Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Trimëria ndaj Carla del Pontes, jo e tillë ndaj Dick Marty-t

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 12 vite më parë

Aleksandër Çipa
Trimëria ndaj Carla del Pontes, jo e tillë ndaj Dick Marty-t

Nje deshire reaguese me ka plotesuar se fundi padia e koordinuar shqiptare, nga Tirana dhe Prishtina ne adrese te ish-kryeprokurores se Hages, Carla Del Ponte. Rasti ne fjale vjen pas shprehjes se Gjykates Nderkombetare per pafajesi te ish-(dhe kandidat aktual) per  Kryeminister, zotit Ramush Haradinaj.

Qeveria Thaçi dhe ajo Berisha u shprehen gati ne sinkron per kete padi, e cila ne llojin e vet eshte e para ne marredheniet mes Prokurorise se Tribunalit te Hages dhe qeverive me te njejten kombesi, te te dy vendeve.

Ne pikepamje te pare, kjo padi zyrtare eshte nje akt reagimi institucional jo ne kerkim te se drejtes morale te nje lufte çlirimtare qe zhvilloi populli shqiptar i Kosoves, por me se shumti eshte nje veprim juridik dhe politik, me permbajtje avokatie publike, ne opinionin nderkombetar. Carla del Ponte, ishte nje zonje agresive e veshur me koracen e prokurores, ndaj protagonisteve te Luftes Çlirimtare ne Kosove dhe sidomos ndaj krereve te larte dhe personazheve me te shquara te UÇK-se.

Formulimi zyrtar i padise se qeverise se Shqiperise, mbeshtetur njeherazi edhe prej Presidentit te Republikes zotit Nishani, e shpreh me se miri konsistencen per komprometimin e qellimit te saj ne kete çeshtje dhe ekspozon qartazi akuzen per lidhje te kesaj ish-kryeprokuroreje te Tribunalit me interesin e pales tjeter etnike, pra Serbise. Madje, Kryeministri Berisha nuk ngurroi qe ne mbledhjen me Grupin Parlamentar te PD-se te shtonte: Ka rol tendencioz dhe se i kishte konfirmuar ish-kryeministrit serb, Koshtunica se shume shpejt do te arrestonte ish- krere te larte te UÇK-se.

Ne kete qendrim pauses bashkohet edhe Presidenti Nishani, permes njoftimit te zedhenesit te vet ne te cilin shton: “Zoti Haradinaj u perball dy here me akuzat e ngritura nga ish-prokurorja e pergjithshme e gjykates, znj. Carla del Ponte. Por ajo qe po perben lajmin me shokues keto dite jane deklaratat e fundit te prokuroreve te njohur te kesaj gjykate, se akuza e ngritur ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe bashkepunetoreve te tij nga prokurorja Carla del Ponte eshte hartuar pa baze te mjaftueshme provash. Madje, ajo nuk ka marre parasysh keshillat e prokuroreve te çeshtjes kunder ngritjes se aktakuzes per mungese provash, madje duke kerkuar edhe fshirjen e ketij rekomandimi nga regjistrat kompjuterike dhe shkarkimin e tyre nga çeshtja”.

Ne te njejten linje i mbetet padise se vet edhe qeveria e Kosoves, e cila po shfaqet pasionante ne kete angazhim juridik ndaj ish-kryeprokurores se Hages.

Ne vetvete kjo sipermarrje juridike perben edhe nje levizje te perbashket te qeverive respektive te Kosoves dhe Shqiperise. Ne fundjave, sipas analisteve europiane, kjo levizje pritet te diskutohet dhe komentohet posaçerisht, duke e konsideruar jo vetem nje levizje me efekte publiciteti nderkombetar, por e pashkeputur edhe nga konteksti i deklarimeve dhe platformave te tonuara zyrtarisht per bashkim kombetar nga dy qeverite shqiptare te dy republikave, njera 100 vjeçe dhe tjetra rishtare, 10 vjeçe. Kritika per kete padi te ndare, por me te njejtin qellim, deri tani nuk ka ne arenen nderkombetare. Ndonese disa vezhgues ballkanas e cilesojne kete si pjese te nje performance me permbajtje elektorale dhe si hise te diplomacise per konfirmim te nje integriteti dhe dinjiteti te munguar shteteror.

Natyrisht, qe ky arsyetim nuk mund te perjashtohet. Qartazi, padia e ndermarre ne sinkron nga qeveria Thaçi dhe ajo Berisha ndaj Carla del Pontes, nuk eshte e tille ndaj raportit me te bujshem antishqiptar, te publikuar nga Dick Marty dhe qe per dite te tera shokoi opinionin dhe median nderkombetare. Madje ato akuza, edhe pse kane shkaktuar buzeqeshje injoruese ne Kosove e Shqiperi, jane pjese e nje axhende hetimesh qe vijojne dhe qe jane bere gjithashtu pjese e bisedimeve bilaterale mes Shqiperise dhe Serbise.

Ndaj ketyre akuzave dhe sidomos ndaj argumenteve qesharake te ofruar gjate vitit te shkuar dhe ketij qe po mbyllet, nga perfaqesues te Prokurorise serbe, nga vete raportuesi Dick Marty apo perfaqesues te tjere, do te duhej me kohe qe qeveria e Shqiperise te reagonte fuqishem dhe prere, sikunder beri me lejimin e hetimeve te kerkuara. Madje ne nje aspekt moral, qeveria jone me kohe duhej te ngrinte padi se pari ndaj akuzatorit nderkombetar, Dick Marty dhe me pas edhe ndaj Carla del Pontes. Kjo kuraje e vonuar mungon edhe ne keto çaste, nderkohe qe per shkak te jehones qe ka pasur dhe sidomos ndaj efektit nderkombetar qe ka shkaktuar ai raport, qeveria duhej te kishte nisur betejen e vet morale dhe juridike me kohe.

Emra te shquar te mbrojtjes se vlerave morale dhe integritetit shqiptar ne bote, prej kohesh ne intervista, prononcime dhe analiza per rastin e Dick Marty-t, kane kerkuar nje reagim institucional shqiptar me energjik dhe me deshmues. Pasi ka ndodhur nje perbaltje me e madhe se ajo e zhvleresuara ne rastin e ish-kryeministrit Haradinaj.

Ne librin e vet “Mbi gjakmarrjen ne Ballkan”, shkrimtari i madh, Kadare, i meshon qartazi kesaj te drejte shqiptare per te flakur me guxim dhe kryeneçesi akuza te tilla mashtruese dhe te sajuara. Nuk ka asnje dyshim qe nje raport i tille si ai i Dick  Martyt, I mbulon shqiptaret dhe sidomos ish-luftetaret e UÇK-se me nje imazh kriminal, veshtire te heqshem me fjale dhe me shfajesime propagandistike. Akuza ndaj zonjes del Ponte, duhet te jete pjese e akuzes dhe padise ndaj raportit te Dick Marty-t. Ne kete menyre, kurajua dhe e drejta e jone kombetare dhe shteterore behet edhe me e fuqishme dhe me mbeshtetje ne rritje per shkak te besueshmerise qe shkakton dhe imponon e verteta.

Trajtimi I ketij raporti si nje dokument qe buron nga motive politike etnike apo  edhe per shkaqe te infiltrimit te interesave etnike e politike prane organit te akuzes nderkombetare, na ben diletante dhe te pafuqishem ne mbrotjen dhe shprehjen e se drejtes sone. Raporti i paprovuar dhe i injoruar i Dick Marty-t, eshte tashme nje dokument qe qarkullon me shume se deklaratat mohuese, injoruese apo pergenjeshtruese te institucioneve dhe protagonisteve shqiptare. Ne shumicen e shprehjes se institucioneve tona per kete raport, nuk ka pasur pothuajse fare mbeshtetje ne mediat nderkombetare, nderkohe qe ne takime te veçanta diplomatike dhe sidomos ne komunikimet zyrtare mes krereve te OKB-se dhe Tribunalit te Hages, ende figuron e axhenduar kjo çeshtje. Dhe e ashtuquajtura “Shtepi e Verdhe” ne Burrel po merr dimensionin metaforik te filmit “Shtepia e hijeve”, duke u shnderruar ne nje lloj kuptimi, nje simbol i se keqes trafikuese te organeve njerezore, qe paska ndodhur gjate kohes se Luftes ne Kosove.

Kuraja per te ngritur padi ndaj ish-kryeprokurores se Hages eshte e vonuar, por nuk ka pse te mbese e tille ajo ndaj rastit te Dick Marty-t. Penaliteti moral qe po na ben ky raport, ne opinionin publik dhe ate institucional nderkombetar, eshte ndoshta shume here me i rende se ai ndaj procesit te riperseritur ndaj zotit Haradinaj. Per kete shkak diplomacia shqiptare ne Tirane dhe ne Kosove, kane mundesine te sipermarrin nje proces mosprovues e mirefilli sqarues per permbajtjen mashtruese te tij. eshte e dinjitetshme per shtetesine tone qe organet e specializuara qe nga Prokuroria dhe segmentet e tjera te ekspertizes, te pergatisin dhe publikojne nje raport te perkundert, duke e bere te mundshme ne kohe fitoren e pashmangshme me akuzatorin e suportuar Dick Marty. Vonesa e kesaj trimerie, nuk eshte injorim i akuzes se paqendrueshme, por eshte vetendeshkim shqiptar ne syte e faktorit dhe opinionit boteror. Kjo duhet bere, pasi vlen me shume se nje fushate ndaj nje ish-prokuroreje te Hages, dhe nuk e ka jetegjatesine e suksesit, sa per nje fushate elektorale ne kete, apo ate ane te “gardhit” shqiptar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama