1 Nentor 2026

Një kuti plot me euro dyshohet se është gjendur në vilën e ish-zv kryeministres Belinda Balluku në Dhërmi, sipas hetimeve të SPAK.

Për këtë zhvillim, ka reaguar deputeti demokrat Belind Këlliçi. Ai shprehet se tufat e parasë janë vendosur në kurriz të popullit më të varfër në Europë.

Këlliçi thekson se kryeministri Rama mbron korrupsionin, por se fundin e ka afër.

Postimi i deputetit të PD-së Belind Këlliçi:

Korrupsioni i Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt është aq i madh, sa në çdo rast gjendet një kuti e madhe plot me euro.

Linda e AKSH-it, sipas SPAK i merrte rryshfetet me arkë vere të mbushur dëng me euro.

Ndërkohë, mediat raportojnë sot se në dosjen Balluku, ka një kuti të madhe kartoni plot me euro.

Sipas hetimeve, kjo kuti është parë në Vilën e Ballukut në Dhërmi dhe fotografuar nga sanitarja e saj. Këtë formë brutale dhe banale ka korrupsioni i Edi Ramës.

Me vila luksoze dhe me kuti plot me euro, para e pasuri të bëra nga taksat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Dhe kreu i organizatës, i kapur në flagrancë në disa afera e skandale vijon të mbrojë korrupsionin e të mbajë me forcë karrigen.

Po fundi i tij është i pashmangshëm dhe shumë i shpejtë.