Voltana Ademi jep detajet: – Personeli mjekësor në Pukë është futur në karantinë

26 MARS 2020

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi tha se në spitalin e Pukës ndërkohë janë 7 persona personel mjekësor që janë karantinuar.

“Disa mjekë, staf mjekësor, 7 prej tyre në spitalin e Pukës janë karantinuar, ndërkohë kanë filluar të bëhen analizat edhe për një staf tjetër mjekësor edhe në Shkodër. Fatmirësisht, nga analizat e djeshme, stafi mjekësor në urgjencën e Shkodrës, rezultuan negativë.

Por nga ana tjetër shqetësimi është shumë  i madh. Çdo staf mjekësor në çdo qendër shëndetësore nuk kanë mjetet e mjaftueshme.

Ka një numër shumë të vogël të testimeve në territorin e Shkodrës. E them këtë sepse mendoj se 30 veta për qarkun e Shkodrës janë. Janë 30 raste për të cilat janë bërë analiza”, tha Ademi për Ora News.