Përralla Shqiptare

Përralla Shqiptare

Proza gojore është shumë e zhvilluar. Ajo paraqitet në forma të ndryshme. Një nga format më të përhapura e më të njohura, është pa dyshim përralla. Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzimit në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet, por nga një trill i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike etj. të jetës njerëzore. Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve: me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët etj. Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëi, psikologjia e sheh përrallën si shprehje të proçeseve shpirtërore, ndërsa shkenca e letërsisë përpiqet të përcaktojë se ç'është ajo që e bën përrallën të jetë e veçantë edhe brenda llojeve të prozës gojore. Ajo synon të përcaktojë elementet më të qenësishme të këtij lloji dhe, ashtu si etnografia, të kërkojë zanafillën e saj.
Përrallat shqiptare shquajnë për larminë e fantazisë së tyre dhe për thurrjet interesante të subjekteve. Roli i fantastikes edhe në përrallat tona është shumë i madh. Me anë të saj rrëfimtari popullor deformon artistikisht dhe përpunon qoftë artistikisht, qoftë filozofikisht subjektin, elementet e realitetit duke krijuar një simbolikë të pasur që flet alegorikisht për mësime shoqërore, etike dhe estetike për jetën. Pikërisht në vlerën e saj filozofike qëndron edhe një nga anët më të rëndësishme të përallës. Nëpërmjet saj jepen gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuar, për aspiratat dhe ëndërrimet e njerëzve etj. Duhet thënë se vizioni i përgjithshëm që buron nga përrallat për botën e jetën është optimist. Kështu, edhe në përrallën tonë, e mira triumfon dhe njeriu me anë përpjekjesh dhe sakrificash, duke qënë kurdoherë i ndershëm, ia arrin më në fund lumturisë, arrin ta fitojë atë (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturisë). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qëndrueshmërinë e popullit përballë problemeve të jetës dhe vështirësive që dalin përpara.

  • Perralla e Shqipes

    8 vite më parë
    Perralla e Shqipes

    Nji djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipnisë. Nji shqipe fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të nji shkrepi. Shqipja ishte jashtëzakonisht e madhe dhe mbante në çapojt nji gjarpën. Mbas pakë shqipja fluturoi prej shkrepit ku kishte çerdhen.

Reklamat

Pronat e Fundit


  • domain shqiperia

Video

Lajm dhe tema t nxehta

AKTUALITET

TEMA TË NXEHTA

KULTURA

Albforumi