Zatat e se nesermes …

Zotat e së nesërmes: Cila është e ardhmja e fesë?

Nga BBC Future

Gjatë historisë, besimi i njerëzve dhe lidhjet e tyre me institucionet fetare janë transformuar, argumenton për BBC, Sumit Paul-Choudhury. Po çfarë tjetër?
Para Budës, Jezusit, Muhamedit, ishte Zoroastra. Rreth 3.500 vjet më parë, në epokën e bronzit, kishte një vegim për një Zot të vetëm. Një mijë vjet më vonë, Zoroastrianizmi, feja e parë e madhe monoteiste në botë, ishte besimi zyrtar i Perandorisë së fuqishme Persiane. Në tempujt e saj të zjarrit, morën pjesë miliona adhurues. Një mijë vjet pas kësaj, perandoria u shemb dhe pasuesit e Zoroaster u persekutuan dhe u kthyen në besimin e ri të pushtuesve të tyre, Islamin.
1.500 vjet më vonë – sot – Zoroastrianizmi është një besim që po vdes, flakët e saj të shenjta kanë tendencë të përfshijnë në zjarrin e besimit gjithnjë e më pak adhurues.
Ne e konsiderojmë si të mirëqenë që fetë lindin, rriten dhe vdesin – por ne gjithashtu jemi çuditërisht të verbër nga ky realitet. Kur dikush përpiqet të zëfill një fe të re, ajo shpesh hidhet poshtë si kult. Kur njohim një besim, ne i trajtojmë mësimet dhe traditat e tij si të përjetshme dhe të shenjta. Dhe kur një fe vdes, ajo bëhet një mit dhe pretendimi i saj për të vërtetën e shenjtë skadon. Përrallat e panteoneve Egjiptiane, Greke dhe Norvegjeze tani konsiderohen legjenda, jo shkrime të shenjtë.
Edhe fetë e sotme mbizotëruese kanë evoluar vazhdimisht përgjatë historisë. Krishterimi i hershëm, për shembull, ishte një kishë me të vërtetë e gjerë: dokumentet e lashta përfshijnë tekste të shenjta për jetën familjare të Jezuit dhe testamente për fisnikërinë e Judës. U deshën tre shekuj që kisha e krishterë të konsolidohej rreth një kanuni shkrimesh – dhe më pas, më 1054 ajo u nda në kishat lindore, ortodokse dhe katolike. Që atëherë, Krishterimi ka vazhduar të rritet dhe të ndahet në grupe gjithnjë e më të pavlefshme, nga Kuakerët e heshtur deri te Pentekostalistët që merren me gjarpërinjtë.
Nëse besoni se besimi juaj ka arritur në vërtetësinë përfundimtare, mund të refuzoni idenë se ajo do të ndryshojë fare. Por nëse historia është ndonjë udhëzues, pa marrë parasysh sa thellë mund të jenë besimet tona sot, ka gjasë me kohën ato të transformohen, ndërsa u kalojnë pasardhësve tanë – ose thjesht të zhduken.
Nëse fetë kanë ndryshuar kaq dramatikisht në të kaluarën, si mund të ndryshojnë në të ardhmen? A ka ndonjë substancë për pretendimin se besimi në perëndi dhe hyjnitë do të vdes i plotësisht? Dhe ndërsa civilizimi ynë dhe teknologjitë e tij, bëhen gjithnjë e më komplekse, a mund të shfaqen forma krejt të reja të adhurimit? (Gjeni se çfarë do të ndodhte nëse inteligjenca artificiale të krijonte një “shpirt”.)

Nga Sumit Paul-Choudhury
* Kjo analizë është paraqitur në koleksionin e materialeve “Më të mira të vitit 2019” në BBC Future
Përgatiti: Albert Vataj