18 Gusht 2026

Dhjetëra hektarë pyje po digjen prej orësh në Pukë, ndërsa zjarri vijon të përhapet duke shkatërruar sipërfaqe të konsiderueshme të gjelbërta.

Flakët janë përhapur në zonat e Gojanit, Gjegjanit dhe Haxhiajve, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët dhe mjedisin.

Pamjet e siguruara nga droni tregojnë përmasat e katastrofës, me zona të tëra të përfshira nga zjarri dhe tymi.

Zjarret në Terbun Pukë

Autoritetet dhe strukturat e emergjencave vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të vatrave të zjarrit.

Top Channel