Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Standardi i ri i së keqes

Shkruar nga: Artan Lame  
Botuar më: 12 vite më parë

Artan Lame
Standardi i ri i së keqes

Si në një trekëndësh absurd nga ata që vetëm në truallin arbëror mund të krijohen, në të njëjtën kohë, në Strasburg përfaqësonjësit e Parlamentit shqiptar votonin kundër një rezolute për të burgosurit politikë, në Tiranë vetë të burgosurit politikë të ngujuar arrijnë në vetëflijim, ndërsa Kryeministri ish-komunist i jepte leksione demokracie Europës po nga Strasburgu.

Gati një shekull përpjekjesh të njerëzimit për liri, komunizmi në gjithë historinë e tij, rruga europiane drejt demokracisë, vuajtjet e të dënuarve nëpër diktatura, dy luftëra botërore, vizionet e burrave të shtetit për të drejtat, u përplasën në një ditë të vetme në këtë trekëndësh shqiptar dhe nuk vlejtën asgjë.

Është e kotë të merremi e të bëjmë analiza se si e pse u gjendëm sërish në pikën e nisjes. Nuk ia vlen asfare të merrem me Lajlën, pse votoi kundër a ç’i tha mendja kur e bëri. Lajla është thjesht një krijesë rastësore nga ato që komandohen me një SMS, ndaj ajo s’ka faj. “Di Havaja ç’ësht dynjaja”, thotë një batutë e popullit. Por s’mund të thotë kështu edhe zoti Islami. Me Kastriotin kemi qenë bashkë në të njëjtën anë të llogores, qoftë kur luftonim kundër Saliut e qoftë kur përpiqeshim për të demokratizuar Partinë Socialiste (që megjithatë mbetet partia me më shumë zëra në Shqipëri). Ndërsa tani Kastrioti votoi kundër. As zoti Idrizi nuk mund të thotë se u komandua me një SMS, ndërsa nuk mund të harrojë që me partinë e tij ka marrë përsipër një rol që o të fut në histori o të zhyt në… Të gjitha këto janë gjëra që një javë pasi kanë ndodhur harrohen dhe janë harruar tashmë. Ajo që mbetet është fakti që dy dekada pasi si popull i hymë rrugës që të dashurojmë Perëndimin, sot gjendemi sërish të dashuruar politikisht me Lindjen.

Dhe ndërsa bëjmë këto hesape, ndërsa deputetët që votuan për dashurinë me Lindjen na e lanë turpin në Strasburg dhe u kthyen në shtëpi; ndërsa edhe Saliu i mbaroi leksionet në Strasburg, edhe ai u kthye në shtëpi; të vetmit që vazhdojnë të kërkojnë shtëpinë tonë në Perëndim, janë ata që nuk kanë shtëpi as në vendin e tyre, të përndjekurit politikë.

Unë në jetën time kam bërë vetëm një ditë burg. Madje jo një ditë, por vetëm një natë, dhe jo burg, por thjesht arrest. Në janar të vitit 1990, teksa flitej nëpër Tiranë për një demonstratë që do të bëhej në sheshin “Skënderbej”, një natë na arrestuan kë mundën dhe kë kishin arritur të identifikonin. Na mbajtën atë natë në Drejtorinë e Policisë, na pyetën, më shumë si mjet presioni dhe në të gdhirë na lëshuan. E pra gjithë-gjithë, ky është heroizmi im kundër diktaturës, e megjithatë unë ndihem krenar për atë natë të vetme. Po ata burra që iu shkatërrua jeta burgjeve e kampeve të Shqipërisë në epokën më të zymtë të diktaturës, ç’duhet të thonë?!

Mbi ne atëherë nuk vuri dorë njeri (diktatura kish filluar të shkërmoqej), e megjithatë mua asokohe më dukej vetja se çoç kisha bërë. Po këta burrat që kaluan muaj e vite nëpër hetuesi e që ju hoqi kurrizi gjithë të zezat e perversitetit njerëzor, ç’duhet të thonë e ç’duhet të kenë të drejtë të kërkojnë? Si duhet të ndihen këta njerëz kur, jo vetëm që nuk dëgjojnë sot fjalën e mirë, por përkundër u duhet të dëgjojnë edhe fyerjet më të vrazhda nga goja e Kryeministrit të shtetit të tyre. Qoftë edhe për njerëzillëk, qoftë edhe vetëm për shërbimet që i ka bërë kjo shtresë e stërvuajtur duke e sjellë në pushtet sa herë ka dashur, ai s’duhej t’i kish fyer. Dhe jo vetëm që i fyen, por u thotë se po merren me politikë. Po këta njerëz bash për politikë u dënuan 20 a 30 vjet të shkuara, se po qe se nuk do të ishin ngatërruar me politikën, do të kishin rrojtur të qetë si gjithë ata që hëngrën bukën me kokën ulur.

Për fat të keq, në këtë pikë Berisha ia ka dalë t’i kompleksojë, aq sa t’i bëjë që këta të vuajtur sot të shfaqen si lypsarë që kërkojnë jo të drejta politike, por thjesht bukën e gojës. Në këtë pikë turpi nuk bie më mbi Berishën, se s’besoj të ketë njeri të presë që ai të ketë turp. Turpi bie mbi shoqërinë shqiptare që, me gjithë detyrimin ligjor e moral që ka ndaj kësaj shtrese, ndaj dinjitetit të nëpërkëmbur të këtyre njerëzve, për fat të keq po fillon ta shohë çështjen e tyre ashtu siç do Saliu, thjesht si çështje të bukës së gojës.

Gërdeci vuri një standard të ri maksimalist të së keqes në Shqipëri. Kur nuk shkoi në burg njeri për një ngjarje ku u shuan 26 jetë, ku u hodh në erë një fshat i tërë, ku doli të qenë përfshirë gjithë maskarallëqet e botës, atëherë askush nuk do të shkojë më në burg në këtë vend. Dhe në fakt kështu ndodhi. Pas Gërdecit vijuan të bëhen e të zbulohen afera nga më të ndyrat dhe asgjë nuk ndodhi. Askush nuk u hetua e jo më të dënohej. Steka kishte shkuar aq lart me krimin e Gërdecit, sa askush nuk e kalon dot më.

Me atë që po ndodh këto ditë me vetëflijimin e të përndjekurve politikë, rrezikon të arrijmë një tjetër standard maksimalist edhe në çështjen e mosreagimit ndaj së keqes. Nëse shoqëria shqiptare nuk ia del të reagojë as pasi njerëz të vuajtur mbyllen për javë të tëra në grevë urie, as pasi njerëz të stërvuajtur vetëflijohen me benzinë, atëherë as që ia vlen të presim të reagojë më ndaj ndonjë gjëje tjetër.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama