Vepra që mendohej se është kopje mund të jetë e artistit te famshem

shtator  2020

Një pikturë e vogël e një njeriu të vjetër të lodhur e melankolik, e konsideruar si kopje dhe e lënë në bodrumin e muzeut, është zbuluar se është një nga veprat e punëtorisë së Rembrandit dhe më gjasë e vetë atij, shkruan “The Guardian”.

Muzeu “The Ashmolean” në Oxford këtë javë do ta ekspozojë “Head of a Bearded Man”, që i ishte lënë si pjesë e trashëgimisë së Rembrandt Harmenszoon van Rijn në vitin 1951. Në vitin 1981 ishte refuzuat nga “Rembrandt Research Project”, autoritet që ka në dorë punën artistike të artistit dhe fjalën e fundit sa i përket asaj.

“Ata e kishin parë në këtë pikturë një freski dhe kishin vendosur që ajo nuk ishte pikturë e Rembrandtit”, ka thënë An Van Camp, kurator i muzeut “Ashmolean”. “Ata kanë thënë se kjo mund të jetë një pikturë kopjuese e stilit të Rembrandtit dhe ka shumë mundësi që është bërë në fund të shekullit XVII, madje as në kohën kur ka jetuar artisti”.

Koha.net.