Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Konsensusi nuk është Uniteti

Shkruar nga: Donik Sallova  
Botuar më: 12 vite më parë

Donik Sallova
Konsensusi nuk është Uniteti

Zgjedhja e Presidentit të Shqipërisë po përcillet me debate të shumta politike dhe mediatike rreth mënyrës së zgjedhjes së tij, sidomos për shkak të faktit që pas ndryshimeve të fundit kushtetuese të bëra nga PD-ja dhe PS-ja, përveç të tjerash, Presidenti mund të zgjedhjet me shumicë të thjeshtë votash pas tri raundeve të para ku kërkohet shumicë e kualifikuar. Në këtë debat janë përfshirë edhe pjestarë të korit diplomatik në Shqipëri si dhe vetë BE-ja, e cila një ndër kushtet që i ka vënë Shqipërisë për të fituar “statusin e vendit kandidat” është edhe mënyra e zgjedhjes së këtij Presidenti, përkatësisht që Presidenti të zgjedhet në mënyrë konsensuale! Rasti i parë i presidentit “konsensual” konsiderohet Alfred Mojsiu, i cili atëbotë u zgjodh me pajtimin e dy krahëve të politikës shqiptare. Por çfarë e bën konsensual një President? Një president a duhet të jetë kushtetues apo konsensual? Thonë që Presidenti duhet të jetë një figurë që përfaqëson unitetin e popullit, që të jetë konsensual! Po kush e përcakton që një person i caktuar po përfaqësoka unitetin e popullit, konsensusi?

Shqipëria është republikë parlamentare që rregullimin e vet sistemor/politik e ka të bazuar mbi parime kushtetuese. Mënyrën e zgjedhjes së secilit titullar të institucioneve e ka të përcaktuar, sikur që e ka të përcaktuar edhe mënyrën dhe procedurën e zgjedhjes së Presidentit. “Unitetin e popullit shqiptar” mund ta përfaqësoj vetëm ai person që zgjedhet President i Shqipërisë në mënyrë kushtetuese, sepse atëherë, pas zgjedhjes President, kushtetuta i jep atij atributet për ta përfaqësuar unitetin, vullnetin dhe interesin e popullit përmes funksioneve dhe kompetencave kushtetuese për të vepruar në mënyrë institucionale si President. Cilësimi i cilido person tjetër si “më përfaqësues i unitetit të popullit”, jashtë procedurave kushtetuese, përbën një qëndrim subjektiv të palëve, qëndrim ky qoftë edhe i bazuar në konsensusin mes palëve. Shqipëria nuk është “Republikë e Konsensuesit”, por Republikë Parlamentare, me një kushtetutë në të cilën janë të shkruara Institucionet Kushtetuese. Konsensusi nuk është nocion kushtetues, por politik, masdje as politik. Politikë demokratike brenda një republike parlamentare konsiderohet vetëm ajo politikë që zhvillohet brenda rregullave dhe procedurave kushtetuese e demokratike, pra edhe atributi i përfaqësimit të “unitetit të popullit” fitohet nga ai person që merr votat e nevojshme të deputetëve të Parlamentit të Republikës, si i vetmi organ të cilit populli në votim direkt ia delegon pushtetin ligjvënës dhe zgjedhës të institucioneve të tjera.

“President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç”(Kushtetuta e Shqipërise, Neni 86, pika 2). Ky është kriteri i vetëm që një shqiptar të zgjedhet President, pasi të jetë propozuar nga një grup prej jo më pak se njëzet deputetësh dhe të jetë votuar minimalisht nga shumica e deputetëve. Ndërkaq, pika 1 e po këtij neni thotë, “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit”. Pra, nuk thotë që Presidenti duhet të jetë person që përfaqëson unitetin e popullit, sepse një gjë e tillë nuk mund të bëhet nga një person joinstitucional, por vetem nga një person që pasi zgjedhet President, bëhet Kryetar i Shtetit dhe kështu përfaqëson unitetin e popullit, tashmë si atribut i fituar me kushtetutë dhe me vullnetin e shumicës së deputetëve të popullit.

Prandaj, çdo kushtëzim politik që po bëhet nga opozita, ambasadokracia (pushteti politik i ambasadorëve jashtë misionit të tyre diplomatik), si dhe vetë BE-ja, më shumë se synim për të kontribuar në zgjedhjen e Presidentit të Shqipërisë, përbën një lojë politike për të imponuar si President një figurë të atillë politike që përshtatet me interesat strategjike të këtyre palëve. Pse na qenka përfaqësues i denjë i “unitetit të popullit” Bamir Topi, i cili u zgjodh President pa konsensus ne mes palëve (madje me trafikim votash nga e majta: term i përdorur nga opozita që sot e përkrah), e i cili ka të paktën një vit që proklamon që do jetë në krye të një partie të re (pra e ka bërë të qartë vullnetin e tij politik e partiak), dhe nuk qenka e denjë të përfaqësojë “unitetin e popullit” Jozefina Topalli, e cila sapo të zgjedhej Presidente do hiqte dorë nga të gjitha funksionet partiake dhe do ushtronte funksionet e Presidentit në mënyrë kushtetuese?

Në fund të fundit, shoqëria shqiptare ende nuk ka arritur të ndërtoj institucione të pranueshme akadamike e shkencore të cilave do t’u besonte fillimisht pohimin mbi datën e çlirimit të Shqipërisë, sepse me apo pa konsensus politik në mes palëve, rreziku i parë i çarjes së unitetit të popullit nga Presidenti i Republikës do të jetë data e festimit të ditës së çlirimit, 28 apo 29 Nentori!

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama