe ai me bllok gjobe në dorë. Ndërkohë, miku im i gjorë nuk dinte të thoshte nëse kthesa e Kamzës quhet Tiranë, ku mbahen dritat shuar, apo jashtë Tirane, ku duhen ndezur dritat.


Shkurt, është mëse e qarë se policia është lëshuar në një aksion gjobëvënieje dhe duhet të jesh idiot që të mos kuptosh se ky është një "aksion me goditje të përqendruar" që bëhet nga nevoja për para. Ka gjasa që policive tu jetë thënë se po nuk realizuan planin e gjobave, nuk kanë rroga.


Nuk e di se kush e ka dhënë urdhrin, por unë do ti sugjeroja ministrit apo Kryeministrit që ta zhbëjnë këtë urdhër sa nuk është vonë për të gjithë.


Së pari, ne kemi nevojë të mos armiqësohemi me shtetin dhe më shumë nga çjemi armiqësuar, të ndiejmë se shteti është në krahun e ligjit me të vërtetë, dhe jo se po abuzon me të në kurrizin tonë. Vetë akti i ndalimit të tjetrit në rrugë është një akt që duhet evituar sa të jetë e mundur, sepse është ndërhyrje në qetësinë e qytetarit që po shkon në punë të vet, dhe jo më edhe vënia e gjobës për minimumin e shkeljes ose pa shkelje fare. Aq më tepër kur si shtet i ke për ibret rrugët, vendparkimet, vijëzimet e më the të thashë.


Së dyti, gjuha e përdorur nga ndonjë shef i Policisë Rrugore se këto gjobitje janë punë normale e policisë dhe se njerëzve u bën përshtypje ngase më parë nuk viheshin gjoba, është një gënjeshtër e dyfishtë që demaskon krejt moralitetin e qeverisë. Ne i kemi provuar mirë, edhe më parë, ndalimet nga policët për të të marrë ndonjë lek, madje kemi provuar edhe epideminë gjobitëse të karroatrecit për interes privat. Kjo e tanishmja dallohet prej tyre sepse duket sheshit se është e organizuar nga shteti, por pikërisht për këtë është një grabitje që përjetohet më rëndë sesa ajo privatja, sepse nga qeveria e re ne presim të na shërbejë, siç thotë Kryeministri dhe Kryeshërbëtori ynë, dhe jo të na presë me bllok në dorë për të na gjobitur. Më mirë të na thonë "të dashur qytetarë, jemi keq, kontribuoni për rrogat e policëve tanë duke dërguar një SMS me celular në filan numër", sesa të bëjnë sikur po na edukojnë e po na shpëtojnë nga rreziqet. Sepse kështu minohet çdo besim te qeveria.


Së treti, ky aksion futet në kuadrin e fushatës së tatimeve e doganave, si dhe reformën fiskale, për ta thelluar një perceptim tashmë të krijuar, sipas të cilit puna konkrete e kësaj qeverie po reduktohet në punë taksidarësh. Qeveria më së pari duhet të mendojë për të ndërtuar politika që krijojnë vende pune, të ardhura, e pastaj mund të vijmë te taksat që duhet të sjellin të ardhura më shumë për buxhetin pikërisht sepse prodhohet e fitohet më shumë, dhe jo në sajë të marifeteve që gjen qeveria për të na zhvatur edhe ato pak para që fitojmë, se pastaj mund të futemi në klimën e frikës se kushedi se çfarë do tu pjellë mendja nesër.


Kur i thashë një polici rrugor, që e kam të njohur se "po e teproni shumë; çdo gjë me masë ka thënë greku. Smbahet shteti me gjoba", ai më dha një përgjigje që besoj se do të ishte mirë ta dëgjonin edhe shefat e tij. "Ke të drejtë, – më tha, – edhe tenxherja kur e vë në zjarr të fortë dhe i mbyll kapakun pëlcet e ta hedh gjellën përpjetë, kurse kur e vë në zjarr të ngadalshëm dhe e zien dalëngadalë, edhe nuk ta hedh kapakun përpjetë, që të të qërojë sytë, edhe gjellën e bën më të shijshme".

 

Panorama

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama