6 Dhjetor 202

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për të qenë pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Para gazetarëve ai u shropeh se në këtë samit do të flasë me liderët europianë edhe për çështjen me Kosovën pasi sipas tij u dhunua integriteti territorial i Serbisë.

“Jam optimist për marrëveshjet që do nënshkruajmë sot në këtë takim. Jam këtu për të mësuar shumë nga njerëzit europian për ti dëgjuar ato e për të shpjeguar pozitat e Serbisë.

Serbia është një vend i pavarur dhe ne i dimë detyrimet tona dhe vendimet e KE. Por gjithashtu kemi dhe një situatë ndryshe sa i takon integritetit territorial që është dhunuar në mënyrën më të tmerrshme në 1999 dhe 2008 dhe do e diskutojmë sot me BE-në. Sa i takon marrëdhënieve me Rusinë Serbia është një vend i pavarur. Nëse ju thoni se jemi të lidhur me Rusinë është thjesht një arsye për të kritikuar dikë kur nuk keni asgjë për të thënë” tha ai

Nga OraNews