4 Mars 2023

Virologu rus Andrei Botykov , i cili kishte kontribuar në zhvillimin e vaksinës Sputnik-V kundër koronavirusit, u gjet i mbytur me një rrip në banesën e tij.

Trupi u gjet dje të enjten brenda banesës së shkencëtarit, në veriperëndim të Moskës, raporton Daily Mail.

Botikoff ishte një studiues i lartë në Qendrën Kombëtare të Kërkimeve për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë dhe kishte punuar gjithashtu në Institutin Shtetëror të Virologjisë.

Ai ishte shpërblyer me një medalje për kontributin e tij në krijimin e vaksinës Sputnik V.

Ndërkohë i dyshuar për vrasjen e tij është arrestuar një 29-vjeçar, Alexei Zmanovsky.

Sipas medias britanike, dyshohet se mes tyre ka pasur një sherr për çështje parash.

I riu vrases ka pranuar krimin gjatë marrjes në pyetje, ndërsa mediat ruse raportojnë se ai ishte dënuar më parë me 10 vjet burg me akuzën e ofrimit të shërbimeve seksuale.