Zenepe Laçi

6 Shkurt 2023
– Zenepe Laçi drejton prej 12 vitesh konviktin “Ali Bytyçi” dhe Çerdhen “Nën Tereza” ne Puke, duke krijuar një standart të ri në menaxhimin e këtyre institucioneve.
Korrektësia, përkujdesja për fëmijët, dashuria e treguar ndaj tyre, e kanë kthyer atë në një model, jo vetëm për punonjësit e saj.
Zenepe Laçi i ka kushtuar pjesen më të madhe të jetës institucioneve që drejton, teksa bashkqytetarët e shikojnë çdo ditë herët rreth orës 07:00 që i drejtohet dyerve të konviktit, kujdeset për mëngjesin e nxënësve të saj, i pret aty në drekë, zhvillon biseda me ta, kujdeset për studimet, interesohet në shkollë dhe është në çdo hap me ta deri mbrëmjeve vonë, çfar e ka kthyer konviktin si një familje. Jo pak njerëzve ju bie në sy përkushtim i Zenepes në raste të anomalive shëndetësore të nxënësve të konviktit, duke u kthyer në nënë të dytë për ta.
Zenepe Laçi prej vitesh përben garanci për prindrit që sjellin fëmijët e tyre në konvikt dhe çerdhe.