Senalda Mehmet

7 Maji 2026

Inxhinierja e aviacionit, Senalda Mehmeti, deklaroi se kriza aktuale e furnizimit me karburante dhe pasojat e konflikteve ndërkombëtare kanë krijuar pasiguri në sektorin e aviacionit, duke ndikuar edhe në operimin e linjave ajrore.

E ftuar në emisionin ‘Kush Paguan’ me Klaudja Karabolli në SYRI TV, Mehmeti theksoi se Shqipëria ka një avantazh për shkak të aksesit të shumëfishtë, jo vetëm nga ajri, por edhe përmes rrugëve tokësore dhe porteve detare, çka lehtëson fluksin turistik.

Sipas saj, janë hartuar disa skenarë për menaxhimin e krizës, duke nisur nga situata e përballueshme nëse zgjat një muaj, deri te rreziku për kolaps në rast të zgjatjes më të gjatë. Megjithatë, deri tani kompanitë ajrore kanë arritur ta menaxhojnë një pjesë të kostove, shpesh duke i përballuar vetë dhe pjesërisht duke i reflektuar tek konsumatorët.

‘Ne kemi edhe një të mirë që jena të aksesueshëm edhe jo vetëm nga ana ajrore, pra e aviacionit, po kemi edhe rrugët tokësore, pra të gjithë turistët europianë, një pjesë e mirë, shumë e madhe vijnë edhe me rrugët tokësore.

Edhe nëpërmjet porteve detare, po edhe nëpërmjet rrugëve tokësore sepse e bëjnë komplet zonën e bregdetit të Adriatikut, domethënë fillojnë nga Adriatiku dhe vazhdojnë zbresin deri poshtë në jug.

U bënë disa skenarë të mundshme ku thonin që në qoftë se zgjat një muaj, ë, për një muaj pra kanë rezerva dhe është, është i menaxhueshëm. Në qoftë se zgjat më një muaj si do rriten çmimet, në qoftë se zgjat më dy muaj, patën shkuar në një skenar tjetër kolapsi.

Fatkeqësisht po vazhdon e zgjatet, por ka një të mirë, për shkak të konflikti, ka disa shkarkime, të cilat i jep mundësi që të furnizohen me karburante dhe deri tani kompanitë ajrore në një farë mënyre e kanë menaxhuar që pjesën më të madhe të kësaj kostoje ta mbajnë vetë. Kuptohet duke pasur edhe këto lehtësira dhe facilitete të shteteve përkatëse që i kanë ndihmuar dhe kanë negociuar që ata të furnizohen me karburant. Një pjesë pastaj sigurisht është shkarkuar edhe tek, tek konsumatori.

Sigurisht, thashë kur bëhet fjalë edhe për, për linjat të gjata.

Gjithsesi vërejm një pasiguri se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.  

Ka ngjallur një pasiguri. Shpeshherë edhe njerëzit vijnë dhe më pyesin që, Anxhela, çfarë do bëhet domethënë me linjat, a do vazhdojnë, s’do vazhdojnë. Sigurisht që ato deri tani skenari më i mundshëm është që të vazhdojnë dhe do vazhdojnë të operojnë.

Shpresojmë që kriza të mos thellohet edhe më shumë dhe të mos ketë një lloj defiçiti në furnizimin me, me hidrokarbure dhe karburantin që ato furnizohen, se në qoftë se vazhdojnë domethënë me këtë ritëm, sigurisht që do ketë edhe masa deri te këto ekstreme që ka ndërmarrë edhe Italia që ka shkurtuar në limit të furnizimit me karburante.

Ka disa kompani ajrore, siç është Ryanair, që faktikisht ka lajmëruar edhe që do shkurtojë linjat për arsye se nuk e përballon dot.

Do shkarkojë, si të thuash, do të riskedulojnë edhe njëherë, pra riorganizojnë destinacionet e tyre që ato kanë. Në qoftë se kanë pasur dy destinacione në ditë do ta heqin njërin. Të paktën kështu kanë lajmëruar në qoftë se ky konflikt do vazhdojë dhe në qoftë se ata gjenden përballë kësaj zgjedhjeje, pra që nuk arrijnë dot që të marrin atë furnizimin e duhur.

Atëherë në qoftë se edhe çmimi, çështja është këtu se në qoftë se nuk ka furnizim me karburant, ti mund ta rrisësh sa të duash çmimin se nuk kanë me çfarë të furnizohen. Kjo është edhe, prandaj edhe Italia, për të menaxhuar këtë krizë, ja bëri të, të limituar që secila kompani ajrore të marrë një sasi të caktuar furnizimi në mënyrë të tillë që në momentet që ka zgjidhje të krizës së luftës në vendet që furnizohen me karburant, të marrin direkt dhe të shtyjnë kështu deri tek faza tjetër.

Pra po e bëjnë fazë pas faze. Këto siç ishte dikur në kohën e Covid-it që edhe ushqimet në një farë mënyre i merrnim të racionalizuara dhe nuk lejoheshin të merrnin më shumë sesa ç’kishte nevojë. E njëjta gjë po aplikohet tani në këtë sezon lufte po themi që kemi tek pjesa, pra tek zonat e vendeve arabe që janë edhe furnizuesit kryesorë me naftë dhe karburantet e tjera. Për  shkak të këtyre krizave, për shkak të këtyre ndalesave, sigurisht që edhe kompanitë ajrore po e marrin ë të racionalizuar edhe pjesën e karburantit, derisa shpresojmë që të mos shkojmë në skenarët ekstreme që kjo krizë të vazhdojë edhe për shumë gjatë’, tha Senalda Mehmeti në SYRI TV.