Ali Riza Ulqinaku

Ali Riza Ulqinaku

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku lindi në Ulqin në vitin 1855, në familjen e një barkatari, që banonte në lagjen Rana pranë bregut të detit. Babai i tij quhej Jakub Behluli, prej fisit Usta Ali. Në Ulqin e thërrisnin Hafiz Ali Gjoku, sipas familjes që njihej edhe me këtë emër. Mësimet i filloi në Ulqin te myderrizi Sali ef Hylja. Në Medresenë e Ulqinit mësimet i ka ndjekur deri në librin Fenari. Me rënien e Ulqinit nën Mal të Zi, më 1880 familja e tij emigroi në Shkodër bashkë me 413 familje të tjera që u shpërngulën nga Ulqini. Në kohën kur iu lehtësua pikëllimi dhe mjerimi i madh, që e dërrmoi moralisht e materialisht familjen e tij, Hafiz Aliu vendosi të vazhdonte mësimet në Medresenë e Shkodrës dhe aty e mori ixhazetin (diplomën e medresesë). Pas kryerjes së Medresesë në Shkodër, Hafiz Aliu në vitin 1882 emërohet mësues i shkollës fillore në lagjen Dudas të Shkodrës. Ishte djalosh në moshë 27- vjeçare. Diskutabil duhet të jetë edhe transferimi i Hafiz Aliut nga Shkodra për në Lezhë. Në disa burime thuhet se, me kërkesën e popullit të qytetit të Lezhës, në vitin 1889 emërohet imam dhe mësues në shkollën fillore e këtij qyteti, si dhe myfti pranë Babu-Meshihatit. Mirëpo gjuhëtari dhe orientalisti i njohur Tahit N. Dizdari (tani i ndjerë), autor i veprës madhore ''Oriental-izmat në gjuhën shqipe'' pohon se prej disa ulemave regresistë u përgatit një ''mazbatë'' kundër tij, çka i kushtoi edhe transferimin për në Lezhë. Sidoqoftë, në Lezhë Ali Ulqinaku do të vendoset familjarisht edo të qëndrojë 24 vjet radhazi, deri në fund të jetës së vet. Ky qytet do ti bëhet si një vendlindje e dytë. Këtu do të njohë kulmin e karrierës së tij, do të realizojë prodhimtarinë më të rëndësishme kulturore dhe dotë lërë pasardhësit që të jetojnë edhe sot e kësaj dite Hafiz Aliu vdiq në Shkodër më 23 prill1913. Është varrosur në xhaminë e Shaban-efendisë në Mahallë të Re. Varri i tij sot nuk gjendet.


Veprimtaria letrare

Hafiz Ali-Riza Ulqinaku u muar me krijimtari letrare e me veprimtari filo-logjike dhe pedagogjike jo i shtyrë vetëm nga feja, por i shtyer fuqimisht nga nevojat e popullit për dije dhe arsim, për kulturë dhe shkencë, i motivuar nga dashuria për gjuhën shqipe, për ruajtjen e kësaj gjuhe si kushtim më parësorë, për ruajtjen e kombësisë shqiptare të popullsisë shqiptare islame. Opusi krijues i Hafiz Aliut është mjaft i gjërë. Ai ka lënë disa vepra, qofshin ato të botuara, qofshin dorëshkrime. Ka botuar një përmbledhje me tri vepra të veçanta:

1) përkthimin shqip të veprës turke Huda Rabbim të dijetarit dhe filozofit turk Ibrahim Hakki Erzurum,
2) Mevludin me titull: ''Terxheme-i-mevlud ala lisani arnaud'', dhe
3) Një fe-rrëfenjës me titull: "'Mexhmuat-ul- avah". Në dorëshkrim kë lënë një ''Abetare'' shqipe dhe tre fjalorë që i quajti ''Ulqin''. Fjalori i parë Bedi-ul-Mukattar është një fjalor në vargje turqisht-shqip, sipas modelit të shkollës orientale, që përvetësohej nga nxënësi duke e mësuar përmendësh. Fjalori i dytë Axhib-ul-menzar është fjalor alfabetik turqisht-shqip, ndërsa fjalori i tretë Garib-ul-me. Ôsar është fjalor shqip-turqisht. Ky fjalor paraqet më tepër interes dhe përbëhet prej 4000 fjalëve. Si kryevepër e Hafiz Ali-Riza Ulqinakut merret Mevludi Sherif. (Trajta burimore e kësaj fjale arabe është mevlid dhe ka domethënien: vendlindje, ditë-lindje ose vjershë për lindjen e profetit Muhamed). Në realitet fjala është për Mevludin e poetit të shquar turk Sylejman Çelebiut, të cilin Hafiz Aliu e ka përkthyer në gjuhën shqipe. Përveç përkthimit origjinal kjo vepër ka edhe adaptime, përshtatje dhe poezi origjinale. Mevludin Hafiz Aliu e ka shkruar me metrin remel tri herë failatun. Nga vetë përkthimi mësojmë që Hafiz Aliu mirë e ka njohur mjeshtrinë e vargëzimit, duke patur parasysh meloditë e Mevludit. Është me ineteres të theksojmë se përkthimin e Mevludit Hafiz Aliu e bëri në Ulqin në moshë të djalërisë, në vitin 1873. Duke u shpërngulur nga Ulqini veprën e mori me vete në dorëshkrim. Mjaftë i diskutueshëm është viti i botimit të Mevludit. Por sipas të dhënave që jep vetë Hafiz Aliu në autobiografinë e tij, del se ky Mevlud është botuar në vitin 1884-85. Vepra letrare e Hafiz Aliut, ajo e botuar dhe pjesa në dorëshkrim, ka bërë ndikim të madh në krijuesit letrarë me alfabet arab pas tij. Vargjet e ngritura shqip të Hafiz Aliut dhe gjuha e tij, ndonëse plot me orientalizma, paraqesin interes të posaçëm për studime letrare dhe gjuhësore, kurse përmbajtja moralizuese e tyre shërben dhe mund të shërbejë si udhëzim, si doracak për sjellje praktike të besimtarit në islam nëjetën individuale dhe në kolektivitetin kombëtar. Hafiz Ali Ulqinaku në veprat e tija është nënshkruar me pseudonimin poetik Ali-Riza, ndërsa mbiemrin Ulqinaku me siguri do ta ketë marrë pas emigrimit në shenjë kujtimi për vendlindjen e tij.

Hafiz Aliu i takon frymës fetare në krijimtarinë e bejtexhinjve ulqinakë. Për këtë na flet bejtja në vazhdim:

U ndriçue jeta, kur leu Ai Resul,
Qiell e tok' m 'at sahat u mbush me Nur.
Kushdo të don prej xhehenemit nexhatë,
Le të bin tuj qa me lot ai sallavatë.

ose:

llahi mi gjunaqar banqerem hem kti Ali-Riza, me na fal neve për hatër t'ati Ahmed resulull-llah.

Duke i bërë Mevludit një parathënie të vjershëruar, duke i shtuar poezi origjinale, vepra mori karakter didaktik dhe patriotik, sepse siç thotë autori: Zoti i di të gjithë gjuhët. pra edhe shqipen. Kjo parathënie ka gjithsej 20 vargje dhe autori atë e fillon me një lutje:

Bismil-lahi thaç me izën t'Perenis hem me nim t 'Zotit qi na ka jaratis.
Xuna me shkrumun ni mevlud un si ka, ardhun n 'dynja aj Muhamed Mustafa.

Është shumë me rëndësi të theksohet një varg e këtij Mevludi për të vërtetuar vetëdijen kombëtare të Hafiz Ali Ulqinakut, të cilin e shpreh në parathënien e tij:

Arnaudçe me qerem t 'Zotit u lenis isht nji gjuh qi kalem s'isht kollanis
Kushda qi ta ven hesab danji hata mej gadit aj qi ta shofi banj rixha

Nga ky varg mund të vërehet edhe ajo që Hafiz Aliu ishte i mendimit që i pari filloi ta shkruante shqipen me alfabetin arab. Frika e gabimit, qartë mund të vërehet në këto vargje. Mirëpo, duhet theksuar se, shqipen me alfabetin arab në Shkodër, sipas Zef Jubanit, të parët e kanë shkruar bejtexhinjtë shkodranë mulla Hysen Dobraçi dhe mulla Salih Pata, i cili njëkohësisht ishte poet satirik i oborrit të Bushatlinjve. Flitet, pra, për gjysmën e dytë të shekullit XVIII.
Hafiz Aliu ishte modest në vlerësimin e aftësive të veta. Për këtë bën fjalë vargu në vazhdim:

Nji vesile për me ba Aj Dhylxhealë,
Me qerem t 'Vet mue gjynahet me m'ifalë.

Dhe shefaat Aj Muhamed Mustafa,
Ktij gjynahqari Hafiz Ali Riza.

Nga ky detaj mësojmë se para se të shpërngulej në Shkodër e të merrte mbiemrin Ulqinaku sipas vendlindjes, ai quhej Ali-Riza. Ai ishte atdhetar i kulluar, poet i talentuar, përkthyes i shkëlqyeshëm, leksikograf i dalluar dhe alim i nderuar në rrethin ku jetoi dhe veproi e më gjerë.

N'qoft, qi prej qyfrit me kast, ose gabim, Fjalë, qi nuk duhen, e kamfol'pa mendim.
Jo se shejatit muhalifndonji punë, Prej gjith atyne u largova un.

Njerëzit që e njihnin thonë se ka qenë bejtexhi shumë i talentuar, kurse njëri prej tyre, I hafiz Hasan Mavriqi ka thënë: ''Ka qenë i zoti, sidomos si shair. Letrën ka pas mujt me e ba në bejte''.

Me interes të posaçëm për mendimin letrar e fetar është vjersha ''Farzet e Nemazit''. Poezia ka 20 vargje, përkatësisht pesë strofa katërvargëshe. Është bejte moralizuese dhe është e dedikuar masave të gjera, gjegjësisht besimtarëve në islam. Poezia fillon me:

Ashtu dhe namazi dymdhet farze ka,
Njenin mangut t'a lan, namaz nuk ka.
Përpara nemazit, gjasht jan pa.fillue,
Farzi i par 'P: gjith vuxhudin me mbulue.

Pasi besimtarët në islam i njofton që nemazi ka gjithsej 12 farze, ai jep njëkohësisht edhe këshilla që kanë të bëjnë më të, siç janë: besimtari duhet plotësuar të gjitha 12 farze dhe, kështu, me qëllim në strofën e parë e thekson se: ''vuxhudin me mbulue''.
Pasi bëri njoftime themelore që kanë të bëjnë me nemaz, në strofat që vijojnë bën fjalë për abdesin, Kiblen, mënyrën e të falunit etj. Autori vjershën e përfundon me këshillë:

Gjith e cilin ryqën n 'vend të vet e ban,
Kush s'i ruen, nemazin s'e ka tamam.
Me mendue qije n 'huzur të Perendis,
Mir 'e ke dal, shejtanit mos i ujdis.

Bejtexhiu kijametin e sheh si realitet, gjë që do të vijë. Në poezinë ''Shenjat e kijametit'' thotë:

Kijameti dit' për dit 'vjen tuj afrue
Dhe nishanet për kijamet tuj zbulue.
Padishahi gjith dynjas Aj Pejgamer,
Për disa nishane ka dhanun haber.
Zor, me rujt imanin për at qi mendon,
Edhe dielli ka me lemun kah prendon.
Kah prendon, Dielli kur t'lejn, Zot na ruj,
Tobja ma kabull s'i bahet hiç ndokuj.

Siç vërehet, bejtexhiu përpiqet që në hollësi të na informojë se nishanet e kijametit janë evidente dhe vërehen. Besimtarët sipas tij, imanin zor do ta rujanë kur të vijë kijameti, të cilin e sheh me shumë çrregullime në natyrë. Jeta e njeriut nuk është e përhershme. Njeriut i vjen mbarimi, mbarim ky që përfundon me vdekje. Ky autor njeriut në përgjithësi ia shtron një pyetje, të formuluar në vjershë, si vijon:

A ti Dynjanë, a Dynjaja t 'mujti ty?
A e mblodhe mallin ti a malli ty?
A e le Dynjanë, a Dynjaja t 'la ty?
A ti Dynjanë a Dynjaja t 'rrejti ty?

Varrin e sheh si një vend të përhershëm për njeriun. Këtë e përshkruan me një realizëm, kur thotë:

Natën e vetme Zotyn n'a e baft kollaj,
Veç qeverimit t 'Z;otit, s'asht tjetër uzdaj.
Vorri nuk njefkend të madh as padish,
Kushdo qi t'i vijn s'asht aty veç nji All-llah.

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama