Zonja Bozo na ndihmoi me sinqeritetin e saj: Me ENVERIZMIN APO NDRYSHIMIN

Nga Lek Mirakaj

Me Intervistën e z. Luljeta Bozo Edi Rama ja arriti qellimit.

Me ENVERIZMIN APO NDRYSHIMIN. Me Enveristet e perfaqesuar nga z.Bozo e z Ruci.

E denigroi dhe e depersonalitizoi inxhinieren dhe nga ana tjeter i dergoi nje mesazh te qarte gjithë nostalgjikëve se partia ndërron emrin po mbetet e njejta partia juej.

Nuk ka asnje dyshim qe z.Bozo nuk do e kete te gjate me Edin. Edi do peqe lepe njerez ,jo njerez te mençur qe t’i japin mend dhe shpejt do e nxjerr ne pension. Nuk jane dijet e saj inxhinierike dhe perdorimi i profesionalitetit te saj ne ditet e termetit qe e kualifikuan ne krye te listes per deputete. Ishte nevoja qe ne kete periudhe te veshtire ku ndodhet para zgjedhjeve te Prillit dhe duke pas humbur mbeshtetjen edhe te socialisteve te thjeshte, qe jane te zhgenjyer nga qeverisja e tij, Edi Rama ka nevoje per aktivizimin e nostalgjikve dhe a mund te kishte mesazh me te qarte ,derguar gjithë fosileve ,por qe bejne number se mesazhi qe iu dergoi dje,kur komunistja Bozo deklaroi me plot gojen se Enveri kishte me shumë te mira se te keqija.

Thashë se e denigroi zonjen per aresyen e thjeshte se ne momentin qe ajo do e bezdise Edin, ai do e demaskoi si enveristen e fundit qe nuk duhet te jete ne rradhet e rilindjes.

Jemi para Prillit dhe shqiptarve i jane vene perball dy modele, te zgjedhin midis PD qe me gjithë gabimet e te kaluares vjen ne keto zgjedhje me figura si Alizotin apo Fratari apo Enveristeve te perfaqesuar nga z. Bozo apo z. Ruci.

Pretendimi se te dy palet jane te njejta eshte nje mashtrim i perdorur nga soc.kom.

Nuk mund te jene njesoj, nje parti qe vjen ne keto zgjedhje me nje numer te konsiderushem ish te perndjekurish dhe nje parti ku mbizotron adhurimi per diktatorin.

Edi Rama hyri ne politike “lakuriq “dhe po del nga politika duke “pluguar”.

Lulzim Basha po vjen si nje model i ri ne politiken shqiptare, me premtimin se ka mesuar nga gabimet dhe do sjelle nje qeverisje ndryshe.

Pretendimi i puritanve politike, se i kemi provuar te dy palet prandaj nuk ja vlen te shkojsh ne votime, eshte krejtesisht i gabuar per mos te thene diçka tjeter, hipokrizi.

Zgjedhja kete radhe eshte e thjeshte, te fshihesh pas gjethes se fikut si dikush qe hyri ne politike me gjethen e fikut dhe te besh te pakomprometuarin, apo te shkosh te kutija e votimit i vetedjshem, se duke mos votuar i sherben jo vetem Edit po edhe nostalgjikve enverist te tipit Bozo, Ruci.

Zgjedhja kete radhe eshte e qarte, zonja Bozo na ndihmoi me siqeritetin e saj. Me ENVERIZMIN APO NDRYSHIMIN.

Nga: voal.ch