Flet mjeku Sali Berisha:- “Të pezullohet menjëherë”. Kërkesë urgjente Edi Ramës

16 MARS 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa citon mediat europiane të cilat shkruajnë se vaksina AstraZeneca është pezulluar në Europë sepse shkakton mpiksje gjaku, ka kërkuar që edhe Shqipëria të bëjë të njëjtën gjë.

Postimi i Berishës

Pezullohet perdorimi ne Europe i vaksines Astra Zeneca! Financial Times gazeta me e madhe e Europes hapet sot me titullin me kryesor: “Vaksinimi me Astra Zeneca pezullohet ne Europe per shkak te frikes se mpiksjes se gjakut.”

Suedia, vendi nga kemi marre vaksinen Astra Zeneca pezullon perdorimin e saj. Kurse Xhahili i Surrelit vazhdon injektimin elektoral te kesaj vaksine.

Miq, megjithese deri sot nuk ka asnje prove per lidhjen shkak – pasoje midis vaksines Astra Zeneca dhe vdekjeve te konstatuara nga mpiksja e gjakut pas injektimit te saj, perseri perdorimi i kesaj vaksine sipas Financial Times tashme eshte pezulluar ne Europe.

Edvin Xhahili dy dite me pare u be garant para shqiptareve sepse kontigjenti yne vjen nga Suedia dhe se qeveria Suedeze nuk do lejonte nje vaksine me pasoja per njerezit.

Mirepo sot qeveria e Mbreterise se Suedise ka urdheruar pezullimin e vaksinimit me Astra Zeneca ne territorin e saj.

Ne kete kontekst kerkoj pezullimin e menjehershem te perdorimit te kesaj vaksine deri sa te sqarohen perfundimisht origjina e vdekjeve te konstatuara pas injektimit te saj. Sb.

Gazeta Sot.