Rreth 300 stola te thyer ne derbi/ Partizani pret faturen

Rreth 300 stola të thyer në derbi/ Partizani pret faturën

Vetëm 295 stola të thyer, dëmi shkon mbi 2 mijë euro Tirana ka bërë dje bilancin zyrtar të dëmeve që u shkaktuan në stadiumin "Selman Stërmasi" në sektorin mik. Edhe pse më herët ishte thënë që stola të thyer ishin afro 400, pasi janë bërë kontrollet kanë rezultuar 295 të tillë.

13124992_502658686595199_1575962429867263326_nFSHF-ja pritet që ta llogaritë një ulëse me 8 euro dhe në të tilla kushte i bie që dëmet shkojnë në 2360 euro në total. Parà këto që, sipas të gjitha gjasave, Komisioni i Disiplinës pritet që t'ia faturojë klubit të Partizanit, pasi stolat e thyer ishin pikërisht në sektorin mik, në H1 dhe H2.

Nuk është e para herë që nervat apo pakënaqësitë që tifozët kanë t'i shfryjnë te stadiumet. Edhe pse "Selman Stërmasi" është një stadium që ka pak muaj që është rikonstruktuar, në të dy derbet e zhvilluara (fazë e parë dhe e katërt) janë shkulur dhe thyer stola.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama