Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Filozofia e Hijes

Shkruar nga: Artan Fuga  
Botuar më: 11 vite më parë

Artan Fuga
Filozofia e Hijes

1. Ka një pjesë tënden, qoftë edhe hija, që zbret gjithmonë poshtë, degradon, edhe kur je lart. Kësaj askush nuk i shpëton dot.

2. Ka rëndësi në jetë të shohësh në sy, të fiksosh objektivisht jo vetëm ngritjet, por edhe zbritjet e vetvetes.

3. Ka pjesë të vetvetes që nuk kontrollohen dot prej teje, çfarëdo të bësh, për shembull, hija që varet edhe nga pozicioni i diellit. Kur dielli është pas teje, hija qëndron përpara dhe të tërheq.
Dielli të mbështet. Por kur diellin e ke para teje, hija është pas teje, ajo të pengon të ecësh drejt. Mos u mërzit, nuk e ke në dorë.

4. Hija jote nuk laget kurrë në ujë! Mos ki frikë!

5. Hija jote nuk vritet kur gremiset nëpër shkallë. Lëre hijen tënde të bjerë, mos e çaj kokën, dhe vetë qëndro gjithmonë lart e me dinjitet!

6. Hija jote nuk i zbret shkallët, ajo gremiset, duke u shtrirë copë-copë në shkallë të ndryshme, sipas gradacionit, por kjo është natyra e saj. Ajo që i ndodh hijes nuk të ndodh ty, mos ki frikë!

7. Bota është pa drejtim të përcaktuar, nëse ti je me këmbët poshtë dhe me kokën lart, hija jote mund të jetë, dhe është, me kokën lart dhe këmbët poshtë.

8. Të tjerët, duke parë hijen tënde, mund të kenë për ty opinione krejt të kundërta me ato që ke ti për veten tënde. Mos çaj kokë, ata kanë të drejtë sepse shohin hijen tënde. Si je ti vetë dhe si arrin të projektohesh jashtë teje, nuk është fare e njëjta gjë. Lëri keqkuptimet të gëlojnë rreth teje, ato kanë arsye që ekzistojnë, fakti që ti e di që nuk të paraqesin drejt, s’prish punë fare.

9. Mos bëj kot sikur po noton në det, ke lënë vetëm hijen tënde të notojë, të llapashitet, vetë qëndro pa lagur. Por, mos kujto se po noton së paku! Hija jote nuk ka identitet, kur projektohet në shkallë ajo merr formë shkallësh, kur projektohet në det ajo ngjan si valë, kur projektohet në shkëmb ajo mund të duket si gaforre. Por ti mos i barazo format e ndryshme që merr me veten tënde jashtë hijes!

10. Hija nuk nxihet kurrë në diell, ajo si projeksion yti jashtë teje është vetëm e zezë. Nuk e mbron dot as me ndonjë krem antirreze. Gjurmët e projektimit tënd jashtë teje nuk i fsheh dot kur dikush ndriçon.

11. Mos u mërzit e mos u bëj budalla të jesh smirëzi kur dikush ndriçon më shumë si ti, sepse vetëm në sajë të tij ke hije të vetes tënde, arrin të projektohesh jashtë, arrin të shohësh veten si tjetër se kush je. Po qe se dikush nuk ndriçon rreth dhe sipër teje, ti nuk e kupton se edhe ekziston vërtet. Pa dikë që të ndriçon jashtë teje, je i rrethuar nga nata. S’ke hije.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama