Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Imuniteti dhe sfida me standardin

Shkruar nga: Elton Metaj  
Botuar më: 17 vite më parë

Elton Metaj
Imuniteti dhe sfida me standardin

Rasti “Basha” me ngarkesen dhe zgjatjen disamujore, pavaresisht ecurise se metejshme te takimeve te ministrit me prokuroret, e drejtuar nga Ina Rama dhe jo nga Theodhori Sollaku, sherbeu per te vendosur nje standard te ri. Cdo kerkese e prokurorise per te hetuar deputete te caktuar per korrupsion, do te marre miratimin automatik te Kuvendit te Shqiperise. I propozuar fillimisht nga shumica e djathte, kufizimi i imunitetit parlamentar mbeti thjesht dhe vetem teme e debateve politike per te ushqyer akuzat e ndersjella. Forcat kryesore politike nuk moren asnje hap per te bere ndryshimet kushtetuese apo ligjore, qe do t’i vishnin me lehte parlamentaret ndaj akuzave qe mund t’u formalizojne prokuroret e shtetit. Megjithate, te dy palet, demokratet ne pushtet dhe socialistet ne opozite, tashme duken te terhequr.

Partia Demokratike e mbrojti politikisht ministrin dhe deputetin e saj, Lulzim Basha, te akuzuar nga ish-kryeprokurori per abuzime ne projektin e ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash, pjese e korridorit Durres-Kukes. Basha refuzoi te paraqitej para prokuroreve deri ne momentin qe Ina Rama mori ne dorezim zyren e Sollakut. Per rrjedhoje, procedurat parlamentare te heqjes se imunitetit rrezikuan te deshtonin dhe demokratet ne qeveri nuk kishin me argumente publike per ta shtyre apo refuzuar heqjen e imunitetit. Ne nje levizje qe perpiqej te rikonfirmonte vullnetin antikorrupsion te se djathtes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, propozoi vendosjen e normes parlamentare, qe kufizonte imunitetet para akuzave per korrupsion. Nga ana e saj, opozita pranoi propozimin e Topallit per te shmangur damkosjen si “mbrojtese e korrupsionit”, ndonese besimi te Kryeprokurorja Ina Rama mbetet ne nivelet me te uleta.

Veprimi parlamentar per te ulur imunitetin ndaj akuzave per korrupsion leshon edhe nje sfide jo te lehte per Prokurorine e Pergjithshme. Politika ka qene e mbarsur vitet e fundit me akuza, publikime dhe mohime per perfshirje ne korrupsion te eksponenteve te partive te ndryshme. Pavaresisht kesaj, askush nuk eshte derguar perpara nje trupe gjyqesore per t’u mbrojtur. Ne momentin qe edhe mburoja ligjore ulet, prokuroret kane pergjegjesine te pastrojne sadopak llumin e akuzave apo shpifjeve per abuzime korruptive. Me hetime profesionale, te nisura nga denoncime te medias apo deklarime publike te vete politikaneve, njerezit e akuzes mund te kene perpara tyre cilindo politikan qe deshirojne ta degjojne per korrupsion. Sfida eshte leshuar dhe vete politikanet ndoshta nuk do ta kene aq te lehte sa me pare te permendin tendere, zarfe, ndarje perqindjesh apo kliente preferenciale. Me e lehte do te jete te depozitohen kallezime apo padi konkrete, per sa kohe deputeteve u ka rene imuniteti antikorruptiv.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama