5 mars 2020

Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez (NHC) ka aprovuar përdorimin e një ilaçi e anti-inflamator për pacientët me ndërlikimet më të rënda të shkaktuara nga COVID-19, infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi i ri që u shfaq në Kinë (SARS-CoV-2). .

Është përbërësi aktiv Tocilizumab, i prodhuar nga gjigandi farmaceutik zviceran ‘roche’ dhe shitet nën emrin tregtar të Actemra. Siç specifikohet nga kompania, ilaçi është përdorur për disa vite në trajtimin e artritit reumatoid, artritit idiopatik të të miturve, arteritëve gjigand qelizor dhe disa sindromave imunologjike.

Por pse autoritetet kineze të shëndetit vendosën ta aprovojnë atë kundër COVID-19?

Edhe pse studimet klinike dhe të dhënat për të mbështetur efikasitetin dhe sigurinë e Acterma në trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri nuk ekzistojnë ende, substanca aktive është e njohur që frenon nivele të larta të Interleukin 6 (IL-6). të përcaktuara nga sëmundje dhe infeksione të caktuara inflamatore.

Këto janë proteina (të quajtura citokina) të prodhuara nga makrofagët dhe limfocitet T që stimulojnë sistemin imunitar t’i përgjigjet ngjarjeve të caktuara, siç është infeksioni i shkaktuar nga një patogjen.

Reagimi imunitar, megjithatë, mund të jetë aq i dhunshëm dhe i pakontrolluar sa që shkakton të ashtuquajturin sindromën e lëshimit të citokinës, e cila mund të ngjallë “stuhitë e citokinës” potencialisht fatale.

Meqenëse disa pacientë me koronavirus përjetojnë komplikime të tilla, kjo është arsyeja pse Komisioni Kombëtar i Shëndetit Kinez ka vendosur të përfshijë Tocilizumab në trajtimin e infeksionit; konkretisht, ata që paraqesin nivele të larta të Interleukin 6 dhe dëmtim të nivelit të mushkërive, pra pacientët më rëndë, do të përfshihen.

Shpresat se do të jetë efektive janë të mëdha, duke pasur parasysh që është ilaçi ‘roche’ është bërë trajtimi i zgjedhjes kundër disa kushteve që përcaktojnë stuhitë e citokinës (për shembull trajtimet me qelizat CAR-T)

Ilaçi, siç shpjegohet nga Reuters, do të testohet në një studim klinik që përfshin 188 pacientë të prekur nga COVID-19, i cili do të vazhdojë deri më 10 maj. Në shkurt ‘roche’ bëri disa dhurime të ilaçeve në Kinë pikërisht për të siguruar këtë eksperiment, i cili do të monitorohet nga një ekip i pavarur për të siguruar efektivitetin e tij (ose jo) konfirmohet gjithashtu në luftën kundër koronavirusit.

Gazeta sot