Debati Aragones-Ramos ka percare skuadren

Debati Aragones-Ramos ka përçarë skuadrën
Sipas tij, situata në skuadër nuk është aspak e qetë, e gjitha kjo për faj të trajnerit të tyre, Luis Aragones. “Debati i ashpër i disa ditëve më parë ndërmjet Aragonesit dhe Serxho Ramosit ka tensionuar shumë grupin, por mbi të gjitha ka prishur harmoninë që ekzistonte në skuadrën tonë, veçanërisht në seancat stërvitore. Gjëra të tilla nuk janë mirë që të diskutohen në sytë e të gjithëve, pasi një trajner i madh dhe me shumë eksperiencë si Aragones duhet ta dijë fare mirë se këto gjëra e shqetësojnë ambientin. E pra, ky debat fare mirë mund të ishte sqaruar ndërmjet të dyve në dhomat e zhveshjes. Shkojmë të përballemi me një prej skuadrave më të forta në botë me një moral të lartë, por nëse gjendja e skuadrës nuk është optimale, atëherë morali nuk vlen”, deklaron sulmuesi i spanjollëve. Më pas, Torres ndalet të vlerësojë edhe disa prej zgjedhjeve të marra nga tekniku iberikas, ku ajo që padyshim bie në sy është përjashtimi i Raul Gonzalesit nga kombëtarja në favor të David Vilës: “Është e vërtetë që golat e Vilës kanë qenë vendimtarë deri në këtë moment për ne, por nëse ne nuk fitojmë këtë Evropian, atëherë kjo zgjedhje do të përflitet gjatë në Spanjë”, përfundon sulmuesi i përfaqësueses spanjolle.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama