4 Shtator 2026

Situata e rëndë zjarri është raportuar në zonën e Himarës, me flakët që po përparojnë në drejtim të zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarrit, banorëve u është bërë thirrje urgjente të largohen nga banesat, bizneset apo ambientet e tjera që mund të jenë në rrezik.

  • foto galeri

      Në njoftimin e shpërndarë nga kryebashkiaku Vangjel Tavo, për qytetarët kërkohet që banorët të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve gjatë situatës.

      Gjithashtu, qytetarëve u bëhet apel që, në rast nevoje, të kërkojnë menjëherë ndihmën e strukturave të Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, shërbimeve zjarrfikëse dhe urgjencës mjekësore.

      “Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!”, thuhet në njoftim.

      Në terren janë vënë në dispozicion edhe numra kontakti për koordinimin dhe marrjen e ndihmës nga banorët në zonat e prekura:

      +355 69 600 0200
      +355 69 260 4355
      +355 69 478 6723
      +355 69 726 6533
      +355 69 252 1907
      +355 68 240 6302
      +355 69 539 2571
      +355 69 580 3899
      +355 69 323 7130
      +355 69 463 6213

      Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të Himarës të mos neglizhojnë situatën dhe të largohen në kohë nga çdo zonë ku flakët përbëjnë rrezik për jetën dhe pronën.

      Nga: BalkanWeb