3o Shtator 2026

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në katin e dytë të godinës së ish-Shtëpisë së Oficerëve në Fier.

Flakët kanë përfshirë një pjesë të katit të dytë, ndërsa dy katet e para të godinës janë aktualisht të pashfrytëzuara. Në tre katet e tjera ndodhen zyra të Bashkisë Fier, si dhe selitë e Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin e flakëve dhe kanë parandaluar përhapjen e zjarrit në katet e tjera të godinës.

Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.