Warning: preg_replace(): Unknown modifier '{' in /home/shqiperia/application/views/helpers/Fetchterms.php on line 13

Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Apele qe shtojne te kunderten

Shkruar nga: Aleksandër Çipa  
Botuar më: 13 vite më parë

Aleksandër Çipa
Apele qe shtojne te kunderten

Fushata zgjedhore në vend po pasuron kronikën e incidenteve dhe tensionit. Në ditët e ardhme, parathënia e tanishme vlen për të rritur edhe më tej shqetësimin, sikundër faktorët monitorues të kësaj fushate po reagojnë në të njëjtën mënyrë, me apel për shmangien e dhunës dhe përshkallëzimit të tensionit. Shqetësimi për këtë dhunë zgjedhore po zyrtarizohet. Kryeministri Berisha në mbledhjen e fundit të qeverisë bëri thirrje për shmangien e militantëve të partisë që ai drejton nga çdo element dhune dhe incidenti. Misioni i OSBE/ODIHR-it gjithashtu e përcakton këtë fenomen në raportin paraprak, si dhe tërheq vëmendjen për sulmet personale gjatë fushatës. Para publikimit të këtij raporti, një cikël i plotë deklaratash prej diplomatësh dhe ambasadorësh të rëndësishëm u janë drejtuar palëve politike në vend që të evitojnë dhunën. Sikundër, personalitete të larta politike të SHBA-së dhe BE-së këmbëngulin se këto zgjedhje përcaktojnë të ardhmen e vendit...etj.,etj.

Realiteti pas gjithë këtij kori zërash apelues shpërfaqet edhe më tepër problematik dhe situata rrjedh përshkallëzueshëm. Në mjedisin elektoral, ngjarjet e dhunshme, fatkeqësisht edhe të përgjakshme si në Tiranë apo edhe në ndonjë qytet e fshat tjetër, të shtojnë trishtimin për rishfaqjen e padëshirueshme të episodeve të anormalitetit elektoral. Kjo zbritje vijuese në terrenin e fushatës agresive, ku njeriu për njeriun nuk është rival konkurrues, por patologjikisht një kundërshtar, të lajmëron vetiu për raportet kritike ndërkombëtare që priten.

Kjo egërsi e dhunshme është paradhomë e cenimit, dhe pse jo, e bjerrjes së integritetit zgjedhor. Vota po kërkohet agresivisht, sikundër edhe po ushtrohet presion kompleks mbi votuesin masiv. Kjo tablo-fasadë po eklipson përmbajtjen dhe brendinë reale të përballjes. Madje, duhet thënë se në këtë mënyrë se si po rrjedh fushata, nuk po lëvizet drejt një ballafaqimi konkurrues, por vetëm nëpër një përballje politike ku serviret presioni zgjedhës dhe jo e drejta nominale vetëzgjedhëse.

Apelet antidhunë pasohen, fatkeqësisht dhe në mënyrë groteske, prej së kundërtës. Mjedisi po ngarkohet edhe më tepër dhe antagonizmi po mprihet si konflikt. Gjuha e artikulantëve dhe protagonistëve më të lartë zyrtarë është vërtet më e zbutur, po i largohen patologjisë ndotëse dhe sidomos asaj kriminalizuese, por matanë kësaj gjuhe të vetëkontrolluar po ofrohet një marrëdhënie po kaq konfliktuale mes opozitës dhe administratës, mes opozitës dhe sidomos institucionit kryesor zgjedhor, KQZ-së. Pra, po rikthehet reminishenca e marrëdhënies së vjetër parakontestuese të procesit zgjedhor. Kjo është pjesa më alarmante për situatën dhe ardhmërinë e procesit. Skepticizmi po shtohet në proporcion të barabartë me kronikën e incidenteve në mjedisin e ngushtë elektoral. Është fjala për një skepticizëm që të shtyn në trishtim më tepër, kur mendon se ai nuk vlente të riaktualizohej pas zgjedhjeve më të cilësishme të viteve 2005, 2007 apo 2009.

Me paradoksin e “apeleve që pasohen prej së kundërtës” po përballen edhe vetë diplomatët ndaj kësaj situate. Të gjithë ambasadorët, së pari ata më të rëndësishmit e akredituar në Tiranë, si i SHBA-së, BE-së dhe vendeve me autoritet të lartë ndikues si i Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Gjermanisë etj., konstatojnë se pas çdo apeli pason shtimi i rasteve dhe incidenteve sporadike si dhe dhuna militante. Elektrizimi i fushatës është i dukshëm në çdo skaj të hapësirës zgjedhore, por më së shumti në Tiranë. Kjo është një normë e re politizuese, e pangjashme me së paku dy apo tri turet e mëparshme zgjedhore në vend. Për këtë shkak, vetë diplomacia po përballet me një ndjeshmëri shumë herë më të lartë nga palët partiake dhe ato të koalicionit. Tashmë është gati e kudogjendur pakënaqësia e anëtarësisë së opozitës ndaj disa artikulimeve të ambasadorit amerikan, shkëlqesisë së tij, zotit Aleksandër Arvizu. Sikundër, po kaq komente dhe interpretime politike ka shkaktuar dhe po shkakton ndërprerja zyrtare e marrëdhënieve mes ambasadës amerikane dhe gazetës së përditshme thellësisht oponenciale ndaj shumicës qeverisëse, “Shekulli”. Ky rast nuk mund të nxirret nga konteksti i marrëdhënieve komplekse që po ngrihen dhe investohen në situatën dhe mjedisin elektoral. Reagimi i ambasadës amerikane është një akt apelues, por reagimet që pasuan dhe do të pasojnë nga gazeta dhe gazetarët, pse jo edhe nga media të tjera, po riqasin diskutimin për rolin e diplomacisë dhe statusit të saj në raport me fushatën, në raport me baraslargësinë nga palët konkurruese dhe sidomos, në raport me demokracinë e mosndërhyrjes në një fushatë ku fjala është për vetëzgjedhjen e votuesve dhe në përgjithësi prej sovranit.

Edhe ky rast, pra ai ambasador-gazetë, duket se do të mbartë shëmbëllimin mes apelit dhe pasimit të të kundërtës që gjenerohet për më tepër se dy vjet e kusur në realitetin politik të vendit.

Shëmbëllime të tilla e dimensionojnë edhe më tepër ndarjen “pro” dhe “kundër”, jo vetëm në mjedisin klasik elektoral, por fatkeqësisht në raportet media-politikë, diplomaci-politikë dhe sidomos parti-administratë.

E gjithë kjo tablo absurde tranzicioni, e pasur me marrëdhënie bashkëjetese mes apelit dhe shtimit të së kundërtës, riaktualizon pasazhin e famshëm te “Republika” e Platonit, ku bashkëbiseduesit e rinj i thonë Sokratit: ”Ç’na ke rrëfyer mbi politikën është shumë e mirë, por e pamundur. Nuk mund të realizohet”...Dhe, Sokrati që gjegjet: ”Po, në qytezën ku kemi lindur është ndoshta e pamundur. Por do të jetë ndoshta e mundshme në një qytezë të huaj”.

Pasimi i apeleve me të duhurën, mesa duket do të jetë i mundshëm...në vendin tonë të imagjinuar, jo në këtë të tanishmin.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama