Xhiro nga frika dhe ankthi! Çfarë po ndodh në Lezhë pas tërmetit.

17 TETOR 2021

Të mëdhenj dhe të vegjël. Një pjesë e qytetarëve të Lezhës të trembur nga lëkundjet sizmike të tërmetit dolën në rrugë. Por fatmirësisht nuk u raportua për të lënduar apo dëme nga goditja 4.5 e shkallës Rihter që u regjistrua mbrëmjen e sotme.

Në rrugët e qytetit shfaqen grupe-grupe disa qytetarë që kanë dalë nga banesat si pasojë e frikës nga lëkundje të tjera që mund të ketë.

Tërmeti nuk mund të parashikohet.