Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Berisha i sterpare

Shkruar nga: Artan Lame  
Botuar më: 12 vite më parë

Artan Lame
Berisha i sterpare

Këto ditë kafehaneve të Tiranës, muhabeti me president është në gojën dhe në filxhanët e të gjithëve, teksa bëjnë parashikime, vrojtime e analiza, hedhin, fshijnë, flasin e përflasin emra e kandidatë. Por ajo që më ka bërë përshtypje, është se të gjithë e dinë se ç’do bëjë Berisha. Prej kohe është thënë se ai do ta çojë çështjen e presidentit deri në limitet e fundit kohore dhe vërtet kështu ndodhi, Berisha u spërdrodh dy muaj rresht pa thënë asgjë dhe e hapi muhabetin e presidentit vetëm ditën e fundit. U tha se Berisha do propozojë fillimisht njerëz nga rrethi i vet i afërt dhe në fakt, prononcimet e para të tijat të tilla qenë kur ai fliste për një figurë të lartë të PD-së. U tha se bën bllof kur thotë se i ka numrat dhe se ndjehet i sigurtë, dhe në fakt doli pikërisht kështu. U tha se pasi ta çojë punën deri në zgrip të orës së fundit, do përpiqet të lëshojë pe dhe kështu ndodhi, Berisha hoqi dorë nga ç’kish thënë për figurë të lartë të PD-së dhe u shfaq me një figurë nga bota e gjyqësorit.

Pas 22 vjetësh midis nesh, atij me ç’duket ka kohë që i kanë reshtur surprizat. Të gjitha shpikjet, akrobacitë, numrat dhe piruetet, me të cilat ka 22 vjet që na sjell vërdallë, tashmë janë konsumuar parë e stërparë nga dy e nga tri e nga katër herë, janë bërë bajate dhe ne e dimë se ç’do bëjë që përpara se ai ta bëjë. Kjo është pasoja direkte e konsumit të stërzgjatur në pushtet. Nëse gruas i duhen dy a tri vjet për të t’i mësuar tabiatet, 22 vjet janë shumë edhe për një popull të tërë për të të mësuar huqet e hiletë.

E keqja e diktaturave është se, edhe nëse e parasheh se ç’do të ndodhë, apo ç’do të bëjë diktatori, është e vështirë të kundërveprosh apo të marrësh masa.

Kjo është një sëmundje e vjetër e diktatorëve, të cilët rijnë gjatë në pushtet, aq gjatë sa, edhe pse fillojnë e ndërrohen brezat, ata nuk dëgjojnë t’i zbresin kalit të lodhur të pushtetit. Kujtoni pak Komandantin që ishte gjithë surpriza deri në fund të viteve ‘50, por që u kthye në një përsëritës të mërzitshëm e tragjik më pas. Kur u prish me jugosllavët kjo u duk si një çudi, ndërsa prishja me rusët më pas, u duk thjesht si një film i parë, për të arritur më pas tek prishja edhe me kinezët, kur nuk çuditi më njeri, madje të gjithë e flisnin nën zë prej kohe. Edhe skema e armiqve të brendshëm që Komandanti e kish aq qejf, megjithëse tragjike u bë aq ripetitive sa erdhi një kohë që sapo dëgjohej fjalimi përkatës, të gjithë e kuptonin se ç’do të ndodhte më pas.

Atëherë duhej t’u shpjegonim ne të huajve pa i ofenduar se ku binte Shqipëria, ndërsa tani janë të huajt që na thonë ku ka mbetur Shqipëria pa na ofenduar.

E keqja e diktaturave është se, edhe nëse e parasheh se ç’do të ndodhë, apo ç’do të bëjë diktatori, është e vështirë të kundërveprosh. Ndryshe nga demokracia ku parashikimi është mjet për të shmangur qoftë përsëritjet e qoftë dramat e shoqërisë, nën diktaturë megjithëse e sheh afrimin e furtunës, të mbetet vetëm një mundësi, të shohësh si film atë dramë ku ti vetë je aktor.

Edhe kësaj radhe, me Berishën po na ndodh e njëjta gjë. Rijmë e dëgjojmë me neveri të njëjtat dokrra të tij për demokracinë, presidentin, integrimin, votën e lirë, ju garantoj un juve, ta them un ty, un ju ftoj juve, e dimë shumë mirë se ç’farë fshihet pas tyre dhe se ç’do të bëjë ai, në këtë film tmerrësisht “deja vu” dhe s’kemi bëjmë, ulim kokën të presim fundin shpifarak të këtij teatri pa shije e të stërparë.

KU BIE SHQIPËRIA?

Në vitet e para të shekullit XX, kur Shqipëria ekzistonte vetëm në mendjet e capak shqiptarëve të ndriçuar, u gjend njëherë Fan Noli në Detroit, në një takim ku i duhej të bënte propagandë për të mbështetur lëvizjen atdhetare. Një zonjë amerikane, e pyet gjithë naivitet:

-Ku bie Shqipëria?

-Buzë Adriatikut – i thashë, kujton imzot Noli.

-Po Adriatiku ku ndodhet?

-Në midis të Ballkanit dhe Italisë, në Detin Mesdhe.

-E Mesdheu? – vazhdoi zonja me naivitet.

-Ky det zonjë, shtrihet midis Evropës dhe Afrikës, dy kontinente këto që kanë, në krahun tjetër të oqeanit Atllantik. Amerikën, të cilën besonj se e dini se ku bie – e mbylli më në fund Noli.

Sot punët kanë ndryshuar dhe jo vetëm se kanë kaluar 100 vjet. Politikanët e botës e dinë shumë mirë se ku bie Shqipëria dhe, po i pyete të thonë: Ah po, ai vendi ku po bëhen demonstrata, ku ndodhi Gërdeci, që u dogj më ‘97-n, ku s’merret vesh kush është ëngjëlli e kush djalli, e kështu me radhë. E shihni se sa kanë ndryshuar punët që nga koha e asaj zonjës injorante të para një shekulli.

Por prapë dipllomatët e sotmë kanë hall me ne. Fillimisht, na konsideronin për vënd ballkanik, se evropianë s’ja kemi dalë dot të jemi asnjëherë. Pastaj, meqë disa vende ishin ku e ku më të përparuar se të tjerët, si puna e Sllovenisë apo e Kroacisë, politikanët, për ne që mbeteshim, shpikën termin “Vendet e Ballkanit të Jugut”. Aq zët e kishin vetë kroatët e sllovenët fjalën “Ballkan”, sa menjëherë sa ju bashkuan Evropës, filluan të refuzojnë të quhen “vende ballkanike”.

Mirëpo, edhe brenda atyre vendeve që mbetën në Ballkan e Jugut, prapë u vu re se kishte shpejtësi të ndryshme dhe, belaja u kthye në problem kur Bullgaria dhe Rumania u pranuan në Evropë. U ulën edhe një herë gjeo-politikanët, vranë mëndjen dhe për vëndet e mbetura, prodhuan termin “Vendet e Ballkanit Jug-Perëndimor”.

Tani së fundi, edhe Mali i Zi me Sërbinë po na lënë shëndenë, se po ecin siç duhet udhës drejt Evropës. Në fund do mbetemi vetëm ne, të vonuarit e përjetshëm. Po si do na quajnë? Po qe për punë termi, nuk është problem, se evropianët sqimatarë për të mos na mbetur hatri, do shpikin ndonjë frazë të spërdredhur të llojit “Vendet e Ballkanit Jugperëndimor, krahu i Majtë poshtë, anash Adriatikut”. E thënë shkurt, trojet ku rrojnë shqiptarët. Ky është përparimi ynë në një shekull. Atëherë duhej t’u shpjegonim ne të huajve pa i ofenduar se ku binte Shqipëria, ndërsa tani janë të huajt që na thonë ku ka mbetur Shqipëria pa na ofenduar.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama