ZONJA AMBASADORE E AMERIKES ….MOS I ZHGENJE KAQ RENDE SHQIPTARET…

4 shkurt  2020

Nga Adriatik Dosti

Dashamiresisht dhe shume sinqerisht znj. Yuri Kim…

Shume e nderuara dhe e respektuara znj.Ambasadore e Amerikes ne Atdheun tim …Yuri Kim…
Se pari te uroj mireseardhjen ne Shqiperi e mirese te kryesh detyren tende te larte e fisnike si ambasadore e vendit me te dashur per shqiptaret SHBA-ve… pasi drejt me e thene Shqiperia e shqiptaret qe i kane syte e veshet tek ju e nga ju…mezi te kane pritur…

U ndjeva sinqerisht vertet keq teksa pashe e perjetova keto dite te parat te tuat ne vendin tim axhenden e takimeve e te vizitiva te tua por edhe teksa degjova LIVE disa deklarata e prononcime te tuat qe drejt me e thene nuk me lane hic e kerkundi pershtypje te mire…aq sa do deshiroja e do te shppresoja e besoja se ky nuk do te jete qendrimi zyrtar i Amerikes perfaqesuar ne Tirane prej jush…ndaj Shqiperise e shqiptareve …
Thjesht dua te besoj se mund te jene takime e deklarata emocionale te tuat si ne ditet e para te detyres se re….

Per mua e per cdo shqiptar znj.Kim ..eshte krejtesisht e pa pranueshme por edhe nje lloj fyerje e rende qe ende pa mbushur javen ne Shqiperi ju te nxitoni e te takoni me dashamiresi e entuziazem teper te cuditshem e dyshues pikerisht ata persona e njerez me pushtet sot ne ate vend qe jane pikerisht fajtoret e pergjegjesit kryesore te gjendjes katastrofike totale ne te cilen ndodhet sot Shqiperia e shqiptaret…

Takimi me Gramoz Rucin…kriminelin e 2 prillit, ish ministrin e brendshem te diktatures e ish sekretarin e pare te PPSH ne nje reth te vendit.. e qe vete qenja e tij sot ne krye te kuvendit te Shqiperise eshte simbolika me e qarte e asaj se cfare lloj demokracie fallse e te genjeshtert mbizoteron prej vitesh ne ate vend…
Takimi me Edi Ramen te birin e atij qe firmosi varjen e nje Poeti shqiptar ne litar dhe nipin e nje byroisti kriminel dhe shkaktarin kryesor te Shqiperise – katrastrofike te sotme…

Takimi me Sander Lleshin ministrin e brendshem qe mbyti e helmoj me gaz serb popullin e tij e derrmoj me agresivitet policor extrem protestuesit dhe opoziten dhe mbyti me helm ne gjume gra, pleq, plaka e femije ne nje zone periferike te Tiranes…

Takimi me Ilir Meten qe eshte bashkefajtor ne qeverisjen korruptive te kryeministrit te sotem Rama pasi permes votave te LSI se tij e solli ate ne pushtet por edhe qeverisi po me te ne Tepsine e tij te ndyre te korrupsionit e abuzimit , te xhvatjes e varferimit te vendit e te popullit shqiptar …e qe sot ne menyre kllouneske po kerkon te luaje rolin e ”opozitarit” anti -Rama…

Sikur nuk shkojne kerkundi per te mos thene qe jane nje fyerje e rende per Shqiperine e shqiptaret dhe nje zhgenjim i madh i tyre ndaj jush e figures dhe postit e detyres qe perfaqesoni e mbi te gjitha tek mendon se cilin vend perfaqesoni…vend ndaj te cilit shqiptaret historikisht kane varur fatet e tyre …

Deklarata juaj PRO paketes KCK te krye kck-istit Rama eshte nje tjeter fyerje e rende ndaj shqiptareve.,..nderkohe qe prej jush …asnje fjale kunder… fjala vjen paketes Antishpifje qe cenon aq rende lirine e fjales, demokracine e vertete e fjalen e lire…

Ju vajtet e vizituat nje zone te prekur nga termeti i 26 nentorit dhe mire bete e flm. per kujdesin tuaj…por nuk eshte ne natyren humane e fisnike te kombit e te popullit amerikan qe tu permendni nevojtareve e hallexhinjve ”pakot me ndihma qe lexonin Made in USA” e ku sheqeri, vaji e makaronat ne to te emocionuan ty aq shume…nderkohe qe Amerika ka dekada te tera qe dergon pa limit miliona tonelata ndihma ushqimore ne mbare boten ndaj dhe gezon dashurine e respektin maksimal te nje bote te tere…

Vizitat e tua te para ne llogjiken e kendveshtrimin tim znj.Ambasadore duhej te kishin nisur me nje perfaqesi studentesh shqiptare pasi ata jane e nesermja e atij vendi…per te vazhduar me nje perfaqesi intelektualesh te ndershem shqiptare per ti pyetur perse jane mbyllur ne guacken e tyre dhe nga se kane frike.,…per te vazhduar me nje perfaqei te shoqates se te perndjekurve e te persekutuarve politike per tu dhene shprese , besim e kurajo se ai vend do te behet qe c’ke me te… per te vazhdur me nje perfaqesi grash e femrash shqiptare e per te mesuar perse ato sot vazhdojne ende te dhunohen fizikisht e barbarisht …

Ishte mire te shkoje e te takoje dhe ti pyesje ata qe po protestojne ne Astir…..ishte kryeveper nese do te shkoje e te uleshe kembe kryq me Qendrestaret trima, atdhetare, te qyteteruar e te civilizuar te Teatrit Kombetar qe po i thone JO me trupat e tyre arrogances e banditizmit qeveritaro-shteteror te Rame – Veliajt etj etj…

Ishte mire te takoje Ministreshen e Drejtesise e ta pyesje perse kriminelet, banditet e vrasesit po lirohen nga burgjet…apo qofte edhe sikur te beje nje vizite andej nga SPAK-u e ti pyesje perse u tremben e refuzuan te marrin ne dorezim Dosjen 184…etj etj

E sigurisht do kishe bere gjene me te mire e me te mencur qe takimet e tua te para ti nisje pikerisht edhe me PD e Opoziten e sotme shqiptare qofte edhe per faktin e vetem , kumptimplote e disi te pa zakonte …te daljes se saj prej Parlamentit c’ka flet shume here me shume realisht se sa takimet e tua me Meten, Ramen, Rucin e Lleshin…

Duke ju uruar shendet, mbaresi ne detyren tuaj fisnike e pune te mbare e te suksesshme …
….Mbetem me shprese e besim se do te dini se si te me lexoni e do te kini vullnetin e mire te me mirekuptoni… te pakten per te miren e Kombit e te Popullit tim…si dhe per te justifikuar e permbushur me nder detyren shume te pergjegjeshme e fisnike tuajen ne ate vend…

A.R.DOSTI