Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Sodites te demokracise ne cmontim

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 12 vite më parë

Aleksandër Çipa
Sodites te demokracise ne cmontim

“Ngandonjëherë pas vitit 2008,- thotë Habermas,- kuptova se procesi i ekspansionit, integrimit dhe demokratizimit nuk mundet që në mënyrë automatike të lëvizë përpara thjesht me akordin e tij personal që edhe mund të dështojë, kështu që për herë të parë në historinë e BE-së, ne, aktualisht jemi duke këqyrur para syve tanë çmontimin e demokracisë. Nuk mendova se kjo do ishte e mundur. Por, ne kemi mbërritur në kryqëzim”.

Ky është konstatimi i një filozofi të ditëve tona, me dimensione globale në moshën madhore të tij dhe specifikues i rëndësishëm i proceseve me të cilat përballet aktualisht Europa e sotme. Por në këtë konstatim ai është adresuar te njëra prej kauzave për të cilën disa prej shteteve të Europës Juglindore bënë kthesën magjike në fillim të viteve ’90. Kjo kauzë shënoi siparin e një epoke edhe ndër shqiptarë.

Ndërkohë që dy dekadat dhe vitet në shtim për shqiptarët janë vitet e një epoke të re që shpesh merr emrin e sistemit të dëshiruar: demokracinë. Lidhja dhe përkushtimi i shqiptarëve ndaj këtij sistemi dhe kësaj doktrine u bë përmes një procesi të vështirë dhe kompleks. Për këtë shkak periudha aktuale vijon të konsiderohet ende tranzicion, ndërkohë që përvoja me demokracinë po shndërrohet në një periudhë me oshilacione të fuqishme dhe vitet e fundit, me një situatë tepër më komplekse në përmbajtjen e vet. Fjala është se në Shqipëri, vitet e fundit janë shtuar zërat e aktorëve të ndryshëm dhe sidomos subjekteve me vokacion pavarësie për një ecuri çmontuese të demokracisë dhe funksioneve vepruese të saj në praktikë dhe sidomos në sistem.

Por pse po flitet kaq pak për këtë realitet dhe sidomos pse po bëhet kaq e vakët demokracia në Shqipëri? A po çmontohet ajo në realitetin politik dhe sidomos zgjedhor? Ç’është çmontimi i demokracisë në përfaqësim? etj…

Forca kryesore politike në vend, ajo që në historinë e vet politike mbart atributet e shembjes së partisë së komunistëve në pushtet, pra Partia Demokratike, ka një histori tipike të bllokimit dhe injorimit të demokracisë së brendshme. Modeli i saj zgjedhor dhe statutory, tashmë nuk ka diferencë me modelin e partisë që rrëzoi në vitin 1990. Tashmë etiketimet për autoritarizëm të kryetarit dhe për autoritarizëm të tij në raport me pushtetet që posedon në cilësinë e qeverisësit, nuk janë të refuzueshme jo vetëm prej tij, por prej askujt nga partia dhe sidomos nga koalicioni i spektrit që pretendon zyrtarisht të jetë i djathtë. Ka mbetur vetëm një thelb i rëndësishëm i demokracisë në vend, pluralizmi dhe liria e shprehjes, por edhe këto dy vlera po silurohen vrulltazi dhe me forcë të madhe agresive nga ilariteti, liria e kaosit dhe anarkia e të qenët çdo gjë pa kriter. Në vend është e vështirë të pretendohet cilësia e demokracisë institucionale, demokracia zgjedhore dhe sidomos demokracia mbi parimet e hierarkisë së vlerave dhe të standardeve.

De fakto dhe de jure ka ndodhur dhe po vijon prirja në kah negativist për një çmontim përmbajtësor dhe funksional të demokracisë. Nuk ka periudhë më të shëmtuar sesa ajo e tanishmja për administratën shqiptare, ku një ministër mund të jetë i partisë kryesore, pra PD-së, por gjithë drejtoritë e ministrisë që ai mbulon, janë të partive të vogla aleate dhe detyrimet për anëtarësinë militante janë qëllimi kryesor dhe preokupacion i vetëm. Asnjë kriter tjetër nuk bëhet dot imponues mbi këtë administratë. Disa prej komentuesve dhe interpretuesve më aktivë të fenomeneve dhe proceseve në realitetin sociopolitik të vendit ndajnë të njëjtin mendim kur flasin për procesin së pari të degradimit të demokracisë, deformimit të saj dhe tendencën për ta zëvendësuar përmbajtjen e sistemit politik liberal në një kontroll me koracë liberaliteti.

Ky proces negativ nuk ka lidhje vetëm me tipin “Berisha” në praktikën partiake, qeverisëse dhe sidomos shtet-drejtuese, por ai po bëhet edhe më ndjellakeq, kur konstaton se po degradon edhe në institucionet e tjera të partitizmit shqiptar. Ditët e fundit po shfaqet edhe më tepër debati mes deputetit socialist, Arben Malaj, dhe kryetarit të PS-së, zotit Rama. Shumëkush që e bie rasti të diskutojë për këtë zënkë të re socialiste, me nervozizëm shton se: socialistët po zihen në kohë të gabuar. Nuk është thjesht një konstatim për interes të së majtës apo elektoratit të majtë, por është një shqetësim për ikjen e PS-së nga përgjegjësia e të qenët një parti e mirëpërgatitur për pushtet, një parti që jo vetëm ka energjizmin për një program dhe kapacitet të ri qeverisës, por që dëshmon edhe një normë të re të demokracisë së brendshme dhe frymës liberale të majtë. Përkundër kësaj, zënka e re në PS, ose qoftë edhe debati i ristartuar është një çështje që në mos e tradhton, e çmonton edhe më tej demokracinë partiake të së majtës. Ikja prej tij është një investim elektoral, ndërsa thellimi një cungim apo pse jo edhe gjymtim i demokracisë së brendshme. Është një irracionalitet që vjen prej detyrës që ka opozita për të reflektuar një përmbajtje të re politike në përballje me Berishën e vjetër.

Mirëpo, tjetër është dëshira dhe tjetër përmbajtja, ndërgjegjja e lidershipit në ditët kur fushata e re elektorale ka nisur dhe kur lodhja nga qeverisja e zotit Berisha nuk është vetëm e tillë, por edhe një ndjenjë dëshpëruese status-quoje. Çmontimi i demokracisë në vend është një realitet. Një realitet i vrojtuar dhe i konstatuar lehtësisht prej të gjithëve. Ndër vëzhguesit më gjakftohtë kohët e fundit janë cilësuar ambasadorët dhe në veçanti ndërkombëtarët. Në dy apo tre vjetët e fundit, raportet e BE-së dhe raportimet e reporterëve të KiE-s kanë shprehur brengën për pandëshkueshmërinë ligjore, për padëgjueshmërinë, për mungesën e rezultateve në luftën kundër korrupsionit, për kapjen e ligjit dhe pse jo edhe shtetit, për radikalizmin politik të palëve dhe së fundi edhe për mungesën e transparencës.

Të gjitha së bashku janë shprehja më e mirë e vlerësimit për procesin çmontues të demokracisë ligjore dhe atë institucionale në vend. Por të konstatosh është lehtësi e të gjithëve, të ndërhysh dhe ndryshosh, është mision i aktorëve. Ky proces i rrezikut në shtim, po soditet jo vetëm nga aktorët dhe publiku i dëshpëruar, por fatkeqësisht ka një nënshtrat në mos dijeni edhe komprometimi nga të tretët. Ndërkombëtarët në këtë vend, janë soditësit e paguar të këtij çmontimi të demokracisë në jetën politike dhe institucionale të vendit. Për këtë shkak për ta, po shtohet rënia e besimit dhe po shtatzanohet dyshimi publik.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama