Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Pse Liria e Medias i Bën Shoqëritë më të Shëndetshme

Shkruar nga: Aleksandër A. Arvizu  
Botuar më: 12 vite më parë

Aleksandër A. Arvizu
Pse Liria e Medias i Bën Shoqëritë më të Shëndetshme

Informacioni është pushtet. Pak njerëz mund të përballojnë jetesën, t’iu kërkojnë llogari qeverive të tyre, dhe të edukojnë fëmijët pa një rrjedhë të shëndetshme e të lirë informacioni. Qytetarët kanë nevojë për lajme të sakta, në kohë, si dhe të pavarura të cilave mund t’iu besojnë. E njëjta gjë mund të thuhet për bizneset dhe tregjet. Po kështu edhe qeveritë.

Liria e medias i mban shoqëritë dhe ekonomitë të gjalla, energjike dhe të shëndetshme. Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët vuajnë. Shoqëritë vuajnë. Ekonomitë vuajnë.

Megjithatë, teksa njerëzit anembanë botës nderuan Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, organizuar nga UNESCO në Tuniz këtë vit, kërcënimet kundër gazetarëve vijnë duke u rritur. Deri dhjetorin e shkuar, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve numëronte 179 gazetarë në burgje anekënd botës. Dhe gazetarët vazhdojnë të kërcënohen, të sulmohen, të zhduken, apo të vriten sepse përpiqen të raportojnë lajmet.

Gjatë vitit të kaluar, bota ishte dëshmitare si e premtimit ashtu edhe rrezikut ndaj një shtypi të lirë. Kudo në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gazetarët, blogerat, regjisorët, dhe analistët u bënë kronikanë të protestave që rrokën të gjithë rajonin, ndërkohë që disa qytetarë, të armatosur me asgjë tjetër veç telefonave celularë, rrezikuan jetën për të ngarkuar të vërtetën – me tekst, Twitter, and piksel.

Duke bërë këtë, po ushtronin një liri themelore të shenjtëruar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila deklaron: “Cilido ka të drejtën ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime pa ndërhyrje prej ndokujt si dhe për të kërkuar, marrë dhe përcjellë informacion dhe ide nëpërmjet çfarëdolloj media dhe pavarësisht prej kufijve.” Megjithatë, tepër qeveri përpiqen të censurojnë median, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Shumë gazetarëve investigues po u mbyllet goja, shumë prej tyre sepse ekspozojnë korrupsionin – në nivele të qeverisjes vendore, shtetërore, and kombëtare. Shumë sulme e vrasje të gazetarëve mbeten pa u ndëshkuar. Në Shqipëri, panorama ka qenë e përzier. Nga ana pozitive, u pa përparim në miratimin e legjislacionit të rëndësishëm për shpifjen në muajin shkurt. Ky ishte një hap i vërtetë përpara.

Megjithatë, nga ana tjetër, Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për Të Drejtat e Njeriut vërente një numër fushash që kanë nevojë për përmirësim, duke vënë në dukje: “…Media ishte aktive dhe në masë të gjerë e pakufizuar; megjithatë, pati raste presioni politik të drejtpërdrejtë ose të tërthortë mbi median, përfshirë kërcënime ndaj gazetarëve. Në disa raste presioni politik dhe mungesa e fondeve kufizuan median e shkruar të pavarur, dhe gazetarët raportuan se kishin ushtruar gjerësisht vetëcensurë…”

Më tej raporti vëren, “Vazhduan forma të ndryshme të kanosjes ndaj medias. Gazetarët vazhduan të ankoheshin se botuesit dhe redaktorët censuronin punën e tyre, drejtpërdrejt ose tërthorazi në përgjigje të presioneve politike apo të biznesit. Shumë gazetarë u ankuan se mungesa e kontratave të punës për ta shpesh pengonte mundësinë e tyre për të raportuar në mënyrë objektive.”

Ambasada e SHBA në Tiranë shpreson që të gjithë aktorët – parlamenti shqiptar, organizatat e medias, si dhe vetë gazetarët – do të ecin përpara me një përpjekje të përbashkët për të kryer ndryshimet e duhura që do të çojnë përpara larine e medias në Shqipëri. E ardhmja e drejtë e Shqipërisë në Bashkimin Europian varet nga një media e fortë dhe e pavarur. Nevoja e Shqipërisë për të luftuar për një shtyp të fortë dhe të pavarur nuk është e izoluar. Anembanë botës, liritë e medias janë gërryer. Në disa raste, nuk janë vetëm qeveritë që sulmojnë, kanosin, dhe kërcënojnë gazetarët. Janë edhe kriminelët – kartelet e drogës – terroristët apo fraksionet politike.

Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetëcensurohen. Nuk raportojnë më lajmet. Ulin tonet e lajmeve. Lënë hollësi pa përmendur. Burimet nuk i ndihmojnë më. Redaktorët hezitojnë të botojnë artikuj. Vendin e së vërtetës e zë frika. Të gjitha shoqëritë tona vuajnë.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara iu bëjnë thirrje të gjitha qeverive që të ndëmarrin hapat e nevojshme për të krijuar hapësirë që gazetarët e pavarur të bëjnë punën e tyre pa frikë nga dhuna apo përndjekja. Përshëndesim në veçanti ata gazetarë, blogera dhe qytetarë të guximshëm që kanë sakrifikuar jetën, shëndetin, apo lirinë e tyre me qëllim që të tjerët të mësonin të vërtetën. Po ashtu, nderojmë rolin e medias së lirë dhe të pavarur për të krijuar demokraci të qëndrueshme dhe shoqëri të hapura e të shëndetshme.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama